Mevlanâ Halidî Bagdâdî (kaddesall-llahu teâla sirrehul aziz) para se me fillue me shkrue librin e vet, duke e shkruajtur letrën XVII të vëllimit III të librit “Mektubât” t'autorit Imami Rabbânî Farukî Serhendi-t rahmetull-llahi alejhi ka dashur që t'sjelli librit një zbukurim dhe bereqet.Imâmî Rabbanî kuddise sirruh[Imâmi Rabbanî vdiq në vitin 1034 p, Hixhretit (1624 p. Kr.).] në këte letër kështu na urdhëron: Letrës i a filloj me besmele (Bismil-lahirrahmânirrahîm). Shyqyr Atij që na bëri kismet që të jemi ymmet (bashkesi fetarësh) të Muhammedit alejhisselam, i cili na ka nderuar duke na bër musliman.
Duhet që të mendojmë e të kuptojmë shumë mirë se çdo të mirën na dërgon vetëm Ai, Zoti Madhështor. Çdo gjë ësht krijuar vetëm nga Ai. Çdo krijesë, në çdo çast vetëm Ai e mban n'egzistencë. Vetijet ma të larta dhe të bukura me të cilat jan pajisur abdet (robët) e tij janë, të shquarit, të dëgjuarit t'ona, të folurit t'ona janë që të gjitha nga Ai. Nimete të panumurta Ai na i ka dërguar. Ai i ka shpëtuar njerzit nga vështërsirat, nga fatkeqsirat dhe bezdisjet. Ai na i ka pranuar lutjet t'ona dhe na ka larguar nga belarat e fatkeqsit dhe mjerimet. Ai na i ka krijuar rizqet (te ngopurit) dhe ato na i ka dërguar. Dhuratat i ka aq të bollshme, sa që nuk i ka kursyer as nga ata që bajnë gjynahe (gabime). Ai gjithmon i mbulon gjynahët e robve të Tija, i fal edhe ata bile që nuk i binden urdhërave të Tija, i fal bile edhe ata që nuk i respektojnë ndalesat e Tija. Ai nuk i turpëron gabuesit përpara tjerve dhe haptazi, d.m.th. nuk don që t'a shkeli nderin e tyre. Zoti Madhënshtor e don shumë faljen, Ai shpejtë fal gabuesit. Ka mëshirë dhe nuk shpejton në të dënuarit. I shpërndan dhuratat dhe të mirat edhe miqve edhe armiqve. Ai nuk kursen as gjë nga kurkujt. Si të mirën ma të lartë, ma me vlerë që ësht, Ai gjithmon tregon rrugën ma të drejtë, rrugën e lumturis. Ai na tregon rrugën e shpëtimit. Ai nxit njerzit që të mos shashtisin nga rruga e drejtë e që të shkojnë në xhennet. Për të përfituar nga të mirat e pafundshme të xhennetit, për të përfituar nga kënaqsit e të pafundshme si dhe për të përfituar dashurin dhe pëlqimin e Tij, Zoti Madhështor na urdhëron që t'i përshtatemi Pejgamberit të Tij të dashur Hazreti Muhammedit sal-lall-lahu alejhi vesellem. Ja, të mirat e Zotit Madhështor jan të hapura, ne shesh si Dielli. Të mirat që na i bajnë të tjerët në të vërtetën jan të mirat që na vijnë nga Ai. Ai krijon ndërmjetsit, të cilve u jep dëshirë dhe mundësi për të bër të mirë. Prandaj nga ku do e nga kush do që vijnë të mirat, në të vërtetën ato Ai na i dërgon. Me prit ndonjë të mirë nga dikush tjetër për veç Atij, i ngjan sikuer të kërkojmë diçka si emanet nga emanetçiu, ose të kerkojmë ndonjë lëmoshë (sadaka) nga ndonjë varfri. Edhe injorantët bile dhe kokëtrashët e dijnë sa njerëz të zgjuar se këto fjalët t'ona jan me vend e të drejta. Të thanët jan të kjarta, në shesh, ato janë njohurit që nuk kan nevojë për as një koment.
Detyra humanitare e njeriut ësht që me të gjitha fuqit e veta të jet mirënjohtës Zotit Madhështor, i cilli na i ka dërguar gjith këto nimete (te mira). Ësht një detyrë, një borç që i urdhron mendja e njeriut. Por nuk ësht punë e lehtë me e sjell në vend këte mirënjohjen e duhurë ndaj Zotit Madhështor. Sepse njerzit duke mos qen, jan krijuar, jan të dobët jan nevojtar, jan me të meta dhe me vese të këqija, deri sa Zoti Madhështor gjithnjë ësht. Ai ësht i përjetshëm, ësht lark nga të gjitha të meta dhe vese të këqija. Të gjitha epërsit i ka. Njerzit n'as një mënyrë dhe n'as një pikpamje nuk kan as një far përngjajshmëri, as afërsi me Zotin Madhështor. Kësish robë të Zotit që janë pa vlera a mund të jenë në gjendje për t'a çfaqur mirënjohjen në mënyrë të denjë emrit të Zotit Madhështor? Sepse ka shumë gjera për të cilat njerzit mendojnë se janë të bukura e të vlershme, deri sa Zoti Madhështor ato gjera i konsideron si të pavlershme dhe nuk i pëlqen ato. Për gjera për të cilat jemi të bindur se jan të përshtatshme për t'a çfaqur nderimin, admirimin dhe mirënjohjen Zotit Madhështor, mund të jen të papëlqyeshme dhe të thjeshta. Prandaj njerzit me mendjen e tyre të dobët, me shiqimet e tyre të shkurtra nuk jan në gjendje për të gjetur mënyra nderimi dhe mirënjohtjeje ndaj Zotit Madhështor. Mbassi mënyrat që vlejnë për mirënjohje dhe nderim nuk bahen të njoftuara nga Zoti Madhështor, pra gjera lavderuese mund të jen të kundërta, të ndyta për Zotin Azimushan.
Ja pra, njerzit që duhet t'i kryejnë detyrat e tyre ndaj Zotit Madhështor si rob të Tij (abd), jan keto: besim me zemër, me gjuhë dhe me trup. Këto detyra na jan njoftuar nga Zoti Madhështor dhe na jan paraqitur përpara nga Pejgamberi i Tij të dashur. Detyrat e robit të Zotit që i ka urdhruar Zoti Madhështor quhen Islamijeti. Mirnjohja ndaj Zotit Madhështor sillet në vend duke u-përshtatur rrugës të cilën e ka hapur Pejgamberi i Tij Muhammed alejhisselami. As një mirnjohje, as një ibadet (lutje) që nuk i përshtaten kësaj rrugës, as ato që jan jasht asaj rruge, Zoti Madhështor nuk i pranon, as i pëlqen. Sepse ka shumë gjera që njerzit mendojnë se jan të bukura e të mira, Islamijeti ato nuk i pranon dhe ban të njohur se jan të shëmtuara.
Kjo do të thotë se ai që ësht me mend, për t'a çfaqur mirënjohjen Zotit Madhështor, duhet që t'i përshtatet rrugës së Muhammed alejhisselamit. Kësaj rruge i thon Islamijet dhe atij që i përshtatet Muhammed alejhisselamit i thon musliman. Për çfaqjen e mirënjohtjes (shyqyrit) Zotit Madhështor, d.m.th. për përshtatjen Hazreti Muhammedit thon lutje (ibadet). Diturit islamike janë dy: diturit fetare dhe diturit shkencore. Diturit fetare përseri ndahen ne dy: 1) me besue me zemër. Këto janë diturit që duhet të besohen. Këtyre diturive i thonë “Usuli din” ose rregullat e besimit (iman). 2) diturit që bahen me zemër e me trup. Këto diturit quhen “Firui din” ose “Ahqami Islamijje” ose “Sheriat”.
Diturit fetare që ka njoftuar feja Islame janë diturit të shkruar në librat e dijetarve të Ehli synnetit, d.m.th. në librat e dijetarve te zot të Ehli synnetit. Ai që nuk beson në ndo njënën nga diturit e imanit dhe të Ehli synnettit, ai që nuk beson ndonjë nga ajeti qerimet, ose ndonjë nga hadisët ësht qafir (i pa fe). Në qoftë se dikush e mëshef ate që nuk e beson quhet munafik (hipokrit). Ai që edhe e mëshef besimin e vet edhe njëkohësisht tregohet si musliman në këtë menyre duke i mashtruar muslimanet e tjer, quhet zindik (renegat). Ata që nuk i dijnë kjartas kuptimet e ajeteve dhe gabimisht i kuptojnë ata si dhe gabimisht i komentojnë dhe ma në fund i besojnë me gabim, bahen qafira (të pa fe). Këta njerëz quhen mulhid. Në qoftë se dikush me gabim përkthen dhe me gabim i kupton âjetet me kuptime jo të kjarta dhe ato i beson me gabim, nuk bahet qafir. Por mbassi ësht larguar nga rruga e Ehli synnetit, ai ka për të hyr në xhehennem. Por këta mbassi i besojnë âjetet me kuptime të kjarta, nuk do të jen për jetë nën torturat, do të lirohen nga xhehennemi dhe do të futen në xhennet. Këta quhen bid'at, ose njerëz të shashtisur nga rruga e drejtë. Këta njerëz janë 72 lloj, të cilve as një lutje nuk pranohet. Muslimanët me besim të plot e të drejtë quhen Ehli synnet velxhemaat ose shkurt Synnî.
Në të falurit (ibadete) muslimanët Synnî janë ndarë në katër mez-hebe (sekte) kryesore. Ata qe marin pjesë në këto katër sekte e njohin njeni tjetrin, e duan njeni tjetrin. Ai që nuk ësht pjestar në njenin nga këto katër sekte, nuk mund të jet nga Ehli synneti. Ai që nuk ësht Synnî mundësisht mund të jet qafir, ose njeri bid'at. Kjo përmendet në librin e Imam Rabbâni-t. Si mbas njenit nga katër sekte, në se lutsi ban gjynah, ose gabon në lutjet e tija, Zoti Madhështor në se don, i a fal gjynahët e tija, nuk e fut në xhehennem as një herë. Me gjith se si mbas sasis të gjynahve, në se don Zoti Madhështor i dënon këta njerëz, por pastaj i fal. Ata që nuk besojnë ndonjenën nga diturit e kjarta, për të cilat edhe injorantët bile kan dëgjuar, do t'a pësojne për jetë dënimin në xhehennem. Edhe këta jane qafira.
Qafirët ndahen në dysh: qafirët me libër dhe ata pa libër. Atij, duke qen musliman dhe pastaj e braktis fen i thon murtad. Dijetari Ibni Abidini thotë: “Murtadët, mulhidët, zindikët, mexhusit (ata qe e besojne zjarrin, lopën e tj.), fetishistët, filozofët antik Grek, munafikët, budistët dhe masonët janë të këtillë. Qafirët me libër janë Krishterët dhe Çifutët që i besojnë librat e tyre të zbritur nga qielli, por të cilët me kohë kan pësuar reforma. Librat e tyre jane Ungjilli dhe Bibli.
Qoftë me libër, qoftë pa libër, çdo qafir në se e pranon fen Islame, bahet musliman dhe shpëton nga xhehennemi. Ai tani ësht një musliman i pastër, pa gjynahe. Por ai lypset që të jet musliman Synni. Me qen Synnî do të thotë: që t'a lexoje librin e një nga dijetarët e Ehli synneti, t'a mësoj at libër dhe si mbas atij t'a rregulloje veprimtarin e vet dhe besimin dhe punët e veta t'i përshtasi si mbas atij libri. Në botë një njeri në se ësht musliman apo jo kuptobet atëhere kuer ai pa patur ndonjë shtërngim nga jashtë e çfaq muslimanllëkun me fjalë e me vepra. Por ky njeri-musliman në ahiret (botën tjetër) ka shkuar me iman ose jo, meret vesh në frymën e fundit të tij, d.m.th. me rastin e vdekjes. Qoftë mashkull ose femër një musliman që ka bër gjynahe të mëdhaja, në se i lutet Zotit Madhështor për falje, sigurisht ato do ti falen. Atëhere ai bahet fare i pastruar.