hakdin.net
1 Recep 1433
22 Mayıs 2012 Salı
5:7
23 Ağustos 2010 Pazartesi
Okunma Sayısı: 4535
Arkadaşına Gönder Yazdır Yazı Büyüklüğü
Paylaş

SHQIPE

Dy Fjalë Mbi Përkthimin Në Shqip Të Librit "Besimi dhe Islâmi"

Me perkthimin e librit "BESIMI DHE ISLÂMI" para se të gjithash kemi patur për qëllim kryesor që të përsëriten njohurit themeltare të fes İslame tek Muslimanët Shqiptar.

Këto njohurit themeltare janë ato të besimit n'İslam. Feja İslame ësht feja ma e lartë, ma përparimtare, ma humanitare dhe tolerante. Feja İslame ësht e sinqertë, e cila predikon egzistencën e Zotit Madhështor me argumenta të bazuara në shekencë: në fizikë, kimi, anatomin e njeriut, të kafsheve dhe të bimve e tj. Edhe sot konstatohet se zhvillimet e fundit të shkencës dhe të teknologjis tregojnë se çdo gjë në gjithësi ndodhet mbrenda një plani e programi. Si mbas eksperimentave e shqyrtimeve të bëra, kuptohet se as një ngjarje në botë nuk ësht e rastit, por realizohet mbrenda vullnetit të fort hyjnor. Besimi në fen Islame nuk ësht vendosur në zemrat e besimtarve me dhunë, ose me imponimin e ndonjë fuqije nga jasht, por duke u-bind, pa patur edhe një dyshim ma të vogël.

All-llahu Teâlâ [All-llahu Teâlâ në fen Islâme ësht një emër që përdoret për Zotin Madhështor (krijuesin).] në shumë vende të Kur'anit e lartson diturin dhe dijetarët, të cilët nëpërmjet të veprave të ndryshme të tyre kan bër të mundur që njerzit t'a kuptojnë sa ma lehtë e sa ma mirë Islamin në përgjithsi e në këte mënyrë t'a formojnë bindjen mbi besimin në zemrat e tyre. Urdhri i par i All-llahut teâlâ i dërguar Resulit të Tij nëpërmjet të Xhebrail alejhisselâmit fillon me keto fjalë: "Lexo, me emrin e atij i cilli të ka krijuar nga hiç gjë". Edhe Hazreti Pejgamberi në shumë hadisi sherifet e lavdëron diturin dhe dijetarët.

Të dashur vllezër Shqiptar, përkthimi i një vepre çfar do qoftë letrare nga turqishtja në shqip, ose anasjelltas ësht i vështir, e sidomos përkthimi i një vepre me karakter fetar, siç ësht kjo. Sepse në radhën e parë Kur'ani qerimi si dhe të gjitha degët e fes Islame janë në gjuhën arabe. Nga vetvetiu edhe unë në përkthim pata që të baj shumë edhe me arabishten.

Të dashur vllezër, duke e përkthyer këte vepër të vogël, por të randsishme jam munduar që të japi spjegime të hollsishme, sidomos jam munduar që t'i skjaroj fjalët arabe që ju t'i kuptoni me lehtësi, prandaj ato i kam spjeguar në kllapa. Përveç kësaj të gjitha fjalët të panjohura që përmenden në përkthim i kam përmbledhur në një listë të veçantë në fund të librit. Me gjith ate, duke e lexuar librin, ndoshta disa vende do t'ju duken si apstrakte. Në realitet në spjegimin e Islamit nuk ka as gjë apstrakte, mjafton që me vemendje të lexojmë dhe duke undalur pak, të mendojmë.

Natyrisht ky libër mbi Besimin dhe Islamin ësht një libër diturije. Si çdo dituri, edhe diturija fetare, simbas asaj ka fjalë të saja. Këto kuptohen mbassi lexohet libri. Por ai që ato nuk i mëson, nuk e lodh kokën, nuk mund t'a kuptoje librin. Prandaj kët libër nuk duhet lexuar si gazetën, nuk duhet që të hedhim vetëm një sy, por duhet që të mundohemi për t'a përvehtsuar kuptimin e çdo fjalije. Në mbarim të çdo periudhe duhet që t'a përsërisim ate. Gjith këto duhet që t'i ranjosim në kujtesën t'onë si një përmbledhje. Kemi për detyrë që t'i mësojmë fëmijve t'ona dhe të njohurve. Duke vepruar në këte mënyre, do të përfitojmë shumë sevape. Pejgamberi i dashur (Sal-lall--llahu alejhi ve sellem) kështu ka thanë: "Ai që dy ditë qëndron në të njejtin vend, mashtrohet, humb". Këto fjalë e kan kët kuptim: Ai që për ditë nuk përparon, ai që nuk mëson gjera të reja, humbas shumë. Nga e gjith këjo kuptohet se feja Islame jo vetëm prapavajtjen, por edhe të qëndruarit në vend bile, refuzon. Ajo gjithnjë urdhron përparimin dhe lartsimin.

Kur'ani qerimi që nga zbritja e tij Pejgamberit të dashur nga All-llahu teâlâ e që nga formimi i tij në një libër të vetëm e deri më sot, nuk ka pësuar asnjë ndryshim ma të vogël, bile as një germë, nuk ka pësuar as një reformë si që ka ndodhur në fen Krishtere dhe n'ate Çifute, në të cilat kohë mbas kohe nga ana e klerit në favor të klasave sunduese janë bër reforma të ndryshme. Pikërisht këtu qëndron origjinaliteti i fes Islame. Ajo si ka qen në gjysmën e shekullit shtat, ashtu ësht edhe sot, ashtu ka për të qen deri në ditën e kijamettit.

Këtu dëshëroj që t'i çfaqi falenderimet e mija mikut t'im të shtrejt, shkrimtarit Zoti Hysein Kaleshit, i cili me redaktimin që e bëri, e ka lartsuar vlerën e përkthimit të librit.

Me nderime                
Përkthyesi në gjuhën shqipe     
Abdullah Sipahi 

SHQIPE

Fillimi
Kullanıcı Adı:
Şifre:

GÜNÜN MENKIBESİ

Ebû Câfer el-Haddâd hazretleri anlatır:

GÜNÜN HADİSİ

GÜNÜN MEKTUBU

Bu mektûb, yine, molla Muhammed Sıddîka yazılmışdır. Fırsatı ganîmet bilmek, vakti kıymetlendirmek lâzım olduğu bildirilmekdedir:

YABANCI DİLLER

ENGLISH

Yabancı Dil

İngilizce Dini Bilgiler

العربية

Yabancı Dil

Arapça Dini Bilgiler

DEUTSCH

Yabancı Dil

Almanca Dini Bilgiler

FRANÇAIS

Yabancı Dil

Fransızca Dini Bilgiler

ESPAÑOL

Yabancı Dil

İspanyolca Dini Bilgiler

РУССКИЙ

Yabancı Dil

Rusça Dini Bilgiler

PERSIAN

Yabancı Dil

Farsça Dini Bilgiler

UZBEK

Yabancı Dil

Özbekçe Dini Bilgiler

TURKOMAN

Yabancı Dil

Türkmence Dini Bilgiler

HINDUSTANI

Yabancı Dil

Urduca Dini Bilgiler

SHQIPE

Yabancı Dil

Arnavutça Dini Bilgiler

BOSANSKI

Yabancı Dil

Boşnakça Dini Bilgiler

AZERBAIJANASE

Yabancı Dil

Azerice Dini Bilgiler

БЪЛГАРСКИ

Yabancı Dil

Bulgarca Dini Bilgiler

Site Haritası