Me ndihmën e All-llahut Madhështor, i cili gjithmon i mban n'egzistencë të gjitha botra, i cili ësht në çdo çast i gatshëm dhe i zgjuar, fals'i të gjitha të mirave dhe i nimeteve, tani po fillojmë me skjarue fjalën fatlume (Hadisin) të Pejgamberit t'on të dashur.Nga imâmi i famshëm dhe guximtar Omer bin Hattab (Radijall-llahu anhu) Zoti e pëlqeftë, i cili ësht njeni nga Es-habi qirami, njeri nga të mëdhejt t'on të dashur, i njohur me fjalët e tija të drejta, kështu na ësht njoftuar: Ishte një ditë, kuer ne, disa nga Es-habi qirami ndodheshim pranë Resulull-llahut (S.A.V.). Ajo ditë dhe ajo orë ishin aq me nder dhe me vlerë, sa që ka qen një ditë e jashtëzakonshme dhe që nuk përfitohet kollaj. Atë ditë na u-ba kismet që të nderohemi duke qen të pranishëm në muhabbetin e Resulull-llahut (S.A.V.). Na qe kismet që t'a shofim bukurin e fëtyrës së tij, e cila u jep shpirtrave kënaqsi dhe ngazëllim. Për t'a treguar nderin, vlerën e kësaj dite, ka qen një ditë e tillë që.....tha Omer bin Hattabi, Zoti e pelqefte at. Me e pa Xhebrail alejhisselamin në formën e njeriut, me dëgjue zërrin e tij ishte një ditë që të dëgjojsh nga goja fatlume të Resulull-llahut (S.A.V.) diturit e nevojshme për (abd) robët e Zotit Madhështor. Si kjo ditë nderi, ditë e çmuarë a mund të jet vallë ndo një ditë tjetër? N'atë kohë aq të kjartë sikuer lindi Hana, na u-afrua një njeri i math, një personalitet.Ishte veshur me petka shumë të bardha, flokët i kishte mjaftë të zi. Nga trupi i pastër kuptohesh se nuk ishte udhëtar. As njeni nga neve Es-habi i Resulull-llahut (S.A.V.) që ishim aty të pranishëm nuk e njihte. D.m.th. se ai nuk ishte dikush që e njihnim. U-ul pranë Sal-lall-llahu ve Sel-lemit, i afroi gjut e veta gjuve të Tij. Ky ishte ëngjelli i quajtur Xhebraili. Kishte hyr ne formën e njeriut. Me gjith se qëndrimi i tij nuk përputhesh me edukatën, kjo gjendje e tij tregonte diçka të randsishme. Kjo gjendje e tij bante të ditur se për t'a mësuar diturin fetare nuk ësht turp dhe se një dijetarit të lart nuk i përshtatet kryelartësija. Xhebrail alejhisselami me kët qëndrimin e tij donte te thot se kush do që t'a mësoje diturin fetare lypset që lirisht të baje pyetje dijetarve, sepse për t'a mësuar fen nuk ësht e drejtë me pas turp. Ai këtë i u bante të ditur Es-habi qiramit. Nuk ësht turp me kuptue dhe me mësue se si bahet ibadeti Zotit Madhështor. Shkurt, Xhebrail alejhisselami donte të tregonte aty se për t'a mësuar fen duhet lirisht t'i pyesim dijetarët e fes.
Ai i nderuari personalitet i vuri duart në gjut fatlum të Resûl-i-Eqrem-it (S.A.V.) duke e pyetur: “O Resulull-llah, trego m'a mua Islamin, muslimanllëkun”.
Ne fjalor fjala Islam e ka kuptimin me u-përul, me u-dorzue, me u-ba teslim. Resulull-llahu thot se fjala Islam e ka kuptimin e pesë shtyllave të Islamijetit.
Resuli Eqrem (S.A.V.) kështu urdhëroi:
I pari kusht i Islâmit ësht me sjell, me than: “Esh-hedu en lâ ilâhe il-lall-llah ve esh-hedu enne Muhammeden abduhu ve resûluhu.” Kjo në gjuhën shqipe ka kët kuptim: “Dëshmoj se për veç All-llahut nuk ka tjetër hyjnî (perëndi) dhe dëshmoj se Muhammedi ësht robi dhe pejgamberi i Tij”. Për njeriun me mend (pa të meta mendore) dhe që ësht arritur në moshën e pjekuris ësht për detyrë që të beson e të thotë: “Në tokë e në qiell për veç Atij nuk egziston as gjë që i duhet me u-fal e që duhet t'adhurohet. Hyjni e vërtet ësht vetëm e vetëm Ai-All-llahu Madhështor. Ai ësht Vaxhibul vuxhud që do me than ka egzistuar gjithmon dhe ka me egzistue për jetë. Ai i ka të gjitha gjera ma të larta. Ai nuk ka as një të metë (kusur). Emri i Tij ësht All-llahu. Pastaj duhet që të vazhdoje: dhe se Muhammedi ësht i dërguari i Tij dhe robi i Tij”. Në kët vend Muhammedi alejhisselam kështu përshkuruhet: Fëtyrën e ka ngjyrë trandafili, të kuqë-bardhë, të shkëlqyeshme e të dashurë. Me sy të zi dhe me ballin fatlum të hapur. Me vese të bukura. Hija nuk i bie për tokë, fjalët i ka shumë t'ëmbla. Ësht lindur n'Arabi në Mekke, prandaj i thon Arab. Ësht i biri i të bijve të fisit Hashimî, Abdullahut. E ama ësht Hazreti Âmine-ja, e bija e Veheb-it. Lindi me 20 Prill 571 pas Krishtit, ditën e Hane duke u-gëdhire mëngjezi. Duke qen në moshën dyzet vjeçare, i u ba e ditur se ësht bër pejgamber. Ky vit quhet “Bi-set”. Pastaj trimbëdhet vjet me rjesht në Mekke i ftoi njerzit për në fen Islame. Me urdhërin e All-llahut u-shpërngul në qytetin e Medines. Këtu e përhapi Islamijetin në çdo anë. Pas dhjet vjet në Qershor të vitit 632 (diten e 12. te Reibûl evveli, ditën e hanë) vdiq në Medine. Si mbas historianve me rastin e shpërnguljes nga Mekke-i muqerreme për në Medine-i munevvere në vitin 622 pas Krishtit, ditën e 27. te Enjte te muait Safer afër mbramjes në malin Sevr u-strehua në shpellë. Natën e së Hanës dolli nga shpella dhe të 20. ditë, të Hanën arriti në fshatin Kubâ të Medines. Kjo ditë e lumturë u-ba “Viti Hixhrî Shemsi”, Viti i ri i Muslimanve.[Hixhrî vjen nga fjala hixhret që do të thot shpërngulje. Shemsî do të thot si mbas Diellit (Shems).] Viti i Ri i Shii-ve (të mez-hebit, tarikatit) te Shiive ësht gjashtë muaj më parë. Pra, viti i ri i tyre fillon me 20 Mars, që ësht Dita e Nevruzit. Kjo ësht ditë kuer mëxhusit, qafirët e adhuronin zjarrin. Ditën e Enjte, kuer takoi që dita e nata të jen të barabarta, mbeti në fshatin Kubâ dhe ditën e Premte u-largua nga këtu. Atë ditë hyri në Medine. Ishte dita e parë e muajit të Muharremit, ditë e cila u-pranua si fillimi i Vitit Hixhrî Kamerî. Kamerî do të thot si mbas Hanes (Kamer).
I dyti nga pesë kushte t'Islâmit ësht falja e namazit. Namazi falet pesë herë në ditë në kohra të caktuara. Çdo musliman çdo ditë në kohë të caktuarë duhet që t'a fali namazin e duhur. Koha e caktuarë për namazin ësht farz (e domosdoshme). Ësht gjynah i math me fal namaz si mbas kalendarve të gabueshëm që i kan pregatitur injorantët dhe njerëz pa mez-hebe dhe namazi i falur në këte menyrë para kohe nuk mund të jet i shëndosht. Namazët duhet që të falen duke mar parasysh gradat e tyre: farz-in, vaxhib-in dhe synnet-in. Namazin e falim duke e dorzuar zemrën All-llahut Madhështor dhe duke mos e kaluar kohën e caktuarë. Në Kur'âni qerim namazit i thuhet Salât. Në fjalor e ka kuptimin e lutjes së melaiqeve për faljen e gjynaheve, e ka kuptimin e mëshirës së Zotit Madhështor. Falja e namazit fillon me “Teqbiri iftitah” “All-llahu eqber”. Mashkujt duke i ngrejtur duart deri prapa veshve dhe pastaj duke i vur mbi kërthizën duke than All-llahu eqber. Në uljen e fundit për tokë kokën e këthejmë një herë kah supi i djatht e pastaj kah supi i majt duke than: Esselamu alejkum ve rahmetull-llah, Esselamu alejkum ve rahmetull-llah.
Kushti i tret i Islamit ësht me dhan zeqat-in e pronës. Në fjalor zeqati kështu spjegohet: pastërti, lavdërim, me arrijte në gjendje të mirë, të bukur. Në Islam zeqati kët kuptim e ka: nga teprica e pasuris (për veç nevojës) të një pronari, mbrenda një sasije të kufizuar (Nisab) që do të thot mjaftueshme me dhan një sasi të caktuarë dhe si mbas Kur'anit me e shpernda midis muslimanve. Kjo pronë e shpërndar quhet pronë zeqati. Të detyruarit e dhanjes së zeqatit duhet të ken për kujdes që duke e dhan ate nevojtarve, mos t'i preki ndjenjat e tyre. Në të katër mez`hebe ka katër lloj pronash që i nënshtrohen dhënjes së zeqatit. Këto jan: zeqati për floririn dhe argjendin, zeqati për mallrat tregtije, zeqâti për kafshët katërkambshe që japin mish dhe që ma se gjysmën e vitit kullosin në livadh dhe ma në fund zeqati për t'ardhurat nga toka. Ketij të fundit i thon edhe “Usher”. Me të mbledhur prodhimet toksore jepet zeqati i tyre. Tre llojët të tjer te zeqatit shpërndahen pas një viti mbassi caktohet sasija e “Nisab-it” (teprices).
Kushti i katërt i Islâmit ësht agjirimi: Me agjirue çdo ditë gjat muajit të Ramazanit. Agjirimit i thon “Savm. Në fjalor e ka kuptimin me ruajtë diçka nga diçka tjetër. Në Islamijet duke mar parasysh kushtet, gjatë muajit të Ramazanit si mbas urdhrit t'All-llahut teâlâ do të ruhemi nga tri gjera: nga të ngranit, nga të pirit dhe nga çdo pune seksuale. Muaji i Ramazanit fillon duke e par Hanën e re. Nuk fillon pra, duke llogaritur që ma parë; si mbas kalendarit.
Kushti i pest i Islamit ësht “Haxh”. Çdo musliman që ka mundësi duhet që një herë në jetë t'a kryeje detyrën e haxhillëkut, duke vizituar Qaben. Muslimani që dëshëron të shkoj në Haxh, gjatë kohës së vajtje ardhjes në Mekke, si dhe gjatë kryerjes të formaliteteve në Qabe, duhet që t'a ket siguruar nevojën materijale të familjës së vet. D.m.th. me tepricën e parave do te mundet t'a kryeje kët kusht. Ai ne haxhilluk ban “Tavaf”[Me u-sjell rrotul rreth Qabes], e viziton Arafat-in [Vendi i shenjte n'afersit e Mekkes qe duhet te vizitohet gjate haxh-it].
Ai njeri i madh mbassi i dëgjoi këto përgjigje nga Resulull-llahu, tha: Drejtë fole o i dërguari i Zotit. Omeri, Radijall-llahu anhu na ban të dijtur këte habitjen e të pranishmvet (Es-habi qirami-t) mbi gjendjen e këtij personaliteti, sepse edhe ban pyetje edhe e vërteton saktësin e përgjigjeve të Resulull-llahut. Diçka me pyet, do të thotë me mësue atë që s'e din dhe kuer thotë: “Drejtë fole”, tregon se i din ato përgjigjet.
Ma i randësishmi nga pesë kushte të përmendura sa ma lartë, ështe me fol dhe me besue kuptimin e “Qelimei shehâdet-it. Si mbas randësis, pas kësaj vjen falja e namazit. Pastaj agjirimi dhe haxhi. Zeqati vjen në fund. Por me unanimitet të dijetarve të Ehli-Synnetit, pranohet epërsija e shehadet-it. Për epërsin e katër kushteve të tjer, fjalët e dijetarve janë në drejtimin siç përmendëm ma lartë. Qelimei shehadeti u-ba i pari farz n'Imân, u-ba e domosdoshme që në fillim të Muslimanizmit. Të pes kohë namazi u-ban farz në vitin 12. (Viti Bi'Set), ose një vit e disa muaj para Hixhretit, Natën e Miraxhit[Nata e Miraxhit eshte nata e shajte kuer Pejgamberi (S.A.V) dolli ne qiell per takim me Zotin.]. Ramazani sherifi[Ramazani sherifi. Fjala “Sherifi” esht nje artibut i mir.] u-ba farz[Farz, d.m.th. i,e domoshoshem, që duhet pa tjeher te bahet.] në vitin e dyt pas Hixhreti në muajin Shaban. Zeqati u-ba farz kuer edhe agjirimi, d.m.th. në muajin Ramazan. Deri sa Haxh u-ba farz në vitin 9. pas Hixhreti.
Një njeri që mohon njenin nga kushte t'Islamit, d.m.th. nuk e beson njenin nga ata, ose tallet dhe nuk e respekton, Zoti na ruajtë, bahet qafir. Gjithashtu ai që e refuzon “hallallin” dhe “haramin” që janë fare të kjarta e të njoftuara nga Zoti Madhështor, me fjalë tjeter ai që hallallit i thotë haram dhe haramit i thotë hallall, bahet qafir. Ai që mohon hjerën nga domosdoshmerit e ditura të fes d.m.th. ndonjenën nga diturit, të cilën e kuptojnë edhe injorantët e vendeve muslimanë, bahet qafir.
Haram janë këto gjera: me hangër mishin e derit, me pi pije alkoolike, me luajtur bixhoz, femrat në se i zbulojne kryet, flokët, krahët dhe kambet, mashkujt në se zbulojnë pjesën e trupit nga gjujt deri në kërthizë dhe në këte mënyre dalin përpara njerzve, ësht haram. D.m.th. Zoti Madhështor këto na i ka ndaluar. Të katër mez-hebët, të cilët i kan njoftuar urdhërat dhe ndalesat e Zotit Madhështor kan pikpamjet e tyre të ndryshme mbi kufit e shiqimit n'organët e turpit ose ato me i zbulue përpara tjerve. Çdo musliman, simbas mez-hebit përkatës, ësht farz që t'i mbuloji vendet e turpshme të trupit të vet. Gjithashtu ësht haram me i shikue këto vende të zbuluara tek të tjerët. Dijetar'i madh İmamî Gazalî në veprën e tij "KİMJAİ SEADET" kështu thotë mbi moszbulimin e fermave Muslimane: Sikuer që ësht haram që grat dhe vajzat të dalin në rrugë me kokë, flokët, krahët dhe këlqet të zbul uara, gjithashtu ësht haram që të dalin me robe të ngushta e të holla, të stolisura e me erna të kandshme. Për dalijen e tyre në rrugë në këte mënyrë, për këte gjë kan gjynah edhe nëna, babai, bashkshorti dhe vllau, sepse u kan lejuar këte dhe e kan pëlqyer. D.m.th. se në xhehennem do të digjen së bashku. Në se do të luten për faljë, do të falen dhe nuk do të digjen. All-llahu teâlâ i don ata që luten për falje. Mosdalja dhe mbulimi i vajzave të arritura në pubertet e në mençuri përpara mashkujve të huaj u-urdhrua në vitin tret të Hixhretit. Nuk duhet që të mashtrohemi injorantve të kandisur agjentve Englez të cilët e paraqesin përpara moszbulimin para se të vije ajeti "Hixhab" dhe se mbulimin pastaj e kan çpikur dijetarët e fikhut. Përveç këtyre, të gjitha këto janë haram: me gënjye, me ba thashe theme, me folë në mungesën e tjetrit e me folë keq për te, me akuzue ndonjenin (iftira), vjedhje, me ba dredhi (hile), trathëtija, me thye zemër, me nxjer ngashënim, me e përdorë pronën e huaj pa leje, mos me i pague pagesat e puntorve dhe të mbartsve (hamallve), me ngrejtë krye kundra shteti, d.m.th. me i kundërshtue ligjet dhe urdhërat e qeveris, si dhe mos me i pague taksat (tatimet) e shtetit. Këto me i ba edhe ndaj vendeve jomuslimanë potë jesh atje, ësht haram. Në se xhahilet (injorantet) nuk i kuptojnë gjera të njohura, gjera që janë jo të domosdoshme, atëhere kjo nuk ësht qyfër, nuk ësht fyerje, por ësht gjynah.