Kushtet E Imanit (Besimit)Ky njeri i math përsëri pyeti: “O Resulull-llah, ç'ësht imani, na trego”? Mbassi pyeti dhe mbassi e mori përgjigjen Xhebrail alejhisselami, e pyeti Resûli eqremin (S.A.V.) që t'a skjaronte të vërtetën dhe thelbin e imânit.Në fjalor fjala “imân” d.m.th. me njohë do njenin si të zot të fjalës, si të drejt, d.m.th. që meriton çdo besim. Në Islamijet imâni e ka kët kuptim: me besue se Resuli Eqrem (S.A.V.) ësht pejgamberi i Zotit Madhështor, se ësht i zgjedhur nga Ai, se ësht “nebi” dhe lajmëtar. Këte lypset me dijtë me siguri dhe duke besuar me e shqyptue me gojë. Me i besue njoftimet e tija që i janë njoftuar pejgamberit shkurtimisht nga Zoti Madhështor dhe me besue gjer'e gjatë si dhe me sa fuqi që ka duke e shqyptuar me gojë “Qelimei shehadet'in”. Deri sa imâni i fort ky esht: “Me besue Zotin Madhështor dhe vetijet e Tija me të madhe, plotësisht e nga zemra, sikuer me besue shpëtimin nga djegëja e zjarrit ose nga të kafshuarit e gjarpërit. Me besue, sikuer me vrapue kah pëlqimi i Tij, si dhe me u-largue nga dënimi i Tij. Me besue me aq siguri sikuer që ësht një shkrim i gëdhendurë mbi gurin e mermerit. Imâni dhe Islâmi janë e njejta gjë. Besimi në kuptimin e imânit ndodhet në të dyja. Me gjith se ndërmjet tyre nuk ka diferenca të veçanta e të përgjithshme, me gjith se në fjalor kan kuptime të ndryshme, n'Islamijet nuk kan të ndarë, janë identike. Imâni ësht një gjë e vetme, ose e përber nga disa pjesë? Në se ësht i përber, nga sa pjesë ësht? Veprimet (punët), ibadetët (lutjet) jane nga imâni ose jo? Kuer themi: “Unë kam imân”, a ësht xhaiz (e pranueshme) ose duhet që të themi se” “Inshaal-llah unë kam imân”, ose jo? N'imân mund të ket pakicë dhe shumicë? A ësht krijesë imâni? Me pas imân (me besue) a ësht në dorë të njeriut? Ose mos vall muminët (besnikët) kan besuar me dhunë, mos vall kan besuar duke u-detyruar? Në se n'imân ka dhunë, në se ka detyrim, atëhere pse ësht urdhëruar që se i cili t'a ket? Të gjitha me i tregue do kohë. Prandaj këtyre pyetjeve nuk do t'u pergjigjemi veç e veç. Por duhet kaq të dihet: Si mbas sekteve Esh-ari dhe Mu'tezile nuk ësht xhaiz për të bër diçka që s'ësht “mumkin”, d.m.th. se nuk pranohet teza që të ket urdhëruar Zoti Madhështor. Edhe sikuer të jet vet “mumkin”, si mbas Mu'tezileve, nuk ësht “xhaiz” që të ket urdheruar njerzve që të bajnë gjera të pamundura. Mirë po simbas Esh'arîve ësht xhaiz (e mundur). Por nuk ka urdhëruar. Kështu ësht p.sh. me urdherue që njeriu të fluturonte n'ajr. Imâni nuk kërkon nga njerzit që në ibadetët dhe në veprimet e tyre të bajnë diçka të pa mundur ndaj Zotit. Për këte arsye njeriu duke qen musliman, çmendet ose bahet në gjendje anormale mendore dhe duke qen në këte gjendje vdes, muslimanllëku i tij vazhdon me gjith se ai vet nuk ësht në gjendje që t'a vërtetoje. Në kët Hadisi sherif të Pejgamberit nuk duhet menduar kuptimin e imânit si mbas fjalorit, sepse mbassi kuptimi i tij në fjalor ësht “me vërtetue”, “me besue”, as një injorant Arap nuk ka që mos t'a dije. Atëhere mbetet që Es-habi qirâmi (radijall-llahu anhum exhmaîn) ësht e pa mundur që mos t'a ken ditur e kuptuar ate. Xhebrâil alejhisselâmi e kishte për qëllim që t'i mësonte Es-habi qiramin kuptimin e imânit. Për këte arsye ai ësht duke e pyetur Resulull-llahun (S.A.V.) se kujt i thon imân n'Islamijet. Edhe Resulull-llahu (S.A.V.) tha se imâni ësht besimi në gjashtë gjera të shquara: 1) Para së gjithash me besue Zotin Madhështor, urdhëroi ai. Imâni do të thotë që me anë të zbulimit ose me ndërgjegje me gjet, ose duke u-bazuar në argumenta duke u-nis nga mendja me gjet fjalën ma të pëlqyeshme e të zgjedhur si dhe duke i përshtatet asaj fjalës, me besue nga zemra e shpirti gjashtë gjera të njohura t'imânit dhe ato me i shqyptue me gojë. E para nga këto gjashtë gjera ësht me besue se Zoti Madhështor ësht “Vaxhibul vuxhud” dhe hyjni e vertet dhe se ësht krijuesi i të gjitha krijesave. Me besue pa as një dyshim se në këte botë e n'âhiret çdo gjë që ndodhet ësht bër duke qen pa materi, pa kohë dhe pa ngjajshmëri, nga hiç gjë i ka krijuar vetem Zoti Madhështor. Me besue se: të gjitha landët, atomët, molekulët, elementët, kompozimet, materit organike, qelizat, jetën dhe vdekjen, çdo ngjarje, çdo reakcion, çdo lloj fuqije, llojët e energjis, levizjët, shpirtrat, engjëjtë, çdo qenje me shpirt o pashpirt, që të gjitha këto i ka krijuar vetëm Ai dhe se vetëm Ai i mban ato çdo çast n'egzistencë. Siç që ka krijuar në një çast çdo gjë duke mos qen, (gjithmon ësht duke krijuar njenën nga tjetra) kuer do të vije dita e kijametit, përsëri ka për t'i zhdukur të gjitha ato. Krijuesi i çdo qenëjeje, pronar'i çdo gjeje ësht Ai. Lypset besuar se Ai nuk ka epror mbi vehte, nuk ka urdhërues. Çdo superioritet, çdo veti pjekurije i përkasin Atij. Tek Ai nuk ka as një të metë e atribut me mungesë. Ai mund të baje çdo gjë që don. Ato që i ban nuk janë as në dobi të Tij, as në dobi të dikujt tjetër. Ate që ban, nuk ban për ndonjë ngatëressë. Prandaj në çdo punë të tij ka arsyetimë, mirrësira dhe dhurata. Ai nuk ësht i detyruar që t'u japi robve të Veta ndo një gjë të mirë, gjë të dobishme, ose dikujt sevap e dikujt dënim. I ka hije virtytit te Tij të lart që në se do, të gjith ata që e kundërshtojnë, të gjith ata që kan bër gjynahe, t'i fusi në xhennet. Nga ana tjetër edhe të gjith ata që i përulen dhe i kryejnë ibadete të tyre ndaj Tij, në se don i fut ne xhehennem, sepse kjo ësht në meshirën e Tij dhe si mbas drejtësis së Tij. Por Ai ka dëshëruar dhe ka njoftuar se muslimânet si dhe të gjith ata që i kryejnë ibadete ndaj Tij, do t'i fusi në xhennet dhe do t'i pajisi me të gjitha të mira, deri sa qafirët do t'i torturoji pa fund në xhehennem. Ai nuk këthehet nga fjala. Nga të gjitha gjallëresat, edhe t'i binden edhe mos t'i binden, Ai nuk ka as një dobi. E tër gjithësija të jet qafire, të jet kundërshtare e Tij, nuk e damton At. Po të dëshëroje robi i Tij që të baje diçka, në dashte Ai, me një herë e krijon ate. Ai ësht krijuesi i lëvizjeve të robve të Tija. Ai ësht krijuesi i çdo gjeje. Ai në mos dashtë, në mos krijoftë, hiç gjë nuk mund të ngrihet kundra Atij. Edhe në i deshiroftë pabesin dhe gjynahët, ato nuk i aprovon. As kush nuk mund të perzihet në punë të Tija. “Pse kështu bëri, ose po të kishte bër keshtu....”, as kush nuk ka as fuqi as të drejtë që të thotë ose që të pyesi për arsyen. Përveç atyre që pranojnë shok (sherik) Atij, Zoti Madhështor po të doje, e fal njeriun që ka bër gjynahe qofshin ato edhe të mdhaja. Përveç pabesis ndaj Tij në se ky njeri vdes pa i u lutur për falje, Ai në dashtë e fal. Qoftë edhe për një gjynah të vogël, Ai në dashtë e torturon njeriun. Ai ka njoftuar se ata që kan vdekur si qâfira dhe si murtad, nuk ka per t'i falur kursesi dhe se ata për jetë do t'i torturoji në xhehennem. Muslimanët të Kibles, në se ibadete nuk i bajnë në përputhje me besimin ma të drejt, d.m.th. si mbas Ehli synnetit dhe se për kët pa u-lutur për falje vdesin, atëhere Zoti Madhështor do t'i torturoji ata në xhehennem, por këta që quhen bid'at nuk kan për të mbetur për jetë në xhehennem. Me e pa Zotin Madhështor me syt e ballit (në jetën e vërtet) ësht xhâiz. Por kurrkush nuk e ka par Atë. Ditën e kijametit, në mahsher Ai qafirve dhe besnikve me gyjnahe do t'i u duket i vranët, me kahër, me kasavet dhe me një madhësi impozante, të tmershme, deri sa besnikve të mir do t'i u duket me mirrësi dhe bukuri. Në xhennet besnikët do t'a shofin me fjalë të larta të bukuris. Do t'a shofin edhe engjëjt edhe femrat. Qafirët nuk do t'a ken për fat që t'a shofin. Me të madhe thuhet se edhe exhinet nuk do të munden që t'a shofin. Si mbas mendimit të shumicës së dijetarve, besnikët të çmuarë do t'a shofin çdo mëngjez e mbramje, deri sa ata të gradës ma t'ulët do t'a shofin ditave të Xhuma-s. Femrat do t'a shofin disa herë në vit duke festuar atë ditë, do t'a ken për nder të madh se e pan. Shejh Abdulhak-i Dehlevi në librin e tij persisht kështu shkruan: Në hadisi sherif kështu ësht njoftuar: “Ditën e kijametit Zotin Madhështor do të mundeni qe t'a shifni sikuer që e shifni të katërmbëdhetën e Hanës. Zoti Madhështor sikur që ësht i pakuptuëshem në botë, edhe n'ahiret do të jet dhe do të dihet si i till. Dijetarët e mëdhej Ebul Hasen-i Esh'âri dhe imami Sûjûtî si dhe imami Bejheki kan njoftuar në veprat e tyre se edhe melaiqet do t'a shofin Zotin Madhështor në xhennet. Imami Âzam Ebu Hanife dhe dijetarë të tjer na njoftojnë se exhinet nuk mund të fitojnë sevape dhe si të till nuk kan për të hyr në xhennet, vetëm ata që janë besnik do të shpëtojnë nga xhehennemi. Femrat do t'a shofin si ditë bajrami disa herë në vit. Besnikë të pjekur do t'a shofin çdo mëngjez e mbramje. Deri sa të tjerët vetëm ditave te Xhuma-s. Ky Imami Ebu Hanife vazhdon: “si mbas meje femrat besnike, engjëjt dhe exhinet kan për të përfituar nga ky lajmi i mir, sihariqi.” Femrat të shquara si Fatimatuz-zehra, Hatixhe-ul-qubra dhe Aishe-i-Siddika si dhe femra të tjera të zgjedhura si Merjeme dhe Asije janë të preferuara për t'a parë Zotin Madhështor. Duhet besuar se Zoti Madhështor do të duket, por nuk duhet menduar as pak se si do të duket. Sepse punët e Zotit Madhështor nuk mund të merren vesh duke menduar. Punët e Zotit Madhështor nuk i ngjajnë punve të botës. Ato nuk maten me shkencën e fizikës ose të kimis. Zoti Madhështor nuk ka anë. Nuk mund të thuhet “Ai ndodhet në këte anë ose n'anën tjetër, ndodhet karshi kësaj ose karshi asaj”. Zoti Madhështor s'ësht ndonjë përzierje as kompozim. Nuk ësht numruar, nuk matet, as llogaritet. Tek Ai nuk bahet as një ndryshim. Ai nuk ka vend, nuk ndodhet në një vend. Nuk ka as një lidhje me kuptimin e kohës. Tek Ai nuk ka “përpara ose pas”, nën ose përsiper Tij. Nuk ka “në të djathtas ose në të majtas”. Prandaj mendimi njerzor, diturija njerzore, mendja njerzore s'ësht në gjendje me kuptue as një vetije të Tij. Pra d.m.th. se nuk mund t'a kuptoje se Ai mund të duket. Fjalët p.sh. dora, kamba, ana, vendi e tj. që permenden nëpër âjete dhe hadise nuk kan kuptime që i dijmë dhe që i përdorim në jetën praktike. Këta jane âjete që duhen besuar, por nuk duhet të diskutohet kuptimi i tyre. Këto âjete e permendin fjalen “dorë”, që në këtë fjalën “dorë” nuk guxojme që t'a kuptojme si dorën t'onë, kjo s'ësht e përshtatshme me vetin e Zotit Madhështor. Në âjet fjala dora do të mund t'a ket kuptimin “energji”. Muhammed alejhisselami Zotin Madhështor e pa në Mi'râxh. Por nuk e pa me syrin e ballit që zakonisht shef në jetën e vërtet (në botë). Po të thotë dikush se “e pash Zotin në jetë”, quhet zindik (renegat). Evlijat e shofin Zotin Madhështor, por jo si që shofin botën dhe âhiretin. Do me than se nuk ësht “rujet” që do të thotë me e pa me syrin e ballit. Por përpara tyre formohet “shuhud” që do të thotë se e shofin me syrin e zemrës e jo me syrin e ballit. Edhe në se disa nga evlijat kan folur se e kan par Zotin Madhështor, ata duke mos qen më vehte (duke qen në trans) mund t'a ken par me syrin e zemres, e jo me syrin e vërtet, ose mund t'a ken komentuar. Pyetje: Si ma lartë na u-ba e ditur se me e pa Zotin Madhështor me syrin e vërtet ësht xhâiz. Atëhere ai që thotë për diçka se ësht xhâiz pse të jet zindik? Mbassi ai që thotë se ësht e mundur me e pa Zotin, ësht qâfir, për këte gjë a mund të thuhet se ësht xhâiz? Përgjigje: Me than xhâiz esht ma me vend, ësht ma e përshtatshme. Si mbas mësimeve të Esh'ârit[Ebulhasen Ali bin Ismail Esh'âri vdiq ne Bagdat me 941 (p.Kristhit)] për të qen xhâiz rujeti do të thotë përveç afërsis ndaj Tij, përveç me qen karshi Tij si dhe përveç nëpërmjet të ligjeve fizikore me pa Atë. Zoti Madhështor ësht në gjendje me krijue tek njeriu një fuqi pamjeje fare të ndryshme. P.sh. Ai ësht në gjendje të baje që një njeri i verbët në Kinë, mund t'a shofi miskonjën në Spanjë, ose cili do një njeri në botë mundet t'i shofi të gjitha gjera në Hanë dhe në yjet. Kjo ësht xhâiz. Një fuqi e këtillë mund të ket vetëm Ai. E dyta, me than se: “Në jetë e pash Zotin Madhështor” nuk përputhet me âjetët dhe me mendimin e përbashket të dijetarvet. Për këte arsye për njeriun që e thotë këte thon se ësht “Mulhid” ose “Zindik”. Si përgjigje e tretë, themi se Rujeti (me pa mesyt e ballit në bote), ësht xhâiz, por kjo nuk do me than se me e pa me ndihmën e ligjeve fizikore. Deri sa njeriu që thotë: “E pash Zotin” ësht duke thanë se e pa siç i shef gjera të tjera.” Por në këte mënyrë “me e pa Zotin” nuk ësht xhâiz (e lejueshme). Kjo që thotë njeriu si dhe gjera të përngjajshme me këte, janë shkak për pabesi dhe sharje ndaj Zotit Madhështor. Ky njeri pra quhet “mulhid” ose “zindik.” Autori i ketij libri, Zotërija e tij Mevlâna Halidî Bagdadî pas këtyre përgjigjeve thot: “Vini re”. Me këte ai don të nënvizoje se përgjigjeja e dyte ësht ma e drejtë. Qoftë mulhidi, qoftë zindiku për vehten thonë se janë musliman. Në këte mulhidi ësht i sinqert. Ai beson se vet ësht musliman dhe se ësht në rrugë të drejtë. Deri sa zindiku ësht armik i Islamijetit. Ai ësht “musliman” vetem për sy e faqe. Ai ësht musliiman për t'a rëxuar Islamijetin nga mbrenda dhe për t'i mashtruar muslimanët. Nuk mund të mendohet që nata, dita, koha në pergjithësi që të kalojnë përmbi Zotin Madhështor. Si që tek Zoti Madhështor n'as një pikëpamje nuk bahet as një ndryshim, as për të kaluarën nuk mund të thuhet se kështu ose ashtu ka qen. Ose në t'arthmen kështu do të jet. Zoti Madhështor nuk futet kurkundi. Ai nuk bashkohet me as gjë. Zoti Madhështor nuk ka as një kuptim të kundërt. Ai nuk ka as një të përngjajshme, Ai nuk ka ortak, as ndihmës. Ai nuk ka mbrojtës. Ai nuk ka të shoqe. Ai ësht i pranishëm çdo çast me çdo njenin. Ësht i pranishëm në çdo vend dhe ësht dominuës. Nuk ka as nanë as baba, as të bir, as të bijë. Çdo njenit ësht ma i afërt se sa damari i shpirtit të njeriut. Por me qen i pranishëm, me qen i rrethueshëm, me qen së bashku dhe afër nuk janë siç i kuptojmë ne. Afërsija e Tij s'ësht e mundure që të merret vesh as me diturin e dijetarve, as me zgjuarsin e shkencëtarve e as me zbulimet dhe dëshmit e evlijavet. Te vertetën e thelbit të ketyre gjerave mendja e njeriut s'ësht në gjendje që t'a kuptoje. Zoti Madhështor në vetin e Tij dhe n'atributët e Tija ësht një. Këtu s'ësht e mundur që të bahet ndonjë ndryshim. Emrat e Zotit Madhështor janë emra të caktuara n'Islamijet dhe këto emra jan xhâiz. Përveç atyre të caktuarve, të tjerët nuk jane xhâiz. P.sh. Zotit të Math “âlim” (dijetar) mund t'i thuhet, deri sa për një dijetar fakîh nuk thuhet. Sepse Islamijeti Zotit Madhështor nuk i ka than fakîh. Sikuër edhe hyjnî me than për Zotin Madhështor nuk ësht xhâiz (e lejuar), sepse hyjnî d.m.th. idhull, idol. P.sh. hyjnît, idhulët e Indijanvet ësht kau. Edhe në gjuhra të tjera fjalët Dieu, Gott, God mund të përdoren në kuptimin e idhulit. Këto emra nuk mund të përdoren për Zotin Madhështor. Emrat e Zotit Madhështor jan të pa fund. Njëmijë e një nga ato jan të shquarë. D.m.th. se njëmijë e një emer të veta Ai i u-ka bër të njohur njerzve. Në fen e Muhammedit nga këto emra jan njoftuar nëndëdhjet e nënd(99). Këto emra quhen “Esmai hysnâ”. Sifati zatijje (vetijet, atributët personale) të Zotit Madhështor janë gjashtë. Këto i treguam ma përpara. Tani sifati thubutijje, që janë vetijet e veçanta të Zotit Madhështor e që simbas sektit Maturidijje janë tetë, por simbas sektit Esh'arijje janë shtatë. Edhe këto vetijet (atributet) janë të përjetshme, t'amshueshme. D.m.th. se do të jenë deri në pafundshmëri. Janë të shenjtë. Nuk janë si vetijet e krijesavet. Ato nuk mund të merren vesh me mend, duke i krahasuar me ato të botës, nuk mund të kuptohen. Këto vetijet Zoti Madhështor njerzve u ka bër të njohtuar me nga një shembull. Duke i mar parasysh këta shembuj, vetijet e Zotit Madhështor pak mund të kuptohen. Njeriu si që nuk ësht në gjendje që t'a kuptoje Zotin Madhështor, nuk ësht xhâiz (lejueshme) që të mendon dhe të mundohet për t'i kuptuar ato. Këto tetë vetijet nuk janë edhe të njajtë por edhe nuk jane veç e veç. D.m.th. vetijet e Tija nuk janë Ai vet, nuk janë as jashtë të Tij.
Këto tetë vetijet (sifati thubutijje) janë: 1) Hajat (egzistencë, gjallëri) 2) Ilm (që di çdo gjë, i plotdijtur) 3) Sem (të dëgjuarit) 4) Basar (të pamët) 5) Kudret (plotfuqishmëri) 6) Qelam (fjalë, të folurit) 7) Irade (vendosmëri) 8) Tekvin (krijimtari) Te gjitha këto vetijet e Zotit Madhështor janë të kuptueshme. Në as njenën nga ato nuk mund të bahet as një ndryshim. Zoti Madhështor krijon kaq lloj krijesash dhe që të gjitha ato i ruan që të mos zhduken. Ai përsëri ësht një. Tek Ai s'bahet ndryshim. Çdo krijesë në çdo çast, në çdo pikëpamje e ka nevojën e Tij. Deri sa Ai nuk ka nevojë për as gjë. 2)- Themeli i dyt i besimit ësht: me besue melaiqet (engjëjtë) e Zotit Madhështor. Melek (shumës melaiqet)-engjëll, d.m.th. përfaqsues, i dërguar, lajmeruës, ose fuqi. Melaiqet janë materi të hijshme. Janë shumë të lehta, bile ma të lehta se gazrat. Janë të shkëlqyeshme si nur (shkëndi e shenjtë). Janë të gjallë e të mendshëm. Ata nuk i kan të këqijat si njerzit. Mund të shëndrohen në çdo formë. Sikuer që gazrat dhe landët kur ngurosen marin forma të ndryshme, ashtu edhe engjëjt marin forma të bukura. Engjëjt nuk janë shpirtra të dalur nga trupra të njerzve të mëdhej. Krishterët kështu i parafytyrojnë se engjëjt janë shpirtra të dalura nga trupra të njerzve të mëdhej. Engjëjte nuk janë as pa landë si që janë energjija dhe fuqija. Disa nga filozofët të vjetër kështu mendonin. Krijimi i engjëjve ësht përpara të gjitha krijesave. Për këte arsye para besimit në libra, engjëjtë filluan të besohen. Por edhe librat janë para pejgamberve. Prandaj gjera që duhen besuar radhohen në këte mënyre. Besimi në engjëjtë kështu lypset të jet: ata janë robë të Zotit Madhështor. Ata nuk janë as të bij as të bijat e Tija. Qafirët dhe mushrikët kështu mendojnë. Zoti Madhështor i don që të gjith engjëjtë. Por edhe ata i binden urdherave të Tija. Nuk bajnë gjynahe as i kundërshtojnë urdhërat e Tij. Nuk janë as mashkuj, as femra. Nuk martohen, femijtë nuk mund të ken. Janë të gjall. Simbas Abdullah Ibni Mes'ûdi (radijall-llahu anhu) një lloj ehgjëjsh paskan fëmi. Ai thotë se iblisi (shejtani) dhe exhinet qenkan fëmijt e këtyre engjëjve. Zoti Madhështor kuer i krijoi njerzit, melaiqet t'ashtuquajtura “Zelle” brohoritën: “O Zoti Madhështor mos valle i krijon ata qe t'a prishin rendin”?. Kjo tregon se ata janë të pafajshëm, pa gyjnahe dhe të padamshëm. Melaiqet “mahluk” janë ma të shumtë. Përveç Zotit Madhështor, as kush nuk mund t'a dije numrin e tyre. As një vend në qiejt nuk ka ku ata nuk bajne ibadete të tyre, i luten Zotit Madhështor. Ne qiell çdo vend ësht plot me melaiqet ku ata falin namaz. Në qiejt, në tokë, në bimët, n'yjet, në të gjallët e të pagjallët, në pikat e shiut, në gjethe të pemve, në çdo molekul, në çdo atom, në çdo reakcion e lëvizje, në çdo gjë melaiqet kan nga një detyrë, Ku do që të jen, i kryejnë detyrat e tyre ndaj Zotit Madhështor. Melaiqet jan ndërmjetës ndërmjet krijesave dhe të Zotit Madhështor. Disa nga ata jan superiorë përmbi të tjerët. Disa nga ata ngarkohen me detyrë që t'u sjellin njerzve mendime të mira. Kësaj i thon ilham (inspirim) ose (frymzim). Disa nga melaiqet nuk dijnë bile kurr gjë për njerzit si dhe nuk dijnë kurr gjë për krijesat. Këta melaiqe dridhen përpara bukuris të vetive të Zotit Madhështor. Çdo engjëll e ka vendin e veçant të tij. Ata nuk largohen nga këto vende. Disa nga ata kan nga dy, disa nga katër e ma tepër krahë. Krahët e tyre jan simbas tyre. Njeriu kuër dëgjon emrin e dikujt qe s'e ka par, as s'e ka dijtur, këte mendon si gjë që e din, por këtu mashtrohet. Besojmë se engjëjt kan krahë, por si jan ato, nuk dijmë. Nëpër kisha, nëpër disa revista si dhe nëpër filme të ndryshëm shofim disa vizatime. Këto vizatime paraqiten gjoja si engjëjtë. Ato jan t'ujdurdisura, janë stoli. Muslimanët këto vizatime nuk i bajnë. Përveç se muslimanët këto vizatime nuk i bajnë, ata që i bajnë mos të mendojnë se bajne diçka të vërtet. Aman, ne muslimanët mos t'u mashtrohemi këtyre. Melaiqet e xhennetit jan në xhennet. Ma i madhi i tyre ësht “Ridvan”. Engjëjt e xhehennemit quhen “Zebâni.” Këta i kryejnë detyrat e tyre përkatse. Zjarri i xhehennemit nuk i djeg ata. Sikur që deti nuk ësht i damshëm për peshqit. Engjëjt ma të mëdhej të xhehennemit. “Zebanî” janë nëndmëdhet. Ma i madhi i tyre esht “Mâlik”. Engjëjt shënuës të gjynaheve dhe të sevapeve të njerzve, si dhe veprimeve të tyre jan dy të natës e dy të ditës. Këta quhen “Qiramen qâtibîn”, ose engjëjt e kujtesës. Për veç këtyre, ka patur edhe engjëj te tjer. Engjëlli i krahut të djatht ësht eprori i atij të së majtës. Ai i shënon gjera të mira dhe ibadete, të bëra Zotit Madhështor. Deri sa engjëlli i krahut të majtë i shënon gjera (punë) të këqija, gjynahët. Në varr, pas vdekjes melaiqet që do t'i provojnë njerzit janë engjëjt të veçantë. Këta engjëj pyetës quhen “Munker” dhe “Nekîr”. Ata që i provojnë besnikët janë “Mubesh-shir”. Melaiqet ndërmjet tyre kan një farë epërsije. Ata ma te mëdhejt janë: i pari “Xhebraili” alejhisselam. Detyra e tij ësht me i u komunikue pejgamberve “Vahjet” (urdhrat e Zotit). I dyti engjëll ësht Israfili, i cili do t'i fryeje burin “sur”. Ky engjëll dy herë do t'i fryeje buris. Në të parën herë çdo gjallresë për veç Zotit Madhështor, ka për të vdekur, deri sa në të fryerjen e dytë, që të gjith të vdekurit do të ngjallen. I treti engjëll ësht Mikaili. Detyra e tij ësht rregullimi i ekonomis, me krijue lirësi ose shtrejtësi e tj. si dhe me vue në lëvizje çdo materi duke krijuar qetsi dhe lumturi. Engjelli i katërt ësht “Azraili” alejhisselam. Ky ësht engjëll që merr shpirtrat e njerzve. Pas këtyre katër melaiqeve, të katër të tjer të kategoris kryesore, që quhen edhe me emër “Hamelei arsh” janë. Diten e kijametit ata do të jen tetë. Engjëjt që do të jen pranë Zotit Madhështor (në prezencën e Tij) quhen “Mukarrebîn”. Engjëjt torturues janë “Kerubijân”. Melaiqeve të rahmetit u thonë “Ruhanijân”. Këta janë melaiqet ma të randësishëm. Përveç pejgamberve nga njerzit ma të lartë ata janë. Deri sa qâfirët janë ma të poshtrit e krijesavet. Ne fryerjen e parë të buris, përveç katër melaiqeve ma te mëdhej dhe melaiqeve “Hamelei arsh”, të gjith të tjerët do të zhduken. Pas këtyre do të zhduken ata të “Hamelei arsh”-it dhe ma vonë ata të katër të tjer. Në fryerjen e dytë, në fillim do të ringjallen që të gjith, por të katër të mdhejt dhe ata të “Hamelei arsh” it para fryerjes së dytë do të ringjallen. Kjo do të thotë se këta engjëj si që janë krijuar para të gjitha gjallresavet, po ashtu do të zhduken pas të gjallve tjerë. 3) Themeli i tret i besimit ësht me i besue librat që i ka dërguar Zoti Madhështor. Këto libra Zoti Madhështor pejgamberve u-ka dërguar nëpërmjet të melaiqeve, duke folur në veshet e tyre, disa pejgamberve u ka derguar në formë te shkrimit e disave nëpërmjet të melaiqeve me fjalë. Gjith këto libra janë “Qelamull-llah” (Fjalët e Zotit Madheshfor). Janë të përjetshme e të pafundshme. Nuk janë krijesa. Nuk janë fjalë të pejgamberve, as të melaiqeve. Fjala e Zotit Madhështor nuk ësht si fjalë që ne e shkruajmë dhe e mbajmë në mend, ose si ajo që e flasim. Nuk ësht si fjala që gjindet në të folurit t'onë, ose që gjindet në kujtesën t'onë. Ajo s'ësht as germë tingllore ose bashktingllore. Këto vetijet të Zotit Madhështor njeriu nuk ësht në gjendje që t'i kuptoji. Por atë fjalë njeriu e lexon, e ruan në kujtesë dhe e shkruan. Fjala e Zotit kuër ësht pranë nesh, ësht “hâdis”, d.m.th. krijuar pastaj. Kjo do të thotë se fjala e Zotit ka dy faqe. Duke qen së bashku me njerzit ësht “mahluk” (krijuar) dhe “hâdis” (krijuar pastaj). Gjithë kjo do të thotë se ësht krijuar për njerzit edhe pas krijimit të njerzve. Por duke menduar se ësht fjala e Zotit, atëhere do te thotë se ësht “kadim” (lasht). Të gjitha libra që i ka zbritur Zoti Madhështor janë “hak” (të drejta). Kjo d.m.th. se janë të drejta. Tek ato nuk ka gënjeshtra dhe falsifikime. Ësht than se edhe dënimi edhe falja e dënimit janë xhaiz (e lejueshme) për Zotin Madhështor. Këto janë të lidhura me kushte të panjohura për ne si dhe vullnetin e fort dhe dëshirën e Tij. Ose, kjo mund të thotë falja e denimit të merituar të robit të Tij. Qelami (fjala e Zotit) që tregon dënimin nuk do të thotë me lajmërue diçka që do t'a kishte kuptimin se duke falur do të jet gënjeshtër. Sikur që nuk ësht i detyruar të mos sjelli në vend nimetët (të mirat)e premtuar, për Ate ësht e mundur që t'i fali gjynahët. Këte e vërteton edhe mendja, e vërtetojnë ligjet e maredhanjeve ndërmjet njerzve dhe ajeteve të Kur'ani qerimit. Duke mos patur ndonjë pengesë, ajeteve dhe hadiseve duhet me u dhanë kuptime të kjarta. Nuk ësht xhaiz (lejueshme) me u dhan ndonjë kuptim të përngjajshëm. Kur'ani qerimi që ësht fjala e Zotit Madhështor dhe hadisët (fjalët e Pejgamberit) janë shkruar në dijalektin e fisit të Muhammedit alejhisselâm “Kurejsh”. Fjalët e Zotit, d.m.th. Kur'ani qerimi duhet të meren me kuptimin e tyre që kuptohet në Hixhaz. Kuptimet që me kohë janë ndryshuar, por që akoma sot po i përdorim s'ësht e drejtë me i përshtat fjalës së Zotit, as me i përkthye. Në ajetët që quhen “Muteshâbihât” ka kuptime jo të kjarta. Kuptimet e tyre i din vetëm Zoti Madhështor, si dhe pak dijetarë t'ashtuquajtur “Ilmi ledunni”. Për veç këtyre as kush tjetër nuk mund t'i kuptoji. Prandaj ajetët “muteshâbih” duhen besuar si Kur'an, si fjala e Zotit, por nuk duhet që të komentohen. Dijetarët e radhave t'Esh'arijve thonë se këto ajete shkurtimisht, ose gjerësisht mund të komentohen në mënyrë “Te'vil”. Kjo fjalë “te'vil” natyrisht, ësht arabisht dhe e ka kët kuptim: ndërmjet kuptimeve të ndryshëm të fjalës me zgjedh at kuptim që ësht i shquar. P.sh. në suren “Isra” thuhet “Dora e Zotit ësht përmbi duar të tyre” dhe kjo ësht fjala e Zotit. Për këte lypset kështu me than: “Unë këte kështu e besova, ashtu siç ka dashur të thot Zoti”. Ësht e drejtë dhe më mirë me than kështu “kuptimin e kësaj unë nuk e kuptova, Zoti e din”. Ose duhet që të themi se diturija e Zotit s'ësht diturija e jonë. Vullneti i fort i Tij nuk i ngjet vullnetit t'onë të fort. Si kjo, pra edhe dora e Zotit Madhështor nuk ësht si dora e robve të Tij, duhet që të themi. Në librat të derguarë nga Zoti Madhështor, vetëm leximi i disa ajetëve ose vetëm kuptimi i tyre, ose edhe leximi edhe kuptimi së bashku jan anulluar, ose jan ndryshuar nga All-llahu Teâlâ. Kur'ani qerimi i ka anulluar të gjitha libra, i ka ngrejtur ato nga perdorimi. Kur'ani as një here nuk mund të ket gabim, haresë ose ndonjë mungesë. Të gjitha diturit, edhe në të kaluarën edhe në të arthmen egzistojnë në Kur'ani azimush-shan. Për këte arsye ai ësht ma i vlershmi nga te gjitha librat qiellorë. Kur'ani qerimi ësht mrekullija ma e madhe e Resulull-llahut. Sikuer të gjith njerzit dhe exhinet të bashkohen, të përpiqen sa të duan, nuk mund t'a thuajnë as një fjali edhe ma të shkurtër të Kur'âni qerimit. Të gjith poetët e çdo lloji t'Arabis u-bashkuan, shumë u-përpoqën, por nuk qen në gjendje me than ate që ësht than në ajete edhe ma të shkurtra. Ata u-mundën përpara Kur'âni qerimit. Mbetën të habitur. Zoti Madhështor armiqt e Islamit i ban të pazot e të mundur përpara Kur'ânit. Fjalët e bukura të Kur'âni qerimit jan mbi çdo fuqi të njeriut. Njerzit nuk jan të zot me fol si ai. Ajetët e Kur'ânit nuk u ngjajnë vjershave të njerzve. Librat qiellor të zbritura janë njëqindekatër. Dhjet janë zbritur Adem Alejhisselâmit, pesëdhjet Shît alejhisselâmit, tridhjet Idris alejhisselâmit, dhjet Ibrahim alejhisselâmit. Këto jan të përmendura. Libri “Tevrat” i ka ardhur Musa alejhisselâmit, “Zebur”i ka ardhur Davut alejhisselâmit. Ungjilli i ka ardhur Isa alejhisselâmit dhe ma në fund Kur'âni qerimi i ësht zbritur Muhammed alejhisselâmit. Kuer njeriu don që të ndaloj diçka, ose kuer don që të pyesi diçka, ose që të lajmëron diçka të gjithë këto ma përpara i pregatit në kokë të tij. Kësaj i thonë “Qelami nefsi”. Këto jan kuptime që nuk mund të spjegohen as turqisht, as arabisht, as persisht. Por që të thuhet në gjuhra të huaja nuk mund të jet shkak i moskuptimit të origjinalitetit. Fjalve që tregojnë këto kuptime u thonë “Qelâmi lafzî. Kjo “qelami lafzî” mund të spjegohet në gjuhra të tjera. Nga kjo kuptohet se “Qelami lafzi” ësht një atribut i pandryshueshëm, i thjesht që ndodhet tek njerëz që jan të zot të fjalës, pastaj vullneti i fort, të pamët e tij. Deri sa “Qelami lafzi” “esht një grup germash, të dalura nga goja e njeriut dhe që spjegojnë “Qelami nefsin”. Ja pra fjala e Zotit ësht fjalë e përjetshme, pa pushuar e folur dhe ësht e pakrijuarë. Ky ësht atributi i Tij fare i veçant. Atributi “Qelam” ësht i thjesht, nuk ndryshon as një herë, nuk ësht i përbër nga germa. Nuk ësht as germë tingëllore, as germë bashkëtingllore. Qelam, pra ësht e pandarë në dhanjen e urdhërave, të ndalesave ose në lajmërime të ndryshme, tek ajo nuk ka që të përpjestohet (të ndahet) në gjuhra të ndryshme si p.sh. arabisht, persisht, turqisht e tj. Fjala e Zotit nuk ka nevojë për mjete, si kujtesë, vesh, gjuhë e tj. Kuptohet se ajo (fjala e Zotit) ësht një qenje krejtësisht ndryshe nga ato të gjitha. Fjala e Zotit mund te flitet në çdo gjuhë. Në se flitet arabisht, fjala e Zotit ësht Kur'âni, në se flitet në gjuhën çifute ësht Tevrati, në se flitet në gjuhrat e Krishterve, atëhere ësht Ungjilli. Fjala hyjnore lajmëron gjera të ndryshme. Kuer ban të njohur ndonjë lajm, atëhere ësht “Haber”. Po mos të jet “haber”, do të jet “Insha” (dëshirë). Në se lajmëron urdhërë, atëhere ësht “Emir”. Dhe në se lajmëron diçka që ndalohet, ësht “Nehj”. Në fjalën e Zotit jan të pamundura ndryshimi, shumzimi e tj. Të gjitha libra si dhe fletët e tyre jan që të gjitha nga vetijet të larta të Zotit, d.m. th. se jan nga egzistenca e Tij. Fjala hyjnore po të jet arabisht, atëhere ësht Kur'âni qerimi, pra fjalës së shenjtë, të zbritur nga Zoti dhe që mbahet përmend tek njeriu i thonë Kur'âni qerim, i cili ësht zbritur copë copë, pjesë pjesë, por që të gjitha e përbajnë Kur'âni qerimin. Dijetarët e rrugës së drejtë vërtetojnë se fjala e Zotit ësht “Kadîm” (e lashtë). Pyetje: Nga sa u-permend ma sipër kuptohet se fjala e Zotit që ësht e amshueshme, nuk digjohet. Për të than se e digjova fjalën e Zotit, do të thotë se e digjova zërin e Tij dhe fjalët e Tija. “E kjo përseri do të thotë e kam kuptuar zerin, i cili shqyptohet si dhe fjala e Zotit Madhështor”. Që të gjith pejgamberët në këtë mënyrë e kan dëgjuar fjalën e Zotit, atëhere ç'ësht arsyeja që vetëm Musa alejhisselâmi përjashtohet nga kjo? Pergjigje: Musai e dëgjoi në mënyrë jo të zakonshme hyjnore, e dëgjoi pa zë fjalën e përjetshme. Ai e dëgjoi në mënyrë të paspjeguarë, sikuer që Zoti në Xhennet do të duket në mënyrë të paspjeguarë. As kush tjetër në këte mënyrë nuk e dëgjoi. Po, ai fjalën e Zotit e dëgjoi me zë, por jo vetëm me vesh. E dëgjoi me çdo pjesën ma t'imtë të trupit të tij, ose e dëgjoi vetëm nëpërmjet të një peme, por jo me zë. Nuk e dëgjoi me ndihmën e vibracionit t'ajrit ose me ndihmën e ndonjë ngjarjeje tjetër. Kështu ka qen edhe me Resulull-llahun, Natën e Mi'raxhit. Kështu e degjoi fjalën hyjnore të Zotit, Kur'ânin, duke e mar në dorzim nga Xhebrail alejhisselâmi. 4- Themeli i katërt i besimit ësht me besue në pejgamberët e Zotit Madhështor. Zoti Madhështor i ka dërguar pejgamberët që t'i sjellin njerzit në rrugë të drejtë. “Resul” d.m.th. pejgamber. Kuptimi i tij në fjalor: person i dërguar, lajmimtar. Në Islamijet resul ka kët kuptim: superior, eminent, i vlefshem, person'i nderuar, ai i cili nuk ka as një vesë të keqe, ai që nuk ka as një qëndrim të papëlqyeshëm. Pejgamberët e kan edhe atributin “Ismet”, që e ka kuptimin: i cili edhe para komunikimit si pejgamber, nuk ka bër asnje gjynah, qoftë edhe ma të voglin. Qafirët që deshin t'a rexojne Islamijetin nga mbrenda, thoshin se Muhammedi alejhisselam, para se të jet pejgamber, priste kurban (fli) përpara idolve. Edhe këto akuzat e tyre donin që t'i dokumentojnë nëpërmjet të librave të shkruara nga qafirët. Nga sa tham edhe ma lartë, kuptohet se akuzat e tyre të turpshme kan qen gnjeshtra. Mirë po mbas shpalljes së tij si pejgamber e deri sa u-kuptua pejgamberllëku i tij, tek ai nuk ka patur as verbësi (qorllëk), as shurdhsi si dhe as gjë tjetër të turpshme, ose ndonjë të metë tjetër. Duhet me besue se çdo pejgamber ka patur këto vetijet: “Emanet” (porosi), “Siddik” (besnik), “Teblig” (komunikim), “Adalet” (drejtësi), “Ismet” (pa gjynahe), “Fetanet” (zgjuarsi), “Emnul-azl” (nuk pushohet nga detyra). Pejgamberi, i cili sjell një sheriat të ri quhet “Resul”. Pejgamberi i cili nuk predikon një fe të re, por i fton njerzit në fen e maparshme, quhet “Nebi”. Por në pikëmpamje të komunikimit të urdhërave si dhe ftesës për në fe t'All-llahut teâla ndërmjet “Resul”-it dhe “Nebi”-ut nuk ka as nje dallim. Me besue në pejgamberët do të thotë që ndërmjet tyre mos të bahet as një dallim dhe se ata janë besnik të fjalës së drejtë. Ai që s'e beson njenën nga këto, do të thotë se nuk e beson as njenin pejgamber. Pejgamberllëku nuk përfitohet duke punuar dhe duke i sjell në vend të gjith ibadete (lutjet). Kjo bahet me emrimin nga Zoti Madhështor. Te gjitha fejat janë dërguarë që punët e njerzve edhe në këte botë edhe në botën tjetër (âhiret) të jenë të rregullta dhe me vlerë. Gjithashtu fejat kan për qëllim që njerzit të ruhen nga punë të këqija dhe të damshme t'a ken qetsin e nevojshme. Pejgamberët as një herë nuk janë trembur nga armiqt, me gjith se ata gjithmon janë munduar që t'i damtojnë ata, të tallen me ata e t'i pengojnë punët e tyre në kryerjen e detyrave të tyre të shenjta. Ata duke mos u-trembur nga armiqt e fes, i kan vazhduar misionët e tyre. Zoti Madhështor për të treguar se pejgamberët jan besnik dhe se flasin drejtë, i ka pajisur ata me mrekullira ti cilat kurrkush nuk ka qen në gjendje që t'i kundërshtoji ato. Njeriu që e pranon pejgamberin dhe e beson at, quhet njeri nga ummeti i tij (nga bashkësija e tij). Ditën e kijametit, në se do të luten njerzit e ummetit, pejgamberët do të ndërmjetsojnë për faljen e gjynaheve të tyre. Muslimanët do t'i luten Muhammedit: “Shefaat ja Resulull-llah”, që do të thote: “Ndërmjetso o Muhammed për faljen e gjynaheve t'ona”. Për t'u lutur për faljen e gjynaheve do të preferohen dijetarët, njerzit që kan bër punë të mira si dhe evlijat. Pejgamberët në varret e tyre janë të gjall, gjë që ne nuk jemi në gjendje që t'a kuptojmë. Dheu nuk e kalb trupin e tyre fatlum. Në lidhje me këte në një hadisin e Pejgamberit të dashur kështu thuhet: “Pejgamberët në varrët e tyre falin edhe namaz, e bajne edhe haxhillekun”. Tani n'Arabi disa nga fisi Vehhâbi nuk e besojnë kët hadisin. Bile për muslimanët që e besojne thonë se jan qafira. Këta njerëz janë të damshëm për muslimanët. Mendimi i tyre që quhet “Vehabilluk” lindi nga mendimi i shëmtuar të Ibni Tejmijjen-i[Ahmet Ibni Tejmijjen vdiq ne vitin 1328 p.Krishtit ne Damask.]. Deri sa me librat e një Egjyptasi me emrin Abduh[Muhammed Abduh vdiq ne vitin 1905 n'Egjypt.] këto mendime u-perhapën ndër Turqët dhe në vende të tjera. Dijetarët e “Ehli-synnetit” nëpër qindra vepra të tyre kan njoftuar se këto medime janë në rrugë të gabuarë e të shashtisur nga rruga e drejtë. Zoti Madhështor le t'i ruaji njerëz të ri të fes t'onë nga të këqijat e “Vehhabillëkut. Zoti le të mos na ndan nga rruga e dijetarve të “Ehli-synnettit”. Syt fatlume të pejgamberve kuer flejnë, syt e tyre të zemrës nuk flejnë. Të gjith pejgamberët janë të barabart në pikëpamje të epersive ndërmjet tyre si dhe në pikëpamje të kryerjes së detyrave të tyre. Shtatë gjera (vetijet) që i përmendëm ma lartë i kan që të gjith pejgamberët. Ata nuk mund të pushohen nga detyra. Deri sa nga evlijat mund të meret titulli i evlijallëkut. Pejgamberët bahen nga njerez. Pejgamberët e njerzve s'mund të bahen nga rradha e exhineve ose të engjëjve. Exhinet dhe engjëjt nuk mund të arrijnë deri në gradën e pejgamberit. Ndërmjet pejgamberve ka disa dallime në disa pikëpamje. Si p.sh. nga numri i math i ndjeksave (ummeti), nga pikëpamje e randësis së melaiqeve komunikues të pejgamberllëkut, nga pikëpamje e përhapjes së misionit, dituris, si dhe mrekullive të tyre. Nga pikëpamje e të mirave si dhe t'epërsive si dhe nga pikëpamje e të gjitha veçorive të lartëpërmendura, pejgamberi i fundit Muhammed alejhisselami qëndron në shkallën ma të lartë nga të gjith pejgamberët. Numri i pejgamberve nuk dihet me saktësi. Përmendet shumë se janë 124 mije. Nga keta 313 ose 315 jane “resul." Gjashtë nga këta janë ma të lartë. Këta quhen “Ulul, âzâm (të lartë e të mëdhej). Ata janë: Ademi, Nuh-u, Ibrahimi, Musai, Isai dhe Muhammed Mustafa alejhisselam. Nga pejgamberët janë të përmendur tridhet e tre, nga ata: Adem, Idris, Shit, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is'hak, Jakub, Jusuf, Ejub, Shuajip, Musa, Harun, Heder, Jushabin Nun, Iljas, Eljesa, Zulqufli, Shem'un, Ishmoil, Junus bin Meta, Davud, Sulejman, Llokman, Zeqerijja, Jahja, Uzeir, Isa bin Merjem, Zulkarnejn dhe Muhammed alejhisselâmi. Ne Kurâni qerim janë njoftuar emrat e vetëm 28 të tyre. Shiti, Hezri, Jusha, Shemun dhe Ismaili nuk janë njoftuar. Nga këta 28: Zulkarnejni, Llokmani dhe Uzeiri me siguri nuk dihet në se kan qen pejgamber. Per Ibrahim pejgamberin thonë “Halilul-llah” sepse në zemrën e tij përveç dashuris ndaj Zotit Madhështor, nuk ka patur as një dashuri tjetër. Musa alejhisselâmi ësht “Qelimull-llah”, sepse foli me All-llahun teâlâ. Isa alejhisselâmi ësht qelimetullah. Sepse ai nuk ka baba. Ai nga nëna lindi me fjalën hyjnore: "Lind"! Për veç kësaj ai fjalët plotë me murekulli të All-llahut teâlâ i predikonte duke transmetuar në veshët e njerzve. Nga të gjith njerzit në botë Muhammed alejhisselâmi ësht ma i nderuar, ma i vlershëm. Ai ësht shkak për krijimin e të gjitha krijesave dhe ësht quejt “Habibull-llah”, që d.m.th. “I dashuri i Zotit Madhështor. Ka shumë gjera që dëshmojnë se ai ësht “Habibull-llah”, ka shumë gjera që e tregojnë epersin e tij. Prandaj për at s'mund të thuhet se ësht i mundur, ose ka dështuar. Ditën e kijametit ai ma i pari ka për të dalur nga varri. I pari ka për të shkuar në vendin e mahsherit. I pari ka për të hyr në xhennet. Mrekullit e tija janë të panumurta, nuk mjafton fuqija e njeriut qe t'i numroji ato. Ne këtu do t'a marim në dorë mrekullin e Mir'axhit. Resulull-llahu (S.A.V.) duke qen në shtrat, e zgjuan dhe trupin e tij fatlum, nga Mekkeja e çuan në Mesxhidi Aksa në Jerusalem. Nga këtu e çuan në vende ku donte Zoti Madhështor. Ato ishin vende pas katit të shtat të qiellit. Mir'âxhi duhet kështu të besohet. Grupi degjeneruar njerzish nga Ismailî-t si dhe dijetar të tjer armiq t' Islamit në menyra dinake than se çeshtja e Miraxhit u-realizua në kushte vetëm në lidjhe me shpirtin. Gjoja Muhammed alejhisselâmi nuk vajti me trup. Me këte ata kan për qellim që t'i mashtrojnë muslimanët. Librat e tyre të prishura nuk duhet që t'i lexojmë, nuk duhet që të mashtrohemi. Çeshtja e Mir'axhit që ësht spjeguar me hollsi në shumë libra, p.sh. ne librin “Shifai Sherif”[Autori i kesj vepre Ijâd Maliki vdiq ne v.1150 ne Merrakush.]. Edhe në librin “Saadeti ebedijje” me hollesi flitet mbi Mir'axhin. Pra, Mir'axhi kështu vazhdon: Pejgamberi alejhisselam deri në vendin “Sidretul munteha” vajti në shoqrimin e Xhebrailit. Sidretul munteha që ësht një dru peme në katin e shtat të qiellit. Përtej kësaj peme as një dituri, as një lartësi nuk mundet që të shkoj e t'a kapërceje. Në kët vend Resulull-llahu e pa Xhebrailin alejhisselam me të 600 krahë. Kjo ësht forma origjinale e tij. Xhebraili deri në vendin Sidre erdhi së bashku me Resulull-llahun dhe aty qëndroi. Pejgamberin alejhisselam nga Mekke-ja deri në Jerusalem e nga andej për në katin e shtat të qiellit e çuan të hypur mbi “Burak”-un. “Burak”-u esht një kafshë xhenneti, e bardhë, diçka ndërmjet mushkës dhe gomarit. Nuk esht kafshë botërore. Nuk ësht as mashkull, as femër, shumë e shpejtë ësht. Resulull-llahu (S.A.V.) në Mesxhidi aksa (në Jerusalem)e kreu detyrën e imamit, bëri imamllëk për pejgamberët dhe e falën namazin e jatciut ose namazin e sabahut. Pejgamberët aty u-dukën në formën e njeriut. Pastaj Muhammed alejhisselami nga këtu u-ngjit nëpër një shkalle të panjohurë për në katin e shtat të qiellit. Melaiqet, të radhiturë rreth e përqark e nderonin. Në të arritur në çdo kat Xhebraili lajmëronte se Resulull-llahu ka arritur dhe kërkonte sihariqe. Në çdo kat të qiellit Xhebraili u-pa me Resulull-llahun dhe u-përshëndet. Në Sidre Pejgamberi pa shume gjera të çuditshme. Ai aty i pa nimetët e xhennetit dhe torturat e xhehennemit. Ai nga dëshira që kishte për t'a par bukurin hyjnore të Zotit Madhështor, nuk shikoi bile as njenin nga nimetët e xhennetit. Nga vendi Sidre vet u-nis duke përparuar nëpër dritën e “nur”-it. Ai me kët rast i dëgjoi zërët e engjëjve se si llafoseshin ndërmjet tyre. Kaloi nëper shtatdhetmijë perde. Largësija ndërmjet dy perdeve ka qen sa një udhtim nga 500 vjetë. Pastaj kaloi nëpër një fron të shtruar në një shtrat ma të shkëlqyeshem se Dielli. Arrijti në lartësin hyjnore. Ai këtu e kaloi edhe kuptimin e kohës edhe kuptimin e vendit edhe kuptimin e materis. Arrijti në vendin e bukur ku do t'a dëgjonte fjalën e Zotit Madhështor. Muhammed alejhisselami e pa Zotin Madhështor, e pa pa kuptimin e kohës dhe vendit. E pa në mënyrë sikuer Zoti Madhështor do të duket në menyrë të pakuptueshme n'âhiret. Ai foli me Zotin, por pa fjalë e pa zë. Ai i falenderoi në mënyrë ma të lartë Zotit Madhështor. Ai këtu pati shpërblime e nderi të pakufizuar. Këtu me kët rast namazi u-ba farz. Kjo atij i u urdhërua nga Zoti Madhështor. Me kët rast u-urdherua që namazi të jet pesdhet reqate, që pastaj zbriti në 40 reqate, pesë vakte. Deri në këtë kohë falesh vetëm namazi i sabahut dhe ai i iqindis. Ose falesh vetëm namazi i jatcis. Pas këtij udhtimi të gjatë, pas shumë lavdërimesh, pas çudirave të shumta që i pa, u-këthye në shtrat në shtëpi. Shtrati nuk ishte ftohur akoma. Këto që na bahen të dijtur, kan qen të njoftuara nëpërmjet të ajeteve dhe hadisve. Ata që i refuzojnë këto diturit mbi Mir'âxhin, do të thotë se nuk janë nga Ehli synneti. Dihet se ai që nuk beson në ajëtet dhe hadiset esht qafir. Tani të bajmë të njohur se Muhammedi (S.A.V.) ka qen “sejjidul enbija”, d.m.th. se ai ka qen pejgamberi ma i lart dhe se për dëshmi mund të radhohet si vijon: Ditën e kijametit të gjith pejgamberët do të strehohen nën flamurin e tij. Zoti Madhështor çdo pejgamberit kështu urdhroi: Muhammedin unë ma tepër e dua, at e kam dashur ma shumë se çdo krijesën t'ime. Ndiqni rrugën e tij që të arrini në lumturi. Besoni dhe ndihmon atij. Kështu urdhroi Zoti Madhështor. Muhammed alejhisselami ësht “Hatemul-enbija”. Kjo do të thotë se pas atij tjetër pejgamber nuk do të vije. Shpirti i tij ësht krijuar para çdo pejgamberit. Selija e pejgamberllëkut atij nuk ishte dhan ma parë, por kjo u-plotsua me lindjen e tij. Me gjith se Isa alejhisselami në diten e kijametit do të zbresi në kohën e Mehdiut në Damask, ai përsëri do t'a përhapi fen e Muhammedit alejhisselam. Do të jet nga ndjeksit e tij. Ne vitet 1296 Hixhri dhe 1880 pas Krishtit në Indi Englezët kishin çpikur disa të thana të shashtisura, të degjeneruara në lidhje me Isa alejhisselamin. Këto të thana ishin të ndyta dhe gnjeshtra. Me gjith se vehtes i thonë musliman, duan që Islamin t'a rëxojne nga mbrenda. Në sheriatë ësht vërtetuar në mënyrë juridike se ata nuk janë musliman. Këta quhen edhe “Ahmedî”. Muhammed alejhisselâmi ësht pejgamberi ma i lart. Ai ësht mëshirë e Zotit Madhështor. Tetmdhet mijë botra jane duke përfituar nga rahmeti i tij. Ai ësht pejgamberi i të gjith njerzve dhe i exhineve. Ka shumë faktor që dëshmojnë se ai ësht pejgamberi i melaiqevet, bimvet dhe i kafshevet si dhe i çdo materie. Pejgamberët e Zotit Madhështor kan qen të dërguar vendeve te caktuara, popujve të caktuar. Deri sa resulull-llahu ësht pejgamber i të gjitha botrave, krijesave të gjalla e të pa gjalla. Zoti Madhështor pejgamberët e tjer i ka quajtur me emrat e tyre, deri sa Muhammedin e ka nderuar me emrin ma të lart duke e titulluar: “O Resuli i im” (O i derguari i im). Muhammedit i ka dhan të gjitha mrekullijtë të perngjajshme që i kan patur edhe pejgamberët e tjer. Zoti Madhështor i ka dhan atij aq të mira, aq mrekullina, sa qe as një pejgamber nuk i ka patur ato. Ai mubareku duke dhanë një shenjë me gisht, Hana ndahet në dy, duke i mar gurza të vogla ato bahen tespihe. Ai duke dhan shenjë, pemët flasin “O Resulull-llah” dhe e përshëndesin. Një trung i that druri qe quhesh “Hannane” qan me zë për pejgamberin e math. Nga gishtat e tija rrjedh ujë. N'âhiret atij jepen vende ma me nder: “Makami Mahmud”, “Shefaati qubra”. Ai para se të hyje në xhennet do të nderohet duke e par Zotin Madhështor. Ai ësht mbi të gjith pejgamberët dhe ësht nderuar me vetijet ma të larta si p.sh. në botë “Krijesë e madhe”, në fe “Si i afërt”, “Dituri”, “Durim” e tj. Sasin e mrekullinave që i jan falur atij, përveç Zotit Madhështor, askush nuk e din. Feja e tij që e predikon i ka anulluar të gjitha fet e ma përparshme. Feja e tij ësht fe ma e mirë dhe ma e lartë. Evlijat e tij jan njerëz ma me nder se ata të fejave të tjera. Nga evlijat e ummetit të Muhammedit (S.A.V.) për t'u-bër Khalif meritën ma të madhe e ka Ebu Beqiri Siddik (Siddik d.m.th. besnik). Përveç pejgamberve ai ësht njeri ma i vlefshëm dhe ma i mir nga të gjith njerzit në të kaluarën edhe në t'arthmen. Vetëm ai ma përpara e ka fituar titullin e khalifit si dhe gradën e selis së hilafetit (halifellëkut). Ai edhe para se të dali Islamijeti nuk besonte në idhulët (statuet). Ai dinte që të ruhet nga shashtisja nga rruga e drejtë dhe nga qafirllëku. Pas Ebu Beqirit meritën ma të madhe për t'u bër khalif e ka Omer bin Hattab-i (i dyti khalif). Nga Zoti Madhështor ka qen zgjedhur për shok të pejgamberit. Pas Omerit radijall-llahu anhu si njeri ma i madh ndër njerzit e mëdhej ësht Osman bin Affan-i. Ai ka qen simbol'i bamirsis, simbol i turpërimit dhe i imanit, ai ka qen simbol i burimit të dituris. Pra, Osmani radijall-llahu anhu ësht khalif i tret. Si khalif i katert ësht “Drita e syrit” të Muhammedit alejhisselam, Aliu, luani i Zotit Madhështor Ali Bin Ebi Tâlib (radijâll-llahu teâla anhu). Pas këtij Hazreti Haseni u-ba khalif. Halifellëku që bahet i njohur në hadisi sherifin e Pejgamberit dhe që ka zgjatur tridhet vjet, me kët khalf u-plotsua[Hasen bin Ali në vitin 49 (p.Kr. 669) duke u-helmuar, vdiq në Medine.]. Këta katër khalif i kan patur të gjitha epërsit, ata kan patur ma tepër sevape. Ata i kan flijuar gjerat e tyre ma të vlefshe për fen. Ata nxehtësisht i kishin përqafuar synnetët e Resulull-llahut. Ata ma tepër jan përpjekur për përhapjen e fes, për t'i eliminuar pengesat në rrugën e bashkimit. Hazreti Aliu njifet si i pari që e ka pranuar fen muslimane. Atëhere me gjith se ka qen akoma si fëmi, ka qen një nga ma t'afërmit e Pejgamberit. Mosha e tij ndoshta u-ba shkak që të tjerët mos t'a pëlqejnë fen Islame, nuk u-ba shkak për shpartallimin e rradhave të qafirve, por pranimi i fes Islame nga ana e tre khalifve të tjer (Ebu Beqiri, Omeri dhe Osmani)i forcoi rradhat e muslimanve, e forcoi Islamin. Hazreti Aliu dhe djemt e tij Hazreti Haseni dhe Hazreti Huseini me gjith se mund të thuhet se kan qen nga gjaku i Muhammedit alejhisselam, nuk d.m.th. se jan ma të lart në çdo pikëpamje nga të tre khalifët e ma parshëm: Ebu Beqiri, Omeri dhe Osmani (radijalla-llahu anhum). Pra, gjith ato veçorit tek Hazreti Aliu nuk mund të jen arsye për prioritet. Kjo i ngjan sikuer Hëzër alejhisselami t'i ket mësuar sa gjera nga Musa alëjhisselami. Pra, lidhja e gjakut nuk siguron që dikush tjetër të ket superioritet mbi ata të tre të mëdhej. Ja, se afërsija e gjakut nuk siguron që Ebu Talibi dhe Ebu Lehebi mos të jen njerez të poshtër. Nga pikëpamje e gjakut Hazreti Fatime-ja ësht ma e lartë nga Hazreti Hatixhe-ja dhe Nazreti Ajshe-ja. Ne lidhje me këte thuhet se afërsija gjaku nuk meret parasysh çdo herë. Këto tri femra se e cila ësht ma e lartë njëna nga tjetra. Nga pikëpamje e afersis së gjakut Hazreti Fatime-ja ësht ma e lartë nga Hazreti Hatixhe-ja dhe Hazreti Ajshe-ja. Por përherë afërsija e gjakut nuk do të thotë epërsi në çdo pikëpamje. Nga këto tri femra se e cila ka qen ma e larte. Dijetarët kan folur gjera me diferencë për ato. Hazreti Pejgamberi në një hadisi sherifin e tij kështu thotë: Që ato tri si dhe Hazreti Merjeme (e ama e Isa alejhisselamit), si dhe e shoqja e faraonit Hazreti Asije-ja jan femra ma të larta të botës. Në një hadis tjetër të tij Hazreti Muhammedi kështu thotë: “Fatimeja ësht femra ma e lartë e xhennetit, deri sa Hazreti Hasani dhe Hazreti Huseini jan të rijt e lart”. Nga kjo kuptohet se këta prap se prap kan një prioritet. Pas këtyre simbas gradës së vlerës si musliman vijnë dhjetë persona që quhen me emër të përbashkët “Asherei Mubesh-shere”. Këtyre i u ësht premtuar xhenneti si sihariq. Pas këtyre vijnë 313 veta që kan luftuar në luftën “Bedr”. Pas këtyre 700 luftëtarë të luftës “Uhud”. Ma në fund vijnë ata 1400 veta që e lidhën besën ndaj Resulull-llahut (S.A.V.) ndën pemën “Biaturridvan”. Kemi për detyrë që t'i përmendim emrat e të gjith bashkpuntorve të Resulull-llahut (S.A.V.) të cilët e kan flijuar jetën, i kan harxhuar pasurit e tyre për çeshtjen e Islamit duke qen gjithmon pranë atij. Për këta njerëz të mëdhej musliman nuk duhet që të flasim as gjë të papëlqyeshme. Me i permend emrat e tyre pa respekt ësht shashtisja nga rruga e drejtë. Ai që e don Resulull-llahun duhet që t'i doji edhe shokët e tij. Në një hadisi sherif Hazreti Pejgamberi kështu thotë: “Ai që i don shokët e mij, i don nga shkaku se më don mua. Ai që nuk i don ata, d.m.th. se nuk më don as mua. Dhe natyrisht ai që i ofendon ata, d.m.th. se më ofendon mua, do t'a ket ofenduar edhe Zotin Madhështor. Sigurisht ai që e ofendon Allahun me siguri do t'a ket denimin e merituar”. Në një hadisi sherifin tjetër Pejgamberi i dashur kështu thotë: Zoti Madhështor në dashtë t'i baje një të mirë ndonjenit nga ummeti i im, atëhere e thellon në zemren e tij dashurin e shokve të mij, d.m.th. te “Es'habi qiramit”. Për këte arsye diskutimet midis Es'habi qiramit nuk duhet që t'i marim sikuer ata gjoja mundohen për interesat e tyre personale, ose per t'a shtier në dorë selin e Hilafetit. Pra, me folë kundra realitetit në lidhje me ata, me fol poshtë e përpjetë kundra tyre ësht munafikllëku dhe çon në shkatërim. Sepse ata duke qen së bashku me Resulull-llahun, duke i dëgjuar fjalët e tija fatlume, nuk mund të ken as një qellim për ndonjë pozitë ose për diçka tjetër në botë. Këto gjera ata nuk kishin në zemrat e tyre. Ata kan qen larg nga vese të këqija, kan qen njerëz fare të pastër. Njeri, që disa ditë të ket qen së bashku me një nga evlijat e pejgamberit të lart, përfiton shumë nga vese të tija të bukura, pastrohet dhe shpëton nga lakmijt për botën. Shokët e Pejgamberit kishin sakrifikuar çdo gjën e tyre edhe ma të çmueshme për fen, sepse fjalët e tija për ata gjithmon kan qen si një mësim, si këshill i lart. Duke qen kështu, a mund të mendohet vallë se ata mund të jen përpjekur për të mirat provizore të kësaj bote. Ata të mëdhejt t'onë sigurisht ma të paster jan nga çdo njeri tjetër. Për këta njerëz të mëdhej, të cilët kan luftuar aq shumë, jan përpjekur aq shumë s'ësht as pak e drejtë që të thuhet se ato i kan bër për t'i plotsuar dëshirat e tyre personale. Për Es'habi qiramin që të mendohet diçka e tille nuk ësht as pak e drejtë. Në se ka njerëz që kështu flasin, duhet të dihet se jan armiq t'Es'habi qiramit. D.m.th. se janë duke bër armiqsi kundra Muhammedit (S.A.V.), i cili i ka edukuar dhe ësht kujdesuar për ata. Me i akuzue ata do të thotë me e akuzue Pejgamberin alejhisselam. Nga ky shkak të mëdhejt e fes t'onë kështu na mësojnë: “Ai që nuk e njeh Es'habi qiramin si të mëdhejt t'onë, ai që nuk i nderon ata, do të thotë se nuk e beson Resulull-llahun (S.A.V.)." Lufta e deveve si edhe ajo e “Siffin”-t nuk mund të jen arsye që Es'habi qirami të paraqitet si fajtor. Ne këto luftra ësht e arsyeshme që kundërshtarët e Hazreti Aliut kan shpëtuar nga akuzat, bile jan pajisur me sevape. Për këte ka shkaqe fetare. Në një hadisi sherif kështu tregohet: “Dijetarit të gabuar të Sheriatit për gabimin e tij i falet një sevap, por atij që e gjen at gabim dy ose dhetë sevape. I pari nga dy sevapet ësht mendimi i dijetarit, i dyti sevap ësht që del në shesh e drejta. Këto diskutime ndërmjet dijetarve nuk kan qen armiqsore, as kambengulse. Por kan qen për t'i çuar në vend urdhrat e Islamijetit. Se i cili nga Es'habi qirami ka qen dijetar, mendimtar te Sheriatit dhe t' Islamit. P.sh. Amr ibni Has ka qen një nga dijetarët e mëdhej i spjegimit te Sheriatit. Ësht detyra e domosdoshme e çdo dijetari musliman qe të veproje si mbas dituris qe e ka zhvilluar vet. Edhe në se diturit e tija nuk përputhen me diturin e një dijetari ma të lart se ai vet, prap se prap ai do të bazohet në diturin e vet. Ai nuk ësht i detyruar qe t'i bindet dituris të një tjetrit. Nxansit e imamit të math Ebu Hanife-s, Ebu Jusufi dhe Muhammed Shejbani si dhe nxansit e Muhammed Shafi-ut, Ebu Sevr dhe Ismail Muzeni në shume çeshtje (tema) nuk dakordoheshin me mësuesit e tyre. Ata p.sh. than se jan hallall për disa gjera, për të cilat mësuesit e tyre thoshnin se jan haram edhe ana sjelltas, këta than haram, por ata than hallal. Prandaj për këta nuk mund të thuhet se kan bër gjynah, ose u-ban dijetar të këqij. Me gjithë ate kurrkush ata si të till nuk i ka menduar. Sepse edhe ata kan qen si mësuesit e tyre “muçtehida” (mendimtar Islami). Po, Aliu ka qen ma i lart dhe ma i dijtur se Muavije dhe Amr ibni As-i, ai ka shumë epërsi që e dallojnë nga ata. Edhe mendimet a tija, sidomos mbi sheriatin janë ma të lartë nga puna e tyre të këtij lloji. Me gjith se çdo njeni nga Es'habi qirami ka vepruar në kët drejtim, veprimtarija e tyre nuk ësht e domosdoshme që të përputhet me veprat e këtyre dijetarve të mëdhej. Pyetje: Në luftrat e Xhemel-it dhe të Siff-it shumë nga shokët e Pejgamberit alejhisselam, si dhe nga ata të muhaxhirve dhe nga Ensaret (Ensaret jan vendasit e Medine-s) kan qen pranë Aliut. Të gjith ata i bindeshin atij, e ndoqen ate. Të gjith këta duke qen muçtehida, e pan t'arsyeshme që vendimi që kan mar të jet “vaxhib”. (“Vaxhib” ësht një gjë që sipas Islamit lypset të kryhet). Nga kjo kuptohet se qenka vaxhib me u-përshtat mendimit t'Aliut. Pra, në se thuhet se mendimet mbi sheriatin nuk përputhen me ato t'Aliut, por u-bashkuan me atë, çfar do të themi? Përgjigje: Ndjeksit e Aliut (radijallahu anhu), bashkëluftëtarët e tij nuk u-bashkuan ndërmjet nga shkaku se disa e ndoqën Aliun. Mendimet e shumicës së Es'habi qiramit nuk përputheshin me ato të Hazreti Aliut. Por për ata që të luftojnë së bashku me Aliun u-ba vaxhib. Pyetje: Sa ma lartë që përmendëm, ata që luftuan me Aliun, kan patur të drejtë. Por dijetarët e Ehli synnetit tregojnë se Aliu (R.A.) ka patur të drejtë. Deri sa ata të mendimit të kundërt kan gabuar dhe për shkak se kan kërkuar falje, jan falur, bile edhe sevape kan fituar. Ç'do të thuhet për këte? Pergjigje: Dijetarët të mëdhej Islam si imami Shafi dhe Omer bin Abdulaziz kan njoftuar se nuk ësht xhaiz që për asnjenin nga Es'habi qirami të thuhet se ka gabuar. Prandaj, për të than për të mëdhejt t'onë se kan gabuar nuk ësht as pak me vend. Pra, për të voglit nuk do të jet me vend që të thonë se ata të mëdhej të fes t'on kan bër drejtë, kan vepruar si duhet, kan bër keq, kan bër me gabim, e pelqyen ose nuk e pelqyen këte ose ate. Me gjith se dijetarët e lart kan deklaruar se Aliu (R.A.) ka patur të drejtë dhe se ata të mendimit të kundërt kan gabuar. Me keto fjalë të tyre ata kan dashur që të thonë se, në se Aliu do të kishte folur me ata të mendimit të kundërt, ndoshta do të mund të siguronte që të mendojnë si ai vet. Kështu ndodhi me Zubejir bin Avvamin në luftën e deveve (kamilve). Me gjith se ishte në mendimin e kundert me Aliun, ai duke shqyrtuar ma me hollsi ngjarjen, e ndroi mendimin e vet, hoqi dorë nga lufta. Ja pra, fjalët e dijetarve t'Ehli Synnetit kështu duhet të kuptohen. Për ndryshe me than se Hazreti Aliu dhe shokët e tij të mendimit të tij janë në rrugë të drejtë, nga ana tjetër Ajshe Sidika dhe shokët e mendimit të saj janë në rrugë të gabuar, nuk ësht xhâiz (nuk ësht e drejtë). Këto polemikët e Es'habi qiramit ishin vetëm në drejtimin juridik të Sheriatit. Për ndryshe Es'habi qirami ndërmjet tyre në principët themeltar t'Islamit nuk kishin as një të ndarë. Tani, disa njerëz poshtë e përpjet flasin kundra Muavije-s dhe Amr ibni As'it. Kjo një herë ësht turp i madhë. Këta njerëz fatkeqsisht nuk janë në gjendje me kuptue se me i ofendue shokët e Muhammedit (S.A.V.) d.m.th. e ofendojnë vet Muhammedin. Imâmi Maliq bin Enes thot se ai që e shan Muavijen dhe Amr ibni As-in, po ato sharje i meriton vet.(1) Imami Maliq bin Enes në veprën e tij “Shifai-Sherif” shkruan se: “Ata qe i shajnë dhe i ofendojnë ata t'Es'habi qiramit duhet randë që të dënohen. Zoti madhështor le t'na i mbushi zemrat me dashuri ndaj Habibi-t (Pejgamberit) dhe t'atyre t'Es'habi qiramit. Ata i duan njerëz të pastër nga gjynahe. Munafikët (hipokritët) si dhe ata të poshtrit ata nuk i duan. Ata që duke i kuptuar vlerat dhe epërsit t'Es'habi qiramit dhe që ecin në rrugën e tyre dhe që i respektojnë, quhen Ehli Synnet, që do me than njerëz të synnetit, njerëz që veprojnë si mbas veprave, lëvizjeve dhe të thanave të Muhammed alejhisselamit. Disa njerëz thon se: disa nga ata i duam e disa nuk i duam. Në këtë mënyrë këta njerëz i akuzojnë ata t'Es'habi qiramit, por duke than se disa nga ata i duam e disa nuk i duam, do të thotë se janë duke i akuzuar të gjith ata. N'Islam principët jan të caktuarë, ato janë të vërtetë e të gjalla. Ata pra musliman që thonë se: këta nga Es'habi qirami i duam e këta nuk i duam, janë nga tarikati “Shi'i”. Nga këta musliman sot ka shumë n'Iran, Indi dhe n'Irak. Në Turqi nuk ka. Disa armiq për t'i mashtruar muslimanët e pastër Alevi të Turqis, i quajtën ata Alevi. Alevi d.m.th. muslimanë që e duan Aliun (R.A.). Për t'a dashur njenin, do të thotë që të jesh në rrugën e tij, që t'a duash atë që e don ai. Këta Shi'it po t'a kishin dashur Aliun, do t'a ndjeknin rrugën e tij. Deri sa Aliu i donte gjith ata t'Es'habi qiramit pa dallim. Aliu ka qen edhe këshilltar i khalifit të dyt, Omerit. Ai i ndiente idherimet e Omerit. Bile të bijen e vet nga Fatime-ja Ummi Gjylsym-in e martoi me Omerin. Hazreti Aliu në një hutbe (fjalim ne xhami) të tij për Muavijen kështu thotë: “Vllezrit t'onë u-ndan nga ne, por ata nuk janë qafira, as kan ndonjë vesë të keqe. Kështu i kishin mendime të tyre duke mos u-ndar nga Sheriati." Talhai duke luftuar me të, ra dëshmor. Hazreti Aliu i a pastroi fetyrën nga pluhri, i a fali xhenazen (kufomën). Zoti Madhështor në Kur'âni qerim na njofton se “Muslimanët janë vllezër”. Në âjetin e fundit të sures Fetih, Zoti Madhështor na ban të dijtur se njerzit e Es'habi qiramit e donin njeni tjetrin. Mos me e dashtë njenin bile nga ata e sidomos me ushqye armiqsi kundra ndo njenit nga ata, do të thotë mos me e besue Kur'âni qerimin. Dijetarët e Ehli synnetit shumë mirë i kishin kuptuar epërsit e Es'habi qiramit. Dijetarët e Ehli synnetit na kan urdhruar që t'i duam që të gjith ata, sepse burrat e Es'habi qiramit i shpëtuan muslimanët nga fatkeqsit. Ata që nuk e duan Ehli-bejtin, d.m.th. Hazreti Aliun, fëmijt e tij, sojin e tij, ata që ushqejnë armiqsi kundra këtyre që janë si: Bebe-ja e syrit “t'Es'habi” qiramit, quhen “Harixhi”, por sot quhen edhe “Jezidî”. Feja dhe besimi i këtyre janë aq të prishura, sa që ma nuk kan as një lidhje me muslimanllëkun. Ata që thonë se i duan që të gjith t'Es'habi qiramit, por nga ana tjetër nuk janë në rrugën e tyre dhe se për mendimet e veta të shëmtuara thonë se janë mendimet e tyre, quhen “Vehhabî”. Vehhabijt nuk i pëlqejnë dijetarët e Ehli synnetit. Nuk i pëlqejnë të mëdhejt t'onë si dhe muslimânët Shi'i. Për të gjith këta thon se janë të këqij. Mendojnë se musliman jan vetëm ata. Për të tjerët që nuk jan musliman si vet, thon se janë “mushrik” (qafir). Prona dhe shpirti i tyre, thon se janë hallall për Vehhabît. Këto gjera nuk i njohin për vehten si të ndaluara. Duke nxjerr kuptime të gabueshëm e të prishur nga Kur'ani dhe hadisët, mendojnë se muslimanllëku ësht kjo. I mohojnë argumentët e Sheriatit dhe të ligjeve të tija, i mohojnë shumë hadise. Dijetarët e katër mez'hebve në shumë vepra të tyre me argumenta kan vërtetuar se ata që u-larguan nga Ehli synneti janë shashtisur nga rruga e drejtë dhe se e kan damtuar Islamijetin në masë të madhe. Për njohuri ma të gjerë lexoni këto libra: “Kijamet ve âhiret”, “Seadeti ebedijje” (turqisht), “Minhatul Vehbijje”, “Et-tevessul-u bin-Nebi ve bissâlihîn”, “Sebîl-un-nexhâ” (arabisht) dhe “Sejful ebrâr” (persisht). Këto libra jan botuar nga shtëpija botuese “Hakikat kitab evi” në Stanboll. Ibni Abidini[Muhammed Emin ibni Abidîn vdiq në v.1252 p.Hixhreti (1836 p.Krishtit në Damask.)]ne volumin tret të veprës së tij duke i përshkruar rebelët dhe në veprën e tij “Nimeti Islam” duke folur mbi niqah-un (kurorzimin) haptazi tregon se Vehhabît jan “ibahî” (shif skjarimet në fund të librit). Një nga admiralët e Sulltan Abdulhamid-it II Ejjub Sabri Pashai[Ejjub Sabri Pashai vdiq në v. 1308 (1890)]në veprat e tija “Mir'at-ul-haremenj” dhe “Tarih-i-Vehhabijjân” dhe Ahmet Xhevdet Pashai në volumin e shtat të Historis gjer'e gjatë shkruan mbi Vehhabît. Libri i Jusuf Nebhânî-t “Shevahidur hak” në gjuhën arabe Vehhabîve dhe Ibni Tejmijje-it jep një përgjigje të gjatë. Pesdhet faqe të këtij libri më 1972 janë botuar në vepren e tij “Dijetarët Islam dhe Vehhabît”. Ejjup Sabri Pashai thotë se Vehhabillëku dolli në Gadishullin e Arabis më 1791 si perfundim i një kryengritjeje të përgjakshme. Një nga përhapsit si të themi sektit Vehhabî ësht një Egjyptas me emrin Abduh Muhammed. Ky ka qen simpatizeri i kryetarit te Masonve të Kajro-s Xhemaleddin-i Efgani-ut dhe në vepra të veta haptazi e shkruante adhurimin ndaj tij. Librat e tija në kohë të pushtetit të partis politike “I ttihat ve terakki” i paraqiteshin rinis si një vepër të çmuar të “reformistit” Abduh. Për t'a rrëmuar Ehli synnetin, për t'a çuar Islamijetin në disfatë, armiqt e Islamit ishin në pritë. Ata duke u-shndruar në formën e fetarve musliman të vërtet, ashtu pra duke e lavdëruar muslimanllëkun, e ndeznin ngashnjimin. Abduhu u-lartësua në qiell. Për dijetarë të mëdhej t'Ehli synnetit, imamët e mez'hebve u tha se janë injorantë. Ata filluan që të mos përmenden ma. Por stërgjyshët t'on që kan dijtur që t'a derdhin gjakun për hirë të pejgamberit si dhe të bijt nobël të dëshmorve të nderuar, përkundrazi të propagandave e reklamave të milliona e milona parash, nuk e besuan këte propagandën e tyre. Bile këta “heronjë të fes” nuk i dëgjoi as i njofti bota muslimane. Xhenabi Hak (Zoti Madhështor) i mbrojti të bijt e dëshmorve të Islamit nga sulmet e padrejta e të poshtra, nga armiqt e Islamit. Edhe sot për sot librat e shkrimtarve t'as një mez'hebi: Mevded, Sejjid Kutb dhe Hamidull-llahut duke u-përkëthyer, parashtrohen përpara rinis. Nëpër këto përkëthime që lavderohen, shofim se ndodhen idet të shemtuara që nuk përputhen me mësimet e dijetarve musliman. Ujt flejn, armiku nuk flen. Zoti Madhështor për hirë të pejgamberit të tij të lart le t'i zgjoji muslimanët nga gjumi i rand. Zoti Madhështor të na ruaj nga të besuarit në gënjeshtrat e akuzat e armiqve. Amin. Mos t'a mashtrojmë vehten vetëm duke u-lutur. Pa u-përshtatur hyjnis së Zotit Madhështor, pa u-ngjit shkaqeve pa vend, me u-lut do të thotë që të presim mrekulli nga Zoti Madhështor. Në Islamijet edhe punohet edhe lutet. Ma përpara duhet të kërkohet shkaku, pastaj duhet që të lutet. Për të shpëtuar nga të këqijat, kushti i par ësht që t'a mësojmë Islamijetin dhe të bajmë të mundur që ai të mësohet nga të tjerët. Gjithashtu besimin, farzet dhe haramet, qoftë mashkull ose femër, duhet që t'i dijmë. Këte e kemi si detyrë të parë. Ata që nuk i mësojnë fëmijt e tyre besimin e Ehli synnetit si dhe diturinë fetare ndodhen përpara rezikut që të ndahen nga muslimanllëkut dhe të bahen qafira. Pra, lutjet e tyre nuk pranohen, prandaj ësht e pamundur që të shpëtojnë nga qafirllëku. Resulull-llahu (S.A.V.) kështu ka urdheruar: “Ku ka dituri, ka muslimanllëk, ku s'ka dituri nuk mund të ndodhet muslimanllëku.” Sikuer që duhet të ham e të pijmë për të mos vdekur, ashtu edhe duhet që t'a mësojmë fen dhe imanin që të mos mashtrohemi përpara qafirve. Të parët t'onë gjithmon mblidhen dhe i lexonin librat e dituris mbi rregullat e fes dhe e mësonin fen. Vetëm në këte mënyrë mbetën si musliman. E shijuan Islamijetin. Këte dritën e lumturis ata na e pruan. Për të mbetur si musliman për jetë, ësht e domosdoshme që ne, prindet e fëmijve t'ona t'i edukojmë ato me frymën e Islamit. Për t'i mbrojtur fëmijt t'ona nga qafirët si të mbrendshëm, ashtu edhe të jashtëm, mbi të gjitha duhet që t'i edukojmë me diturin fetare t'Islamit. Prindrët që duan që fëmijt e tyre të jen musliman, pa tjetër duhet që t'a mësojnë Kur'ani qerimin. Mbassi tani kemi mundësi, le t'a mësojme Islamin fëmijve t'ona. Pas kohës së moshës shkollore kjo do të jet e pamundur. Mbas fatkeqsis nuk ka shpëtim. Nuk duhet besuar librave, gazetave dhe revistave, radiove dhe televizioneve t'armiqve të Islamit. Ibni Abidini në volumin e tret të librit të tij thotë se: “Ata qe duke mos patur as fe, po tregohen si musliman dhe të gjitha të këqijat i paraqesin si t'Islamit, quhen “zindik”. Këta armiq t'Islamit në mënyrë të ndytë po mundohen që t'i largojnë muslimanët nga feja. Pyetje: Njeni qe ka lexuar disa të perkthyerë nga librat e qafirve thotë se: “Duhet që t'i lexojmë tefsirët (komentet) e Kur'anit. Kuptimet e fes t'onë, kuptimin e Kur'ani qerimit t'i u lem dijetarve të fes", mund të jet një mendim i rezikshëm dhe i tmershëm. Në Kur'ani qerim nuk thuhet “O dijetarë të fes, por thuhet: O besimtarë, o njerëz”. Nga kjo arsye, çdo musliman vet do t'a kuptoje Kur'ani qerimin, nuk do të presi nga tjerët. Njeri i këtill don që çdo njeni të lexoj tefsir dhe hadis dhe ai thotë se dijetarët e Islamit, njerëz t'Ehli synnetit nuk rekomandojnë leximin e librave të dituris fetare. Libri “Bashkimi n' Islam dhe sektet në fikh” i autorit Egjyptas Reshit Rizân-it, publikuar nga ana e Kryesis të fejave të Turqis me 1974 krejtësisht i habiti lexuesit. Në shumë vende të këtij libri, veçanërisht në fjalimin e gjashtë autori kështu thotë: Aq shumë i lartësuan mendimtarët e içtihadit, sa që arrijten t'i krahasojne me pejgamberët, bile arrijtën që t'i preferojnë fjalët e tyre e të heqin dorë nga hadiset. Ata than se filan hadisi u-anullua, në vend të tij mendimtari i yn ka nje hadis tjetër, e tj. Këta fallsifikues vepruan me fjalët e njerzve, të cilët i mohuan hadisët. Këta jan larguar edhe nga Kur'ani. Ata thonë se përveç mendimtarit t'içtihadit kurrkush tjetër nuk mund t'a kuptoje Kur'anin. Këto fjalë të këtyre mendimtarve t'içtihadit tregojnë se janë kopijuar nga çifutet dhe nga krishterët. Por ësht ma e lehtë që të kuptohen Kur'ani dhe hadisët se sa librat e dijetarve t'içtihadit. Ata që përdorin fjalët dhe terimet arabe nuk hasin në vështërsi. Kush mund t'a mohoje se sa Zoti Madhështor që e spjegon fen? Kush mund të mohoji se sa Resulull-llahu që ësht në gjendje t'a kuptoje e t'a spjegoje dëshirën e Zotit Madhështor? Me than se skjarimet e Hazreti Pejgamberit ummetit të vet nuk jan të mjaftueshem, arrin që të kuptohet se ai Mubareku nuk e ka kryer detyrën e vet si resul (pejgamber). Shumica e njerzve po mos t'a kuptonin Kur'anin dhe synnetët, Zoti Madhështor at Libër dhe synnetët nuk do t'i kishte bër të detyruarshme për të gjith. Njeriu gjera që i beson, do t'i besoji me argumenta. Zoti Madhështor imitimet i ka konsideruar si të shëmtuar. Ata qa i imitojne të parët e tyre, nuk do të ken arsyetime, thotë Zoti Madhështor. Ajeti qerimet e Kur'anit tregojnë se imitimin nuk e pëlqen Zoti Madhështor. Për t'i zgjuar të rijt kundra rezikut të separatizmit, dijetarët Musliman kan shkruar vepra shumë të çmuarë. Si përgjegje pyetjes sa ma sipër, duke filluar nga faqja 771. të librit te Jusuf Nebhani-it “Huxh-xhet-ull-llahi alel-alemin”, pamë të arsyeshme që të përkthejmë si vijon: “Nuk ësht punë e çdo njeriu që të nxjer rregulla qensore nga Kur'ani qerimi. Këte s'e kan mundur që t'a bajnë edhe mendimtarët musliman, sepse rregullat qensore të Kur'anit i ka skjaruar Pejgamberi alejhisselam në hadiset e veta. Kur'ani qerimin vetëm Resulull-llahu e ka skjaruar dhe hadisët e tija kan mundur që t'i kuptojnë e t'i skjarojnë shokët e tij t'Es'habi qiramit si dhe mendimtarët e içtihadit. Për t'a kuptuar këte, Zoti Madhështor i ka pajisur muçtehidët me dituri mendore dhe transmetuese si fuqi kuptimi dhe zotsi ruajtjesh në mend (përmendsh). Në krye të këtyre epërsive tek ata vjen “takva”, që do të thotë besimi i plot ndaj Zotit Madhështor, pastaj vjen “nur”-i në zemrat e tyre. Muçtehidet me ndihmën e këtyre epërsive të tyre i kan kuptuar fjalët e Zotit Madhështor dhe të Resulull-llahut (S.A.V.) si dhe kërkesat dhe qëllimet e tyre. Deri sa ata që s'kan qen në gjendje që t'i kuptojnë, i kan skjaruar me “kijas” (Shif skjarimet në fund të librit). Çdo imam i të katër mez-hebve ka shpallur se nuk kan folur mbi çeshtje të ndryshme me pëlqimin e vet dhe i kan porositur nxansit e veta se: “Në se hasni në hadisin “Sahih”, mos mirni parasysh fjalët e mija, por mirni parasysh hadisin e Resulull-llahut alejhisselam.”Imamët e mez-hebve këto fjalë i u kan folur dijetarve të mdhej që kan qen muçtehid si vet. Këta dijetar jan ata që i dijnë dhe i njofin të katër mez-hebet shumë mirë. Këta me ndihmën e argumentave t'içtihadit të imamit dhe duke shqyrtuar njohurit dhe mbartjen e hadisit të ri e të sakt dhe duke shqyrtuar se cila njohuri dhe mbartje ësht konstatuar si të fundit, ma në fund duke shqyrtuar edhe shumë kushte të tjer, mund të kuptojnë se cili nga ato argumenta do të preferohet. Ose imami muçtehid për zgjidhjen e një çeshtjeje, si argument në të cilin do të bazohet hadisi sherifi akoma nuk i ka arrijtur në dorë, atëhere jep vendim me “kijas” (qe do te thotë krahasim). Nga ana tjetër nxansit e tij për të njejtën çeshtje japin tjetër vendim duke u-bazuar në hadisi sherifin kompetent të cilin e kan gjetur. Por nxansit duke i bër këto içtihade nuk largohen nga rregullat e imamit të mez-hebit të tyre. Edhe pasardhsit e tyre kishin mar vendime të përngjajshëm. Nga e gjith kjo kuptohet se ata muslimanë që i ndjekin imamët e katër mez-hebve dhe nxansit e tyre i përshtaten vendimeve të Zotit Madhështor dhe të Resulit të Tij. Këta muçtehidët i kan kuptuar vendimet, gjykimet të Kur'ani qerimit dhe të hadiseve. Edhe muslimanët i kan ndjekur skjarimet e tyre mbi Kur'anin dhe hadisët. Sepse Ajeti i dyzet e tre i Sures Nahl e ka kët kuptim: “Në se nuk dini, pyetni ata që dijnë”. Ky Ajeti qerime tregon se çdo njeni nuk do t'a kuptoje Librin dhe Synnetin dhe se nuk do të mundet që t'i kuptoji. Njëkohësisht tregon se ata që nuk e kuptojnë Kur'anin dhe hadisët, le t'i pyesin ata që i dijnë. Në kët Ajet kështu urdhërohet. Ky Ajet tregon se çdo njeni nuk do të mundet që t'a kuptoje Librin dhe synnetët dhe se do të ket njerëz që nuk do të munden t'i kuptojnë ato. Ata që nuk i kuptojnë, për veç asaj që duhet të përpiqen për t'i mësuar Kur'anin dhe hadisët vet, por duhet të përpiqen qe ato t'i mësojne nga ata që i dijnë. Po t'i kishte kuptuar se i cili Kur'ani qerimin dhe hadisët vet, nuk do të dilhin 72 grupe të degjeneruara. Formuesit e këtyre grupeve kan qen dijetarë të lartë. Por as njeni nga ata nuk mundi qe t'i mari vesh kuptimet e Ajetve të Kur'ani qerimit e të hadisvet. Duke i kuptuar gabimisht, u-ndan nga rruga e drejtë. U-ban shkak qe me miliona musliman të hidhen në shkatërim. Duke nxjer kuptime me gabim nga Kur'ani, disa të degjeneruarë arrijtën qe të thon për muslimanë të vërtet se jan qafira. Ne librin “Qeshf-ush-shubuhat” thuhet se ësht “mubah” (lejuar) qe të vriten muslimanët e Ehli synnetit dhe se pronat e tyre mund të plaçkiten. Zoti Madhështor vetëm ummetit të Pejgamberit të vet të dashur i ka dhuruar mundësi që të formojnë mez'hebët e tyre e të mblidhen rreth tyre. Zoti Madhështor duke i krijuar nga një anë imamët (dijetarët)e besimit, nga ana tjetër i ka ruajtur ata që të mos shashtisin nga rruga e drejtë, nga zindikët, mulhidët dhe dreqrit. Pra, për t'i ruajtur diturit e besimit, i ka krijuar imamët për t'a ruajtur fenë ngja prishja. Në fen e çifutve dhe të krishterve këto nuk ka, prandaj ato jane prishur, jan bër lojë. 400 vjet pas vdekjes se Resulull-llahut dijetarët Islam njezëri kan njoftuar se nuk mbetën dijetarë të lart që të bajnë içtihad. Ata që thonë se: “tani lypset që të zbatohet içtihadi”, kuptohet se janë çmendur, ose jan injoranta të fes. Dijetari i madh Xhelaleddin-i Sujûti[Sujuti Abdurrahman vdiq ne Egjypt në v.1505.] kishte than për vehten se ka arrijtur në shkallë që mund të baje içtihad. Dijetarët e kohës i kishin drejtuar një pyetje dhe kësaj pyetjeje ai dy përgjegje kishte dhan. Por, e cila përgjegje do të jet ma e saktë, nuk dijti të përgjigjet. Tha se nga okupimi i madh nuk ka patur kohë që të meret me këte. Por nga ai kishin kërkuar që të baje içtihad mbi një fetva. (Shif skjarimet në fund të librit). Deri sa fetva-ja esht një nga çeshtjet ma të thjeshta. Kuer një dijetar i lart si imami Sujuti rezervohet që të baje diçka të tillë, që të baje içtihad mbi një fetva, atëhere për ata që i shtyjnë muslimanët në një rrugë të tillë, çfar do të themi, se sa të çmendur ose injoranta të fes. Imâmi Gazali[Imami Muhammed Gazali vdiq në v.1111 në Tus.] në librin e tij “Ihja-ul-ulûm” thotë se në kohën i tij, nuk ka patur njerëz të içtihadit. Në se një musliman që s'ësht muçtehid, dëgjon një hadis sahih (hadisi sahih d.m.th hadisi sakt) dhe i vjen rand të japi vendimin që nuk përputhet me mendimin e imâmit të mezhebit të vet, ky musliman do të kerkon zgjidhjen në një nga katër mez'hebet dhe në këte mënyrë do t'a gjeje muçtehidin ma të përshtatshëm dhe këte punë duhet t'a baje simbas atij mez'hebi. Dijetar'i madh imâmi Nevevî[Jahja Nevevi vdiq në Damask mê 1277.]) në librin e tij “Ravdat-ut-tâlibin” këte çeshtje e skjaron në mënyre të gjerë. Sepse ata që nuk kan arrijtur deri në shkallën e içtihadit, nuk ësht xhaiz (e lejuar) qe të flasin mbi Kur'anin dhe hadisët. Tani disa injoranta pretendojnë se, si e si kan arrijtur në shkallën e içtihadit dhe se munden të nxjerin kuptime nga ajetët dhe synnetët dhe se nuk kan nevojë për burime dijenish të as njenit nga katër mez'hebe. E braktisin mez'hebin që e kan ndjekur vite me radhë. Me idet e tyre të prishura mundohen që t'i kalbin mez'hebët. Thon se “nuk mund t'i ndjekim njerzit e fes si të t'onët”. Këto janë budallalluqe. Me dyshime të shejtanit si dhe me nxitjet e dëshirave të shpirtit pretendojnë epërsi. Nuk mund të kuptojnë se me këto fjalë ata tregojnë budallalluqe dhe poshtërsit e tyre. Midis tyre shofim edhe ata që pretendojnë se, se icili duhet lexuar tefsir nga këta dhe nga Buhari-ut duhet të nxjerin vendime. Ata qe pretendojnë këto gjera si dhe ata që i shkruajnë këto, fatkeqsisht i shofim. Mos, vllau i im musliman, ruju nga shoqërija e këtyre, mos mendo se ata jan njerëz të fes. Perqafoje mez'hebin e imâmit t'and. Nga katër mez'hebe mund t'a zgjedhish cilin do. Por nuk ësht xhaiz (e lejuar) me kërkue lehtësi në mez'hebet (Telfik), se cili ësht i kollajshëm e cili nuk esht. “Telfik” do të thot se duke i shqyrtuar lehtësit e mez'hebve, të konstatohet se një punë e bër nuk përputhet me as njenin nga ata. Duke bër një punë, mbassi i pershtatemi njenit nga katër mez'hebet, d.m.th. se mbassi kjo punë ësht në drejtimin e këtij mez'hebi, që të jemi të sigurt se kjo punë e bër i përshtatet edhe atyre tre mez'hebve tjer, duhet që t'a shqyrtojmë edhe nga pikpamjet e tyre dhe t'i respektojmë. Atëhere në se kështu veprojmë, do të kemi fituar shumë sevape. Edhe kësaj i thonë “Takva”. Muslimani, i cili duke i lexuar dhe kuptuar mirë hadisët, ma par do t'i mësoji hadisët udhëtregues të mez'hebit të vet, pastaj duhet qe t'i baji punët që i lavdërojnë hadisët. Duhet qe t'a mësoje lartësin dhe vlerën e fes Islame. Duhet që t'i mësoji emrat dhe atributët dhe përsosmenin e Zotit Madhështor, si dhe jetën, virtytet dhe mrekullit e Resulull-llahut alejhisselam, t'a mësoje botën dhe ahiretin, t'a mësoje xhennetin dhe xhehennemin, si dhe melaiqet dhe exhinet. Duhet që t'i mësoji epërsit e Kur'ani qerimit dhe te Resulull-llahut (S.A.V.). Duhet që t'a mësoje jetën e tij, të Aliut si dhe të Es'habi qiramit si dhe shumë dituri të botës dhe të ahiretit. Në hadisi sherifët e Resulull-llahut alejhisselam jan mbledhur të gjitha diturit mbi botën dhe ahiretin. Përveç gjith kësaj që u-tha sa ma lartë, kush thot se vendime të maruna simbas hadisve nuk kan vlerë, besojmë se ësht injoranti madh. Përveç hadisve që përmbajnë dituri të panumurta, ato që i përbajnë ibadete dhe veprime janë pak. Simbas disa dijetarve ato jan rreth 500. Me ato të përsëritura që jan, nuk kalojnë ma se tre mijë. Ndër këto kaq pakë të hadisve s'ësht e mundur që të mos ket dëgjuar as një imam nga katër mez'hebët të paktën një hadis sahih (të sakt). Të paktën njeni nga imamët e katër mez'hebve do t'i ket mar hadisët sahih si udhëtregues. Një musliman në se shef se një punë e mez'hebit të vet nuk përputhet me hadisin sahih, këte punë duhet që t'a baje si mbas içtihadit të një mez'hebi tjetër që ësht sakt, nuk do t'a mari parasysh vendimin e mez'hebit të vet mbi kët hadis, por do t'a ndjeki at mez'heb që ka dhan vendimin mbi kët hadis. Sepse, imami i atij mez'hebi duke ditur se ai nuk din argumentët e vendimit, ka kuptuar se nuk ka as një pengesë që të veprohet simbas atij hadisi. Me gjith ate këte punë ësht xhaiz që t'a baje edhe simbas mez'hebit të vet. Sepse içtihadi i imamit të mez'hebit të vet bazohet në një argument të sigurt. Në këto raste imituesit që nuk e din kët argument në Islamijet, i njihet ndjesa (falja). Sepse imamët e të katër mez'hebve duke bër içtihade të ndryshëm, nuk jan larguar nga Kur'ani dhe synneti. Mez'hebët e tyre jan skjarimet e Kur'anit e të synnetit. Ata i u kan skjaruar muslimanve kuptimet dhe vendimet e Kur'anit dhe të synnetit. I kan skjaruar në mënyra të hapura e të kuptueshme duke i shkruar në libra. Këto vepra të imamve të mez'hebve për fen Islame jan aq madhështore, sa që pa ndihmën e Zotit Madhështor, zotsija e njeriut nuk dot'i u mjaftonte. Këto mez'hebët jan provat ma të shendoshta se Resulull-llahu ësht pejgamber dhe se feja Islame ësht feja e saktë. Të ndaret e imamve të fes njeni nga tjetri ësht vetem në çeshtjet e “furû-i dîn”, d.m.th. në çeshtjet të “fikh” (gjykimet Islamik). Në metodat e fes, d.m.th. në besim dhe iman nuk kan as një të ndarë. Nuk kan të ndarët as në pikëpamjet e gjykimeve të marun nga hadisët. Vetëm në disa degë të dituris të gjykimit kan të ndarët. Për këte ka qen shkaku se ata randësit e argumentave i kan kuptuar se i cili në mënyrë te vet. Këto të ndarët të parandësishme për ummetin t'on jan rahmet. Ësht xhaiz (lejuar) për muslimanët që t'a ndjekin cilin do qoftë mez'hebin që i u vjen ma kollaj. Këte të ndarë Resulull-llahu ka lajmëruar si gjë të mirë që esht. Për diturit e besimit, d.m.th. për gjera që duhet të besohen, içtihadi nuk ësht xhaiz. Bahet shkak për shashtisje nga rruga e drejtë, për degjenerim. Shkakton gjynah të madh. Në diturit e imânit ka vetem një rrugë, ajo ësht rruga e Ehli synnetit dhe mez-hebi i tyre. Në të ndarët në dhanjen e vendimeve mbi një çeshtje ndërmjet mezhebve, vendimi i njenit mez'heb do të jet i drejt. Për kopjuesit e këtij vendimi i falen dy sevape, për kopjuesit e vendimeve që s'jan të drejta, i u falet një sevap. Mez'hebët me qen me rahmet tregon se ësht xhaiz i(lejueshme) që një musliman mund t'a ndroje mez'hebin dhe të kopijoje mez'hebin tjetër. Por përveç katër mez'hebve, mez'hebët tjër përveç Ehli synnetit bile Es'habi qiramin me kopijue nuk ësht xhaiz. Sepse mez'hebët e tyre nuk jan shënuar në libra, jan haruar. Përveç katër mez'hebve të njohura s'ka qen e mundur për kopijimin e tjetër kujt. Dijetarët e Islamit një zëri kan deklaruar se me kopjue Es'habi qiramin nuk ësht xhaiz. Këte na ban të dijtur edhe imâmi Ebu Bekri Razi[Ebu Bekr Ahmet Razi vdiq më 980]. Mez'hebët dhe muçtehidët sidomos krerët e katër mez'hebve epërsit dhe mez'hebët e tyre i kan mar nga Kur'ani dhe synneti. Nuk kan dalur jasht këtyre. Vendimet e veta mbi çeshtje të ndryshme që kan bër me “ixhma” ose “kijas” nuk jan nisur me bindjet e veta, por jan bazuar në Kur'ân dhe synnet. Për t'a kuptuar këte, rekomandohet që të lexohen veprat e imâmit Abdulvehhab-i Shârâni-ut: “Mizân-ul -qubra” dhe “Mizân-ul-hidrijje”. Përkëthimi i librit “Huxh-xhetull-llahi alel'âlemîn” këtu mori fund. Të shkruara sa ma sipër jan përkthime nga arabishtja. Si në të gjitha botime t'ona, ashtu edhe këtu shtesat të maruna nga libra të tjer jan shënuara me thojza. Origjinali arabisht i librit “Huxh-xhetull-llahi alel'âlemîn" si ofset ësht botuar në Stanboll më 1974. Âjete të ndryshem i lavdërojne dijetarët dhe dijen. Abdulganî Nablûsi në librin e tij “Hadika” thotë: Në Âjetin 7. të Sures Enbija të Kur'âni qerimit, meâlen (perkthim jo fjalë për fjalë) kështu thuhet: “Ato që nuk i dini pyetni kompetentët e ziqrit.” Ziqr do me than shkencë e dituris. Ky Âjeti qerime urdhëron që ata që nuk dijnë, duke i gjetur dijetarët le t'i pyesin dhe le të mësojnë nga ata. Në Âjetin e shtatë të Sures Imran kësntu thuhet: “Kuptimet e Âjetve muteshahiba (këto jan âjetët me kuptime jo të kjarta) mund t'i dijnë vetëm njerëz të ditur”, edhe n'Âjetin 18 thuhet “Egzistencën e Zotit Madhështor dhe se Ai ësht një e kuptojnë dhe bajnë të njohur dijetarët talenta”. Në Âjetin 81 të sures Kasas thuhet: “Dijetarët kishin than për njerzit kështu: “Jazëk ju qoftë juve që jeni me iman dhe që jeni duke bër vepra të mira, si shperblim për këto sevape që do t'u japi Zoti Madhështor jan ma me vlerë se ato të mira botrore. “Edhe në Âjetin 56. të sures Rum kështu thuhet: “Talentët e dituris dhe të fes do të thon se dita e kijametit që e keni mohuar, ja kjo ditë ësht”, dhe në Âjetin 108 të sures Nisa kështu thuhet: “Njerëz talenta të dituris kuer e dëgjojnë Kur'ânin, bien në sexhde dhe tek krijuesi nuk ka as një të metë dhe se Ai nuk këthehet nga fjala e dhanun, thonë. Në Âjetin 54 të sures Haxh kështu thuhet: “Dijetarët e kuptojnë se Kur'âni qerimi ësht fjala e Zotit Madhështor. “Ne Âjetin 50 të sures Ankebut kështu thuhet: “Kur'âni qerimi ësht vendosur në zemrat e dijetarve”, deri sa në Ajetin e gjasht të sures Seb' thuhet: “Dijetarët e dijnë se Kur'âni qerimi ësht fjala e Zotit Madhështor dhe se ai na çon kah pëlqimi i Zotit Madhështor”. Në Âjetin 11. të sures Muxhadele kështu thuhet: “Në xhennet dijetarët do të gradohen ma lartë”, në Âjetin 27. të sures Fatr kështu thuhet: “Vetëm dijetarët frigen nga Zoti Madhështor” dhe në Âjetin 14. te sures Huxhurat: “Ma i vlershmi nga juve ësht ai që ma tepër friget nga Zoti Madhështor.” Në përmbledhjen e hadisve në librin “Hadika” hadisët të shënuar në faqen 365. jan si vijon: “Për ate që i mëson njerzve të mirën, melaiqet dhe të gjitha gjallresat bajnë duva (i luten Zotit Madhështor).” Libri vazhdon: “Ditën e kijametit ma parë pejgamberët, pastaj dijetarët, pastaj dëshmorët do të përfitojnë nga falja e gjynahve”. Pastaj: “O njerëz, dijeni se shkenca mësohet nga dijetarët, mësoeni shkencën (diturin), me mësue shkencën ësht ibadet. Edhe ai që ban të mësohet, edhe ai që e mëson shkencën (diturin), fitojnë sevapin e “xhihat-it”. (Xhihad esht lufta e shenjtë për fen). Me ba që diturija të mësohet ësht diçka sikuer të jepet sadakaja (lëmoshë). Me e mësue diturin nga dijetari ësht sikuer të falet namazi “tehexh-xhud”. Autori i librit të fetvave “Hulasa” Tahir Buhari[Tahir Buhâri vdiq në vitin 1147] thotë: Me lexue libër të fikh-ut ësht ma sevap se sa me fal namaz të natës”. Sepse me i mësue farzët dhe haramët nga dijetarët, ose nga veprat e tyre ësht farz (e domosdoshme). Një gjë që t'a baje vet ose këte gjë t'i mësoji tjerve ësht ma sevap se sa të lexoji librat e fikh-ut, ose me falë namazin “Tespih”. Në hadisët: “Me e mësue diturin ësht ma sevap se sa të falen të gjith namazët “nafile”. Sepse edhe ai që i mëson edhe ata që mësojnë kan përfitime. Si ata që i mësojnë tjerve, ashtu edhe ata që mësojnë përfitojnë nga sevapi i “Besnikvet”, thuhet në hadis. Diturit Islamike mësohen vetëm nga mjeshtrit e tyre dhe nga librat e tyre. Ata që pretendojnë se nuk ka nevojë për librat dhe për udhëtreques janë renacakë dhe zindik. Ata i mashtrojnë muslimanët, i çojnë në katastrofë. Diturit fetare jan nxjer nga Kur'âni qerimi dhe nga hadisët. (Përkthimi nga “Hadika”[Botuesi i veprës “Hadika” Abdulgani Nablûsi vdiq në vitin 1731.] mbaroi. Zoti Madhështor Resulin e Tij e dërgoi për t'a njoftuar dhe për t'a skjaruar Kur'âni qerimin. Es'habi qirami të njohurit e Kur'âni qerimit i mësuan nga Resulull-llahu. Edhe dijetarët e fes ato i mësuan nga Es'habi qiramit. E pastaj edhe të gjith muslimanët ate e mësuan nga dijetarët e fes dhe të librave të tyre. Në hadisi sherifët: “Diturija ësht thesar, çelsi i këtij thesari ësht të pyesish dhe të mësojsh”. Mësoeni diturin dhe bani që edhe të tjerët t'a mësojnë”. “Çdo gjë e ka burimin e vet. Burimi i Takva-s (besimtaris) ësht zemra e të diturvet. Me e mësue diturin ësht qefaret (anullimi i gjynahvet). Imâmi Rabbanî në faqen 193. të volumit të librit të tij “Mektûbât” kështu thotë: “Ai që ësht mukellef lypset ma parë që t'a korigjoje fen dhe imanin e vet. D.m.th. me e mësue diturin e akâid-it (akâid d.m.th. regullat e fes) të dijetarvet të Ehli synnetit dhe me besue në këto diturit në mënyrë të përshtatshme. Zoti Madhështor le t'i pajisi me shumë e shumë sevape këta dijetarë të mëdhej. Amin. Në kijamet shpëtimi nga torturat e xhehennemit do të mvaret nga besimi ndaj diturive të tyre. Vetëm ata që e ndoqën rrugën e tyre do të shpëtojnë nga xhehennemi. (Pra ata që e ndoqën rrugën e tyre qûhen “synnî). Vetëm këta e ndjekin rrugën e Resulull-llahut dhe t'Es'habit të tij. Diturit të vlershme të nxjeruna nga Kur'âni qerimi dhe synneti jan të drejta vetëm ato që jan shënuarë nga këta dijetarë të mdhenj. Sepse çdo njeri bid'at" (reformist) dhe çdo i shashtisur nga rruga e drejtë me mendjen e tij të shkurtë thot se mendimet e veta i kan mar nga Kur'âni dhe synneti. Këta mundohen që t'i mashtrojnë dijetarët e Ehli synnetit, e t'i nënçmojnë ata. D.m.th. se çdo fjalë që shkruhet, çdo të shkruarë e çdo fjalë që thuhet se ësht mar nga Kur'âni mos të marim parasysh. Mos t'i besojmë propagandave të tyre mashtruese. Libri i dijetarit të madh Tyr Pyshtî në gjuhën persishte ësht shumë i randësishëm. Vepra e tij “El mutemed” skjaron njohurit e dijetarve t'Ehli synnetit që tregojnë besimin e drejtë. Në këtë libër shumë mirë ësht skjaruar çdo gjë dhe çdo gjë ësht kuptimplote. (Shtëpija botuese “Hakikat”, viti 1989). Fadllull-llah bin Hasen Tyr Pyshtî ësht një nga dijetarët Hanefi për fikh. Vdiq në vitin 1263. Pas regullave t'Akaid-it, d.m.th të njohurive t'imanit duhet që të mesohen keto: Hallall, Haram, Farz, Vaxhib, Synnet, Mendub, Mekruh.
Këto duhet që të mësohen nga librat fikh të dijetarve të Ehli synnetit dhe të përshtatet atyre. Të kemi për kujdes që të mos i lexojmë librat të prishura që kan shkruar injorantët, të cilët nuk i kan kuptuar epërsit e këtyre dijetarve. Zoti na i ruajtë muslimanët nga ata që kan besime të kundërta me ato të mez'hebit t'Ehli synnetit, dhe që n'âhiret nuk do të shpëtojnë nga xhehennemi. Deri sa ata me iman të shëndosht, n'ibadete të tyre, dhe të ken lëkundje, pa u-lutur, ka mundësi që të jen të falur. Edhe në mos të jen falur, mbassi t'a hekin dënimin, do të munden të dalin nga xhehennemi. Kryesorja ësht që të korigjohet besimi. Hâxhe Ubejdull-llah Ahrar[Haxe Ubejdull-llah-i Ahrâr vdiq në vitin 895 p.H. (më 1490 p.Kr.) ] (Kaddesall-llahu teâla sirrehul'aziz) kështu urdhroi: “Mua të mi'i japin të gjitha zbulimet, të m'i japin të gjitha mrekullinat, por në mos të m'a japin besimin e Ehli synnetit dhe të shokve të tyre, vehten do t'a ndjej të shkatruar. Edhe në mos të kem mrekulli, edhe të kem shumë gabime, po të m'a falin besimin e Ehli synnetit dhe të shokve të tyre, nuk do të kem per dert. Sot ne Hindi muslimanet mbetën pa as një mbrojtje. Armiqt e fes nga çdo anë vërsulen mbi ata. Sot me dhan një para (ndihme) ësht ma sevap se sa dikur që jepeshin me mijra para për shërbim t'Islamit. Shërbimi ma i madh sot për Islamin do të jet që librat e Ehli synnetit të çohen edhe nëpër fshatra ma të largta si dhe ato të shpërndahen nëpër të rijte. Ai që do t'a ket për kismet t'a baje këtë punë që ësht sevap i madh, do të jet njeri i lumtur. Ai duhet të gëzohet. Le t'i falenderoji Zotit Madhështor sepse me i shërbye Islamit ësht kurdoherë sevap. Por sot, kuer Islami ndodhet si i dobët dhe kuer armiqt të ndryshem mundohen që t'a zhdukin me gënjeshtra, intriga dhe komplote, me u-përpjek për përhapjen e besimit të Ehli synnetit ësht shumfish sevap. Resulull-llahu sal-lall-llahu ve sellem Es'habi qiramit (bashkpuntorve të vet) kështu urdhroi: “Ju erdhët në një kohë të tillë, në se nandë urdhrave dhe ndalesave të All-llahut teâlâ do t'i bindeni e vetëm njenit nga ato nuk to t'i bindeni, për këte arsye mund të zhdukeshit, mund të dënoheshit. E pas ju do të vije një kohë kuer ata që to t'i binden vetëm njenit nga dhjet urdhrat e ndalesat e Zotit Madhështor, kan për të shpëtuar”. Ky hadis ndodhet në librin “Mishkât-ul mesâbih”, volum i par, rrjeshti 179, si dhe në librin “Kitab-ul fiten” në rrjeshtin 79, të dijetarit Tirmizi. Koha, e cila përmendet në kët hadisi sherif, ësht pikërisht koha e sotme. Duhet që të bahet “xhihad” me qafira, duhet qe t'i mos duam ata. Xhihadin e ban shteti duke përdor fuqi, ushtri e tj, e ban ushtrija e shtetit. Muslimanët që t'a bajnë kët xhihad, bahet me detyrën që u jep shteti. Në letrën e 65. shkruhet se “xhihadi që bahet me fjalë e me të shkruar ësht ma e dobishme se sa që bahet xhihad me armë, duke vrarë. Për t'i përhapur librat dhe fjalët e dijetarve t'Ehli synnetit, s'ësht e domosdoshme që të jemi dijetar ose të kemi zotsi mrekullije. Për t'a bër këte çdo musliman duhet që të përpiqet. Duhet që mos t'a humbi rastin. Ditën e kijametit çdo muslimanit do t'i pyetet se pse nuk i sherbeve Islamit? Ata që nuk përpiqen për përhapjen e “ilmihal-it” (ilmihal ësht dituri mbi fen), ata që nuk i u ndihmojnë instituteve për përhapjen e fes dhe muslimanve që jan ngarkuar me këte punë, do të ken dënime të randa. Këtu nuk do të pranohet asnjë pretekst. Pejgamberët alejhimusselâm për arsye se ishin njerëz ma të lartë, ma të nderuarë e ma të çmuarë, nuk kan qen të qet. Ata u-munduan ditë e natë që t'a përhapin rrugën e lumturis së pafundme të fes së All-llahut teâlâ. Atyre që kërkonin mrekulli, kështu u përgjigjeshin: “Mrekullin e krijon Zoti Madhështor, deri sa unë kam për detyrë për t'a njoftuar fen e All-llahut telâ”. Ata duke u-munduar në drejtim të Tij, edhe Zoti Madhështor këtyre ndihmon dhe krijonte mrekullina për ata. Ne kemi për detyrë që t'i përhapim librat dhe fjalët e dijetarve të Ehli synnetit (rahimehumull-llahu teâlâ). Kemi për detyrë që t'u bajmë të njohur të rijve, miqve akuzat dhe terorin, torturat që qafirët u bajnë muslimanve, t'i demaskojmë si gënjyes dhe njerëz të këqij. Këto me i ba të njohur nuk ësht gijbet (thash e theme) që të jet gjynah, por ësht urdhri i njoftuar. Ata që në këte rrugë nuk përpiqen me pasurit e tyre, me fuqin e me professionin e tyre, nuk do të shpëtojnë nga dënimi. Lypset që të dihet se duke punuar në këte rrugë, duke heqûr hidhërime, fitohet lumturija e madhe. Pejgamberët alejhimussalavat duke i predikuar urdhrat e Zotit Madhështor, kan qen gjithmon të sulmuare nga injorantët. Shumë heqnin. Ai ma i larti i të mëdhejve, i dashuri i Zotit Madhështor Muhammed alejhisselâmi kështu na urdhëron: “Persekutime që kam patur unë, as një pejgamber nuk i ka patur”. (Këtu mbaron përkthimi i “Mektubât-it”). Çdo musliman e ka per detyrë që t'a mësoje besimin e Ehli synnetit dhe ate t'a mësoje atyre që e duan ate. Lypset që të gjejmë libra që na i bajnë të njohur fjalët e dijetarve t'Ehli synnetit. T'i gjejmë gazetat e tyre e t'i marim e këto t'i dërgojmë të rijve dhe të njohurve. Ato duhen lexuar nga ata. Duhet që t'i përhapim edhe librat që i dëmaskojnë armiqt e Islamit. Të gjith muslimanët që ndodhen në faqen e dheut kan për detyrë t'a ruajnë fen që tregon rrugën e drejtë të Muhammedit. Ate e kan bër të pandryshuar, të paprishur udhëtreguesit t'onë, dijetarët e Ehli synnetit, dijetarët e te katër mez'hebve, kompetenta të içtihadit. Të katër nga ata jan: 1) Imâmi âzâm Ebu Hanife Numan bin Sâbit rahimehull-llahu teâla, ësht një nga dijetarët ma të mdhej t'Islamit. Ësht kreu i Ehli synnetit. Biografija e tij ësht përshkruar në librat “Seadeti Ebedijje” dhe “Diturit të dobishme”. Lindi ne vitin 80 pas Hixhretit në Qufe dhe ra dëshmor në Bagdat në vitin 150 pas Hixhretit (767 p.Kr.). 2) I dyti ësht Imâmi Maliq bin Enes rahimehull-llahu teâlâ, një dijetar shumë i madh. I lindur në qytetin Medine në vitin 90 pas Hixhretit dhe vdiq në vitin 179 pas Hixhretit (795 p.Kr.) po në qytetin e Medine-s. Gjyshi i tij ësht Mâliq bin Ebi Âmir. 3)I treti ësht Imâmi Muhammed bin Idris Shâfî rahimehull-llahu teâlâ. Ësht “Bebe-ja e syrit” e dijetarve Islam. Lindi në Gazze të Palestinës në vitin 150 pas Hixhretit dhe vdiq në vitin 204 pas Hixhretit (820 p.Kr.) në Egjypt. 4) I katërti ësht Imâmi Ahmed bin Hambel rahimehull-llahu teâlâ. Lindi në vitin 164 pas Hixhretit në Bagdad e vdiq në vitin 241 pas Hixhretit (855 p.Kr.) po në kët qytet. Ësht një nga shtyllat e Islamit. Ai që sot nuk e ndjek njenin nga këta imâmët (dijetarët) do të thotë se ësht në rezik të math. Ësht shashtisur nga rruga e drejtë. Përveç këtyre ka patur edhe dijetarë të tjer t'Ehli synnetit. Edhe ata kan patur mez'hebe të tyre të drejta. Por me kohë mez'hebet e tyre u-haruan. Nuk u-shënuan në libra. P.sh. shtat dijetarë të Medine-s: 1) Omer bin Abdul Aziz, 2) Sufjan bin Ujejne, 3) Is'hak bin Rahevejh Davudi Tai', 4) Amir bin Sherahili Shabi, 5) Lejs bin Sa'd A'mesh, 6) Muhammed bin Xherîr Taberî Sufjani Sevri, dhe 7) Abdurrahman Evzâî rahimehumull-llahu teâlâ. Të gjith t'Es'habi qiramit ishin si pas hakut të Zotit Madhështor, yjet e rrugës së drejtë. Cili do nga ata ka qen i zoti që t'a sjelli të gjith botën në rrugën e drejtë. Kan qen muçtehida. Se i cili ishte në mez'hebin e vet. Mez'hebët e shumicës nga ata kishin ngjasime ndërmjet tyre. Mez'hebët e katër imâmve si dhe gjera që duhet të besohen dhe të praktikohen, ata vet dhe xnânsit e tyre i kan mbledhur në libra dhe i kan njoftuar. Te gjitha ato dituri të katër mezhebve u-përmblodhën në libra. Sot çdo musliman duhet që të jet në njenin nga këto mez'hebe, të jeton e të lutet në mënyrë duke u-përshtatur rruges së mez'hebit të vet. Njeri që nuk don t'a ndjeki njenin nga këta katër mez'hebe, nuk ësht nga Ehli synneti. (Shif fillimin e librit).
Dy nga nxansit e këtyre katër imâmve u-lartësuan shumë në përhapjen e diturive t'imânit. Kështu në iman dhe besim u-krijuan dy mez'hebe. Vetëm imâni i njoftuar nga këta dy ësht imani i drejt, i përshtatshem me Kur'âni qerimin dhe hadisët. Këta dy i kan përhapur në botë diturit e imanit t'Ehli synnetit që janë “Fërkai naxhijje.” (Shif skjarimet ne fund). I pari ësht Ebul-Hasen Esh'arî rahimehull-llahu teâlâ. Lindi në qytetin Basra në vitin 266 pas Hixhretit dhe vdiq në Bagdad në vitin 330 p. Hixhretit (941 p.Kr.). I dyti ësht Ebû Mensur-i Mâturîdî rahimehull-llahu teâlâ. Vdiq ne v.333 (944) ne Semerkand. Në besim çdo musliman lypset që t'a ndjeki rrugën e dituris së këtyre dy imâmve. Rrugët e evlijave ësht hak (akordohet nga Zoti). Ata nuk janë larguar nga Islami sa për nje qime. Njerëz duke e përdorur fen për interesat vetijake kurdohere ka patur. Këta janë njerëz të shashtisur nga rruga e drejtë, njerëz të degjeneruar, renacakë e tij. Edhe sot në çdo profesion, në çdo mjeshtri mund të ket njerëz të këqij. Por ata që me ndershmëri janë duke punuar, nuk lypset me i barazue me ata të këqij. Atëhere kjo do t'ishte një prishje, një disfatë. Kjo do të thotë: me i u ndihmue prishësve. Prandaj duhet që të pengohen njerëz fetar të degjeneruar, njerëz falsifikuës të mez'hebve, të cilët e zgjasin gjuhën burave dijetar t'Islamit dhe atyre që janë me nder të shënuar në faqet e historis t'Islamit. Ata që i kritikojnë të mëdhejt t'onë duhet të kuptojnë se janë të padrejtë. Të mëdhejt t'onë evlijat edhe ata kan mrekullina të tyre. Të gjith evlijat janë hak (të drejtë). Edhe ata kan mrekullina të tyre, p.sh. Imâmi Jafi[Abdullah Jafi vdiq në vitin 768 (1367 p.Kr. në Mekke.] dhe Abdulkâdir-i Gjejlanî[Abdulkâdir Gjejlanî vdiq në vitin 561 (1161 në Bagdat).] kan patur mrekullina madhështore, të cilat ishin përhapur gojë mbas goje, sa që ësht e pamundur që të mos besohet, sepse përhapja e fes e këtyre dy imamve e ka vlerën e “Tevatur”-it te hadisvet. (Tevatur do të thotë mbartja e fjalve të Muhammedit alejhisselam). Një njeri që fal namaz, pa patur nevojë ban diçka që përmban sharje (qyfr), deri sa nuk meret vesh se ësht qafir, duke i mar parasysh mendimet e tjerve, këtij njeriu me i than qafir nuk ësht xhaiz (lejueshme). Deri sa nuk meret vesh se ka vdekur si qafir, ai nuk mund të mallkohet. Bile edhe qafirit me i than “lanet” (qoftë mallkuar) s'ësht xhaiz. Për këte arsye edhe Jezid-in bile mos me e mallkue ësht ma mire. 5) Themeli i pest i fes Islame ësht me besue ditën e âhiretit. Kjo ësht fillimi i kohës, vdekja e njeriut. Ësht deri në fund të kijametit. Kuer thuhet dita e fundit, d.m.th. se mbas asaj nuk ka natë dhe se ka ardhur mbas botës. Kjo ditë që njoftohet në hadisi sherif, nuk ësht ditë e natë që e dijmë. Kjo ësht një kohë. Kuer do të vije dita e kijametit (kuer do të plasi ajo) nuk ësht njoftuar, as kush nuk e ka kuptuar kohën e saj. Por Pejgamberi i dashur sal-lall-llahu alejhi ve sellem ka bër të ditur shumë shenja të fillimit të asaj dite: Hazreti Mehdiu do të vije, Isa alejhisselami do të zbresi nga qielli në Damask. Në mes njerzish do të duket dexh-xhalli. Njerëz t'ashtuquajtur jexhuxh mexhuxh do të shkaktojnë grindje dhe do të përziejnë an'e mb'an. Dielli do të lind nga perëndimi. Do të bahen tërmete të medhej. Diturit fetare do të harohen, shpërkëndime dhe të këqijat do të përhapen kudo. Njerëz pa fe dhe imoral do të bahen udhëheqsa. Urdhërat e Zotit Madhështor nuk do të zbatohen. An'e mb'anë do të perhapen gjera haram. Nga Jemeni do të dali një zjarr i tëmershëm, toka do të coptohet, do të bahet copë më copë. Dielli dhe Hana do të nxiejne . Detrat do të përzihen, do të ziejne dhe do të thahen. Për muslimanët që bajnë gjynahe thuhet “fasik.” Të gjith muslimanët fasik dhe qafira do të torturohen në varet e tyre. Të gjitha këto me siguri duhen besuar. Kufoma do të futet në varr, por do te ringjallet me një jetë të panjohur ku do t'a gjeje rahatin ose shqetsimin. Në varr do të vijnë dy malaiqe me emrin Munker dhe Nekir. Keta do të jen në formën e një njeriu të tmershëm dhe do t'i bajnë pyetje të ndryshme të vdekurit. Kjo ësht e përshkruar fare kjartë në hadis. Pyetjet e varrit si mbas disa dijetarve do të jen nga disa akaide (rregulla të fes) e si mbas të tjerve do të jen nga të gjitha akaidët. Pra, për këte arsye lypset që fëmijt t'onë t'i pregatisim për përgjigjet e këtyre pyetjeve, d.m.th. “Kush esht Zoti i yt?” “Cila ësht feja jote”? “Ku e ke kiblen”? “Nga i cili ummet je”? “Cili esht libri i yt”? “Në besimin t'ënd cili ësht mez'hebi i yt?” Në librin “Tezkire-i Kurtubî”[Autori i “Tezkire-s” Muhammed Kurtubî Mâliki vdiq në v.671 (1272 p.Kr.)] esht shënuar p.sh. se ata jashtë Ehli synnetit nuk do të jen në gjendje që t'i u përgjigjen si që duhet pyetjeve të varrit. Varri i atyre që do të japin përgjegje të drejdë, do të zgjerohet, aty do të hapet një dritare kah xhenneti. Ata në mëngjez e në mbramje do t'i shofin vendet e tyre në xhennet, aty melaiqet do t'i u bajnë të mira të ndryshme, do t'i u japin sihariqe (lajme të mira). Nga ana jtetër ata që pyetjeve të melaiqeve nuk do t'u përgjigjen si duhet, do të rrifen me çekane të mëdha. Të bërtiturat të këtyre vdekurve përveç njerzve dhe t'exhineve, do t'i dëgjojne të gjitha gjallresat. Varri do të ngushtohet aq keq sa që eshtrat do të përzihen nëmes tyre. Aty hapet një dritare kah xhehennemi dhe çdo mëngjëz e mbramje këta gjynahqaret (ata me gjynahe) do t'a shofin vendin e vet. Këta në varret e tyre do të torturohen deri në mahsher. (Mahsheri ësht vendi i gjykimit). Pas vdekjes përsëri do të ngjallet. Edhe kjo ësht një nga themelët e besimit. Eshtrat duke u-kalbur bahen edhe tokë edhe gaz, që të gjitha përsëri do të bashkohen, shpirtrat do të hyjnë nëpër trupra dhe të gjith do të ngrihen nga varre. Prandaj kësaj kohe i thonë dita e kijametit. Bimët nga ajri e marin karbon dioksidin dhe nga toka marin lagshtin dhe kryprat. D.m.th. se landët toksore i marin dhe këto i bashkojnë. Në këte mënyre i formojnë qenjet organike dhe gurët themeltar të trupit t'on. Sot dihet se: Shumë vite që ka vazhduar një reakcion kimik, duke përdorur katalizor për një kohë shumë ma të shkurtër se sekondi, del në shesh. Po kështu edhe në varr Zoti Madhështor duke i bashkuar lagshtinë, karbon dioksidin dhe pjesët e dheut, në një kohë shumë të shkurtër do t'i krijoji landët organike dhe organët të gjalla. Se kështu do të rikrijohemi na lajmëron “Muhbiri Sadik”. Edhe diturit shkencore na tregojnë se sot në botë kështu po bahet. Të gjitha gjallnesat do të mblidhen në vendin e Mahsherit. Fletorja e punve të bëra e çdo njenit duke fluturuar do t'i vije Atij vet. Këto do t'i baji Ai i fuqishmi i fuqis se pafundshme, Zoti Madhështor, i cili i ka krijuar tokat, qiejtë, gjera ma t'imta, yjet e tj. Për këto të vërteta Resuli i All-llahut teâlâ na ka bër të dijtur. Ato që thotë ai janë drejtë. Pa dyshim që të gjitha këto do të ndodhen. Fletorja e llogaris e bamirsve do të jet n'anën e djathët, deri sa ajo e atyreve që kan bër gjynahe do të jet n'anën e majtë. E mira dhe e këqija e madhe ose e vogël do të jen shënuarë në këte fletore. Deri sa punët që melaiqet shkrues nuk i dijnë, organët e trupit do të dëshmojnë dhe Zoti Madhështor duke bër të ditur për çdo gjë, do të kërkohet llogarija në varr. D.m.th. se në varr do t'i nënshtrohemi provimit serioz të Zotit Madhështor. Ditën e kijametit do të dali në shesh çdo gje e mëshefur që dëshiron Zoti Madhështor. Ditën e kijametit melaiqevet do t'u drejtohet pyetje: Ç'keni bër në tokë e në qiejt? Pejgamberve do t'u pyetet se si i u njoftuat vendimet e All-llahut teâlâ robve te Tija. Dhe çdo njenit do të pyetet: se si i ndoqët pejgamberët, detyrat t'uaja të dhana se si i zbatuat? Se si i regulluat të drejtat në marëdhanjet t'uaja? Të gjitha këto do të pyeten. Ditën e kijametit ata me iman dhe me moral të bukur do të shpërblehen, deri sa ata me vese të kqija, me moral të prishur e me vepra jo të mira do të dënohen randë. Zoti Madhështor po të doje do t'i fali gjynahët e muminve, bile duke i shpërblyer ata. Përveç gjynahve të shirk-ut (shif skjarimet në fund te librit) dhe të qafirllëkut, Zoti Madhështor ka me fal të gjitha gjynahët. Po të doje Ai do t'i dënoji edhe ata me gjynahe të vogla. Të gjitha këto do t'i baji në baze të drejtsis së Vet. Por ata që kan vdekur si mushrika dhe qafira, ësht njoftuar se nuk do t'i fali as pak. Qafirët, qofshin me libra ose pa ato, d.m.th. ata që nuk besojnë se Muhammedi alejhisselam ësht pejgamber'i të gjith njerzve, në se vdesin sigurisht do të futen në xhehennem. Gjithashtu ata që nuk e pëlqejnë edhe njenën regullë mbi urdhrat dhe ndalesat të njoftuara nga pejgamberi dhe si të till vdesin, pa tjetër do të futen në xhehennem dhe për jetë do të torturohen. Diten e kijametit, për t'i matur veprimet dhe punet që i kemi bër, do të jet një mjet peshimi (terezi). Vetëm njera pjesë e këtij mjeti peshimi nxen të gjith qiellin dhe tokën. Njena pjesë ësht për t'i matur sevapët dhe tjetra për t'i matur gjynahët. Pjesa e sevapëve ësht e ndriçme dhe ndodhet n'anën e djathtë të gjithësis, d.m.th. n'anën e xhennetit. Pjesa e gjynahve ësht n'anën e majtë të gjithësis, d.m.th. n'anën e xhehennemit. Punët të bëra në botë gjat jetës, fjalët të folura, mendimet dhe shiqimet aty do t'a marin formën e vet. Të mira të bëra do të duken të ndriçuara, të shkëlqyeshme, deri sa ato të këqijat do të duken t'erta e të gërditura. Të gjitha këto do të peshohen në këtë mjet peshimi. Ky mjet peshimi (terezi) nuk ka të baje me ato të botës. Ana ma e randë ngrihet lartë, deri sa ajo e lehta zbret poshtë. Simbas disa dijetarve këfo mjete të peshimit do të jen të ndryshme. Deri sa shumë nga ata thone se në fe nuk ësht caktuar se sa do të jen dhe si do të jen ato mjete peshimi. Këto gjera nuk duhet të diskutohen. Ura e sirarit. Kjo urë do të ndërtohet me urdhrin e All-llahut teâlâ dhe do te jet mbi xhehennemin. Çdo njeri me do e mos do të kaloj nëpër këtë urë. Atë ditë të gjith pejgamberët do t'i luten Zotit Madhëhstor: O Zot na shpëto. Ata që janë të xhennetit lehtë e lehte do t'a kalojne urën dhe to të mbrijnë në xhennet me lehtësi. Disa nga këta urën do t'a kalojnë me lehtësi dhe me shpëjtsi të rrufes, disa si erë, disa si kali që vrapon. Ura e siratit ësht ma e hollë se qimeja dhe ma e mpreftë se shpata. Edhe në botë që t'i përshtatet Islamijetit ësht kështu. Sepse me i u përshtat Islamijetit ësht sikuer me kalue urën e siratit. Ata që e fitojnë luftën me kënaqsi shpirtërore dhe që e bajnë këte luftë, shumë kollaj do t'a kalojne urën e siratit. Deri sa ata që nuk do t'a ndjekin Islamijetin, ata që i u nënshtrohen kënaqsive të tyre shpirtërore, urën e siratit me vështërsi kan për t'a kaluar. Për këte arsye për rrugën e drejtë që e ka treguar Zoti Madhështor ka than: “Sirati mustakim”. Kjo deri diku e ka kuptimin se me qen në rrugën e Islamijetit ësht sikuer me kalue urën e siratit. Ata që janë duke mos e kaluar urën, do të bien në xhehennem. Në xhennet për pejgamberin t'on Muhammed Mustafa sal-lall-llahu teâlâ ve sellem ësht bazeni “Qevser”. Madhësija e këtij bazeni ësht sa një muaj udhtimi. Ujët e tij janë ma të bardha se qumshti dhe erën e ka ma të bukur se myshku. Gotat rreth e përqark janë ma shumë se yjet. Ai që pin një herë, me qen edhe në xhehennem, e shuan etjen për gjithmon. Shefaati ësht hak. Për muminët të cilët kan vdekur, pejgamberët, evlijat, të mëdhej merituar si edhe ata të tjer të lejuar nga Zoti Madhështor do të bajnë shefaat. (Shefaat d.m.th. një farë ndërmjetsimi për faljen e gjynaheve). Pejgamberi (S.A.V.) ka urdhëruar: “Për ata të ummetit t'im që kan bër gjynahe të mëdhaja do të baj shefaat”.
Në mahsher shefaati ësht pes lloj: 1) Ditën e kijametit në mahsher, nga kallaballëku, nga pritja e gjatë, njerëz me gjynahe duke bërtitur, do të kërkojnë që të shifen llogarit sa ma parë. Për këta do të bahet shefaat. 2) Për t'a lehtësuar dhe shpejtuar provimin, llogaritjen, do të bahet shefaat.
3) Per mu'minët me gjynahe që të mos bien në xhehennem nga ura e siratit e që të mbrohen nga torturat e xhehennemit, do të bahet shefaati.
4) Për t'i nxjer nga xhehennemi muminët me shumë gjynahe do të bahet shefaat.
5) Në xhennet do të ket nimete (të mira) të panumërta dhe me gjith se aty do të mbetet deri në pafundshmëri prap se prap xhenneti ka tet grada (kategori). Çdo njeni do t'a ket gradën dhe pozitën (vendin) e vet. Këto grada dhe pozita sigurisht kan me qen simbas sasis së veprave dhe t'imanit të tyre. Edhe për lartësimin e gradave në xhennet do të bahet shefaat.
Tani jan xhenneti dhe xhehennemi. Xhenneti ësht ne katin e shtat të qielit, deri sa xhehennemi ësht nën çdo gjeje. Tet xhennete dhe shtat xhehenneme ka. Xhenneti ësht ma i madh nga toka, dielli dhe nga qiejt. Xhehennemi ëst ma i madh se sa dielli. 6) Themeli i gjasht i fes Islame ësht besimi në fatin (kader), dhe besimi se edhe të mirat edhe të këqijat jan nga All-llahu teâlâ. E mira dhe e këqija, fitimi dhe humbja jan me vlersimin e Zotit Madhështor. Fjala “kader” në fjalor e ka kuptimin me peshue një sasi, vendim dhe urdhër, d.m.th. se e ka kuptimin “sasi e madhe”, “madhësi”. Për këte fjalë ësht than se Zoti Madhështor “që nga e amshueshmja (pafundshmërija prapa) e ka dëshëruar egzistencën e një gjeje (fati). Për kaderin, d.m.th. për egzistimin e gjes në fjalë ësht than “kaza”. Fjalët kaza dhe kader mund të perdoren edhe njera në vendin e tjetrës. Simbas kësaj, me than kaza për gjera që do të krijohen nga e amshueshmja deri në pafundshmëri (për jetë), ësht dëshira e Zotit Madhështor. Simbas kaza-s për krijimin e të gjitha sendeve, të krijuar ma pakë ose ma shumë, thuhet kader (fati). Zoti Madhështor për çdo gjë që do të bahet n'avënir, ka ditur n'amshueshmëri, në të kaluarët e të pafundme. Kësaj dituris së Zotit Madhështor i thuhet kaza dhe kader. Filozofët antik Grek kësaj i thonin “kujdes'i përjetshmëris”. Të gjitha gjallnesat jan krijuarë pas asaj “kaza”-(vendimit të Zotit Madhështor). Simbas shkencës së Zotit Madhështor edhe për krijimin e sendeve thon “kaza dhe kader”. Për të besuar në kader duhet shumë mirë që të dihet se Zoti Madhështor krijimin e një gjeje e ka ditur me vullnetin e fort të Tij qysh n'amshueshmëri (në kaluarën pa fund). Në se këte e ka dashur t'a baje, d.m.th. se pa qen pak ose shumë, duhet që t'egzistoje simbas dëshirës së Tij. Mos të jen gjera që Ai dëshiron që të jen dhe të jen gjera që Ai nuk dëshiron që të jen, ësht e pamundur.
Të gjitha kafshët, bimët, të gjitha qenjet pa shpirt: të ngurta, të langta, gazet, yjet, molekulët, atomët, elektronët, valet elektro-magnetike, shkurt, lëvizje e të gjitha egzistencave n'amshueshmeri kan qen mbrenda dijenive të Zotit Madhështor. Gjithashtu ngjarjet fizike, reakcionët kimike dhe bërthamore, marëdhanjet energjetike, aktivitetët fiziologjike tek gjallnesat kan qen mbrenda dijenis të Zotit Madhështor n'amshueshmëri. Çdo gjë me qen ose mos me qen, punë të mira e të këqija të robve të Zotit Madhështor, dënimet e tyre në botë e n'ahiret si dhe çdo gjë në të amshuemët kan qen mbrenda dijenive të Zotit Madhështor. Zoti Madhështor i dinte këto q'atëhere. Nga amshueshmëria e deri në pafundmëri çdo gjë që do të ndodhet, të gjitha gjë sendet, të gjitha veçorit, lëvizjet, ngjarjet i krijon duke i përshtatur dituris së vet qe n'amshueshmëri. Të gjitha punët e njerzve, të mira e të këqija, krijimin e tyre si musliman, fyerjet e tyre, që të gjitha veprat e tyre me qëllim të mir o të keq, Zoti Madhështor i krijon. Vetëm Ai ësht krijues dhe bamës. Ai ësht krijues i çdo gjeje me arsyetim. Çdo gjë krijon me një arsye. P.sh. zjarri ësht djegës, por në të vërtetën Zoti Madhështor djeg. Zjarri nuk ka as një lidhje me djegëjen. Por zakonisht zjarri pa prekur në një gjë, nuk shkakton djegëjen. Zjarri nuk ban tjetër, veç se ngroh deri sa të ndizet një gjë send. Bashkimin e oksigjenit me karbonin dhe hidrogjenin që ndodhen në përmbajtjen e landeve organike si dhe mardhanjet e elektronve nuk siguron zjarri. Ata që nuk mund t'a shofin te vërtetën, do të mendojnë se këte e ban zjarri. Ajo që djeg dhe shkakton reakcionin e djegjes nuk ësht zjarri. Nuk ësht as oksigjeni as ngrohtësija. Nuk jan as mardhanjet e elektronve. Djegsi ësht vetem Zoti Madhështor. Të gjitha këto i ka krijuar si shkak për djegëjen. Njeri që s'i din këto, do të mendon se djeg zjarri. Njeri që e ka mbaruar shkollën fillore fjalën “zjarri djeg” nuk e pëlqen. Thotë se ajri djeg. Edhe ai që e ka mbarruar shkollën e mesme këte nuk e pranon. Deri sa ai që e ka mbarruar liceun, thotë se të djegurit nuk jan punë oksigjeni dhe se çdo element që tërheq elektronin ësht djegës. Ai që ësht me univerzitet këtu bashk me landën, e llogarit edhe energjin. Shifet se shkenca duke përparuar po i afrohet së vërtetës. Prapa gjerave që mendohen si arsye, meret vesh se ndodhen shumë arsyena të tjera. Pejgamberët alejhimusselâm, të cilët ndodhen në shkallen ma të lartë të dituris dhe të shkencës dhe dijetarët Islam duke i ndjekur ata dhe jan pajisur me pikat e detit të dituris, bajnë të ditur se sot për gjera që mendohen si djegse dhe formuese, qenkan vetëm ndërmjetsa pa vlerë, të krijuara, dhe se arsyenat nuk jan krijuesa të vërteta dhe se formuesi dhe krijuesi ësht Zoti Madhështor. Pra, djegsi ësht Zoti Madhështor, i cili djeg edhe pa zjarr, por e ka për zakon që të djegi me zjarr. Po mos doje me djeg, edhe në zjarr mbrenda nuk do të djegi. Nuk e dogji Ibrahim alejhisselâmin në zjarr. Nga shkaku se at e donte shumë, e prishi zakonin. Ai ka krijuar edhe lande që pengojnë djegjen e zjarrit. Këto lande kimistet i dijne. Po të kishte dashur Zoti Madhështor çdo gjë do të krijonte pa arsye, do të diqte pa zjarr, do të ngopte pa ushqyer. Do të bante që të fluturohet pa aviona, do të bante që zëri të digjohet pa radio. Por duke patur mirësi, duke bër të mirë robve të veta, krijimin e çdo gjeje mbështeti ne një arsye. Zoti Madhështor gjera të ditura i krijoi me arsyena të caktuara. Dëshiroi dhe punët i mëshefi nën arsyena. Ai që dëshiron që Zoti Madhështor të krijoje diçka, i ngjitet n'arsyen e asaj gjeje, mbrrin qëllimin që e dëshiron. Ai që do t'a ndezi llambën, e përdor shkrepsën, ai që don të nxjer vaj, e perdor maqinën e presit, atij që i dhemb koka, përdor aspirinin. Ai që dëshiron të shkoj në xhennet dhe t'arrije në nimete të pa fund, i përshtatet Islamijetit. Ai që e vret vehten me armë, vdes. Ai që pin helm, vdes. Duke qen i djersuar ai që pi ujë, sëmuret. Edhe ai që ban gjynah dhe e humb imânin, shkon në xhehennem. Çdo njeni cilën do arsyen e zgjedh, mërrin aty ku ajo arsye e çon. Ai që lexon librat e muslimanllëkut, e mëson ate, e don dhe bahet musliman. Ai që jeton në mes të pa feve, ai që i dëgjon fjalët e tyre, bahet injorant i fes. Shumica e injorantve të fes bahen qafira. Njeriu në cilin mjet hypën, atje shkon. Zoti Madhështor po mos t'i kishte krijuar punët e veta me arsyena, kurrkush për as njenin nuk do të kishte nevojë. Çdo njeni nga Zoti Madhështor do të kërkonte çdo gjë, dhe nuk do të kishte nevojë për as gjë tjetër. Duke qen kështu, ndërmjet njerzve, ndërmjet drejtuesve, nëpunsve, puntorve, mjeshtërve, nxansve, mësuesve nuk do të egzistonin lidhjet njerzore, do të prishesh rregulla e botës dhe e âhiretit. Në kët mënyrë nuk do të mbetesh diferenca ndërmjet së bukurës dhe të shëmtuarës, ndërmjet së mirës dhe të këqijes, ndërmjet t'urtit dhe të kryengritsit. Zoti Madhështor po të donte ndryshe do të vepronte nga zakoni i Tij. Çdo gjë do të krijonte simbas këtij zakoni i Tij, si mbas zakoni që ndryshon. P.sh. po të donte qafirët, ata që jan pas dëfrimit e ahengut në botë, ata që djegin shpirtra, mashtruesit do t'i fuste në xhennet. Deri sa ata që kan iman, ata që i bajnë ibadete, ata që bajnë të mirë njerzve, po të donte, do t'i fuste në xhennem. Por âjeti qerimet dhe hadisi sherifët tregojnë se Ai kështu nuk ka dëshiruar. Ai ësht krijues'i çdo pune të njerzve, qoftë me qëllim o pa qëllim, të gjitha lëvizjet e tyre ai i ka krijuar. Zoti Madhështor për robët e veta për t'i krijuar lëvizjet e veta të dëshiruara, atyre u ka falur zotsi morale: “Ihtijar” dhe “Irade”. Këto zgjidhjet dhe dëshirat e tyre, ka bër arsye për robët për kryerjen e punve të tyre. Një rob i Zotit (njeri) po të doje që të baje një punë dhe në se Zoti Madhështor e aprovon, ai ate punë e kryen. Nga ana tjetër njeriu në se nuk dëshiron që të baje një punë dhe Zoti Madhështor nuk e dëshiron ate punë, atëhere s'mund t'a kryeje. Ajo punë nuk mund të realizohet vetëm me dëshirën e njeriut. Vetëm në se dëshiron edhe Zoti Madhështor, po. Në se robi i Zotit nuk e dëshiron, nuk e don atë punë dhe në se Zoti Madhështor nuk dëshiron, njeriu nuk mund t'a realizoje atë punë. Ajo punë nuk mund të realizohet vetëm me dëshirën e njeriut. Në se edhe Ai don, mund të realizohet. Realizimi i punve të dëshiruara të njerzve i ngjan si p.sh. në se një gjë sendin e takon zjarri shkakton djegje e në se nuk e takon nuk shkakton. Kuer thika takon, atëhere shkakton presjen. Presësi nuk ësht thika, por Ai. Thikën e ka krijuar si arsye për të prer. D.m.th. se Ai lëvizjet të dëshiruara të njrzve me arsyen e preferimit, të kërkesës së tyre i krijon. Por lëvizjet në natyrë nuk mvaren nga preferimi i robve të Zotit. Këto vetëm në dashtë Zoti Madhështor krijohen nga shkaqe të tjera. Vetëm Ai ësht krijuës i çdo gjeje, krijuës i landeve të diellit, i molekuleve, pikave, qelizave, mikropve, t'atomve, si dhe veçorit dhe lëvizjet e tyre. Nuk ka krijuës tjetër përveç Atij. Vetëm ndërmjet lëvizjeve të landeve jo të gjalla dhe të lëvizjeve fakultative të njerzve e të kafsheve ësht ky dallim: Kuer njerzit preferojnë që të bajnë diçka, në se Zoti Madhështor don, e ven njeriun në lëvizje dhe krijon. Lëvizja e robit të Zotit nuk ësht në dëshirën e tij (në dorë të tij). Njeriu nuk ka ide bile se si ësht duke lëvizur. (Lëvizje e njeriut shkaktohet me shumë ngjarje fizike dhe kimike). Në lëvizjet e gjë sendeve nuk ka preferim. Me takimin e zjarrit krijimi i djegëjes nuk ndodh me preferimin dhe dëshirën e zjarrit. Dëshirat e dobishme e të mira të robve të veta, të cilët i don dhe për të cilët ka mëshirë, edhe Ai i don dhe i krijon ato dëshira. Dëshirat e tyre të këqija e të damshme Ai nuk i dëshiron dhe nuk i krijon. Nga këta robë të Zotit dalin punë të dobishme. Këta nga shkaku se nuk bajnë ndo një punë të mirë, mërziten. Po të kishin menduar e kuptuar se këto punë jan të damshme, as pak nuk do të mërziteshin. Përkundrazi do të gëzohen dhe to t'i falenderojnë Zotit Madhështor. Zoti Madhështor punët fakultative dhe të vullnetshme për jetë ka dashur kështu që të jen. Po mos kishte dashur kështu të jet, edne lëvizjet t'ona të vullnetit edhe pa dashur ne, Ai do t'i krijonte. Krijimi i punve t'ona të vullnetit mbassi ne kemi dashur nga ana e Zotit Madhështor për arsye se Ai për jetë ka dashur kështu që të jet. Do me than se dominon vullneti i Tij i fort. Lëvizjet e vullnetit të robve të Zotit shkaktohen nga dy gjera: e para ësht me dëshirën fakultative (jo të detyruarshme) dhe vullnetin e fort të zemrës. Nga kjo arsye lëvizjeve të robve të Zotit Madhështor u thon “Qesb” (fitim). Qesb ësht veti, zotsi e njeriut. E dyta ësht ajo që shkaktohet me krijimin e Zotit Madhështor. Urdhërat, ndalesat dhe dënimet jan nga se njerzit kan me vehte qesb. Në âjetin 96. të sures “Saffat” Zoti Madhështor kështu urdhëron: “All-llahu teâlâ juve ju krijoi dhe i krijoi punët t'uaja”. Ky âjeti qerim tregon se njerzit me vehte kan qesb, d.m.tn. në levizjet e tyre jo të domosdoshme (jo te detyruara), në zemer kan vullnet jo të domosdoshëm si dhe vullnet të fort e mend qe u ka falur All-llahu i Madh. Kategorikisht dëshmohet se nuk ka dhunë. Për këte arsye thonë: “Puna e njeriut”. Në kryerjen e punës së robit të Zotit Madhështor para se të gjithash duhet që zemra e tij të nisi me dëshirën fakultative (jo të domosdoshme) dhe me vullnetin e fort. Njeriu mbrenda kufive të zotsis së tij çdo gjë mund t'a ket në vullnetin e tij të fort. Edhe këtij vullnet dhe kërkesës u thonë qesb (fitim). I ndyeri Âmidî na njofton se ky qesb ka qen shkak për krijimin e atyre punve, i ka ndikuar ato. D.m.th. se robi i Zotit Madhështor nuk mund t'a baje çdo gjë që dëshiron vet. Mund të ket edhe gjera që s'i don. Nuk ësht detyra e robit të Zotit, në se ai don që të baje çdo gjë, ose në se dëshiron që mos të bahen gjera që ai dëshiron. Kjo do të kishte për kuptim që ata duan të hyjnohen. Zoti Madhështor robve të veta duke dëshiruar, duke i shpërblyer, duke patur dhimbsuri për ata sa që të ken nevojë dhe sa që të binden urdhrave dhe ndalesave të Tija u ka falur fuqi dhe energji. P.sh. ai që e ka shëndetin në vend dhe që ka para, një herë në jetë mund të shkoje në haxhilluk. Çdo vit duke e par hanën, mundet që t'agjiroj. Ai mbrenda 24 orve mund të fali pes herë namaz. Ësht në gjendje që simbas mundsis financijare një të dyzetën të pasuris të japi si zeqat. Shifet se njeriu punët e veta të vullnetit të vet po të doje, i ban, po mos të doje, nuk i ban. Madhësija e Zotit Madhështor edhe nga këtu po kuptohet. Injorantët dhe të marrët tue qen se nuk i kuptojnë domethanjen e kaza-s dhe të fatit, nuk besojnë fjalve të dijetarve t'Ehli synnetit. Ata dyshojnë për fuqin dhe rezervimet e robve të Zotit Madhështor. Në punët e tyre të vullnetit ata njerzit i konsiderojnë si të pazot e të detyruarë. Për të vendosur për një punë të bahet ose mos të bahet me pas zotsi me vendos, thonë “Kudret”, për të preferuar të bahet ose mos të bahet për një punë, thonë “Ihtijar” ose thuhet edhe me dasht. Për pranimin, aprovimin e një pune, për moskundërshtim asaj punës, thonë “Riza” (pëlqim). Me kusht që të ndikohet në kryemjen e një pune kuer vullneti i fortë dhe fuqija bashkohen, thonë “Halk” (me krijue). Pa patur ndikim kuer bashkohen thonë “qesb”. Zoti Madhështor bindjet e robve të Veta, gjynahet e tyre vendos dhe krijon. Por bindjen e pëlqen, gjynahet nuk i pëlqen. Çdo gjë egziston me vendimin dhe krijimtarin e Tij. Në âjeti qerimin 102. të sures “En'am” kështu ësht urdhëruar: “Përveç Atij, nuk ka tjetër perëndi, vetëm Ai ësht krijuesi i çdo gjeje”. Njerzit e grupit “mutezile” duke mos e kuptuar diferencën ndërmjet “irade-s” dhe “riza-s”, u-hutuan. Ata than se njeriu e ban ate që e don. E mohuan “kaza”-n dhe “kader”-in. Deri sa grupi muslimânesh “xhebrijje” edhe ma tepër u-hutua. Ata nuk kuptuan se pa u-krijuar mund të ndodhet ajo fakultative, d.m. th. jodomosdoshmërija. Duke menduar se tek njeriu nuk egziston “ihtijarî” (fakultative), njeriun e ngjajtën me gurin, me drurin. Njerzit, hasha nuk jan pronarë të gjynaheve, të gjitha të këqijat janë duke u-bër me dëshirë të Zotit Madhështor. Simbas atyreve të xhebrijjeve, po mos të kishte tek njerzit irade dhe ihtijarî, po të detyronte Zoti Madhështor, që t'i bajne gjynahe, p.sh. do t'i ngjante kësaj: një njeri me duart e kambë të lidhura po rrotullohet përposht nga mali dhe një tjetër njeri nga mali ësht duke zbritur me qetsi duke vështruar rreth i përqark me qejf. Simbas atyre, ndërmjet atij që duke u-rotulluar bije nga mali dhe atij që zbret me rahat, do t'ishte një soj. Deri sa rrotullimi i të parit nga mali ka qen me dhunë, dhe ai i dyti nga mali zbret me vullnetin e fort të tij dhe me rezervë. Pamjet e tyre që nuk e shofin këte dallim, jan të shkurtra. Njëkohësisht ata nuk i besojnë edhe âjeti qerimet. Ata urdhërat dhe ndalesat e Zotit Madhështor i konsiderojnë si të panevojshme e pa vend. Edhe siç kan than ata të grupit “Mutezile” dhe “Kaderijje”, me mendue se njeriu krijon vet ate që dëshiron ësht mosbesim në âjeti qerimin që thote: “Krijuesi i çdo gjeje ësht All-llahu teâlâ”. Edhe Shi'it, si Mutezilet thonë se njeriu krijon ate që dëshiron. Si dëshmi për këte, ata tregojnë: “Gomari me gjith se han dajak, nuk e kapërcen ujtin. Kuptohet se fjalët e Mutezilevet jan me gabim. D.m.th. se njeriu nuk ësht në gjendje që të baje çdo gja që dëshiron vet. Siç thonë ata, në se realizohet çdo dëshirë e njeriut, atëhere Zoti Madhështor duhet që të jet i dobët. Zoti Madhështor ësht larg nga pazotsija, pafuqishmërija. Çdo gjë bahet në saje të vullnetit të Tij. Krijuesi i çdo gjeje ësht vetëm Ai. Kjo ësht fuqishmërija hyjnore. Shumë keq dhe e papërshtatshme ësht kuer për njerzit thuhet: “këte e krijoi, këte e bëri, këte e krijuam, këte e krijuan e tj”. Në se kështu flitet, mund të jet edepsizlik (pa edukatë) ndaj All-llahu teâlâ dhe mund të bahet shkak për qyfr (pabesim). Lëvizjet dëshiruese të robve pa vullnetin e fort të tyre, bile pa patur dijeni po bahen me anë të shumë ngjarjeve fizikore, kimike dhe fiziologjike. Një shkencëtar i ndërgjegjshëm, i cili e ka kuptuar këte hollsi, levizjeve të veta dëshiruese, (une e krijova) t'a lem në një anë, do të mërzitet që të thotë (unë e bëra). Turpërohet nga All-llahu teâlâ. Ata që janë pa edukatë dhe të pakuptueshëm, nuk mërziten që të flasin çdo gjë në çdo vend. All-llahut teâlâ-s i dhimbsen të gjith njerzit në botë. Çdo gjë për të cilën ata kan nevojë, Ai u dërgon atyre. Për të jetuar rahat dhe në qetsi në këte botë si dhe për t'arritur në lumturi të pa fund n'âhiret, çfar duhet të bajme, Ai haptazi na tregon. Duke u-nënshtruar dëshirave shpirtrore të tyre, duke u-mashtruar shokve dhe librave të këqija, Zoti Madhështor njeriun e shpëton nga këto të këqijat dhe i çon në rrugë të drejtë. Gjithashtu edhe ata që bajnë qyfër dhe ata të shashtisur nga rruga e drejtë, në se dëshiron, i drejton kah rruga e drejtë. Atyre t'egërsuarve dhe mizorve nuk u ban këte të mirë. Ata i len në balten e mohimit në të cilën kan ra.] Përkëthimi i librit “Itikadnâme” këtu mbaron. Kët përkthim e bëri Haxhi Fejzull-llah efendiu nga rrethi i Erzincan-it. Shumë vite ka bër myderrislëk në Söke, vdiq në vitin 1905. Deri sa autori i librit Mevlana Halidi Bagdâdî Osmanî lindi ne Shehrezûr në veri të Bagdat-it në vitin 1192 p.Hixhretiit dhe vdiq ne vitin 1242 mbas Hixhretit (1826 mbas Kr.) në Damask. Nga arsye se vjen nga soji i Osmanllijve e ka mar edhe mbiemrin Osmânî. Duke i mësuar të vllaut të vet Mevlânâ Sâhib-it hadîsin e famshëm Hadîs-i Xhibrîl-in nga libri “Hadîs-i erbaîn” të Nevevîn-it, Mevlâna Mahmud-i Sâhib-i i u-lut që t'a shkruaje kët hadisi sherifin duke e skjaruar. Edhe Mevlâna Hâlidî rahmetull-llahi alejh, që t'i a kënaqi zemrën me nur të vllaut të vet, e pranoi këte propozimin dhe e shkruajti ket hadîsi sherifin në gjuhën persishte. Të qenët rreth nesh i njofim nëpërmjet t'organeve t'ona të shqisave. Gjerave që i influencojnë organët e ndjenjave t'ona u thonë të qenët. Influencave të qenëve në pesë organe t'ona të shqisave u themi veçori ose cilsi. Të qenët ndërmjet tyre dallohen me veçorit e tyre. Drita, zëri, ujti, ajri, qelqi janë nga një egzistencë. Të qenëve që janë me peshë e me volum dhe që në zbrazti zen një vend u themi landë. Landët ndërmjet tyre dallohen me veçorit dhe cilsit e tyre. Ajri, ujti, guri, qelqi janë nga një landë me vehte. Deri sa drita, zëri nuk janë lande. Sepse drita dhe zëri nuk kaplojnë vend, as kan peshë. Çdo egzistencë përmban energji, d.m.th. se mund të ban një punë. Çdo landë mund të jet në tri gjendje: në gjendje të ngurt, të langshme e në gjendje gazi. Lande të ngurta kan trajta të tyre. Landët që janë në gjendje të langshme e të gazit nuk kan trajta të tyre. Këto e marrin formën e enës në të cilën gjinden. Forma, të cilën e merr landa quhet trup. Landët gjithmon ndodhen në gjendje të trupit. P.sh. kyqi, gyjlpara, masha, lopata, peroni janë trupra veç e veç. D.m.th. se format i kan se i cili më vehte, por që të gjitha janë formuar nge hekuri. Truprat ndahen në dy: trupi i thjesht dhe trupi i kompozuar (i përbër). Çdo trup, pa pushuar ndryshohet. P.sh. kuer lëviz, e ndëron vendin. Smadhohet ose zvoglohet. E ndëron ngjyrën. Tek të gjallët ndodh qe i gjalli sëmuret dhe vdes. Këto ndryshimet jane ngjarje. Po mos të influencohet nga jashtë, landa nuk ndryshon. Kuer ndodh një ngjarje dhe në se nuk prishet konstrukcioni dhe në se nuk i ndryshon thelbi, kësaj i thone ngjarje fizike. Letra griset, kjo ësht një ngjarje fizike. Deri sa ngjarjeve që e prishin konstrukcionin dhe e ndrojnë thelbin u thonë ngjarje kimike. Letra digjet dhe bahet hi, kjo ësht një ngjarje kimike. Për të ndodhur një ngjarje kimike duhet që ate të ndikoje një landë tjetër. Dy ose ma teper lande duke influencuar njena tjetrën shkaktojnë që në çdo njenën nga ato të bahet një ngjarje kimike. Kësaj i thonë reakcioni kimik. Hyrja e landeve në reakcionin kimik, d.m.th. influenca e tyre reciproke bahet me pjesët ma të vogla të tyre. Këtyre pjesve ma t'imta të landeve u themi “atome”. Çdo trup permbahet nga atomet. D.m.th. se ësht grumbull atomësh. Me gjith se konstrukcionët e atomve ndërmjet tyre kan përngjajshmëri, madhësija dhe pesha ndryshojnë. Për këte arsye sot dihen njëqindë e pes atome. Edhe atomi ma i madh ësht aq i vogël, sa që nuk mund të duket edhe ndën mikroskopin ma të përsosur. Me bashkimin e atomeve të përngjajshëm ndërmjet tyre, formohet elementi (trupi i thjesht). D.m.th. se për 105 lloj atomesh janë 105 trupra të thjeshta. Hekuri, squfri, xhiva, gazi i oksigjenit, qymyri janë nga një element. Nga bashkimi i atomve të ndryshëm del trupi i përbër. Të këtilla trupra të kompozuara ka me mijra. Ujti, langje me alkohol, krypa, gëlqera janë trupra të kompozuara. Trupra të kompozuara dalin në shesh nga bashkimi i dy ose ma tepër trupash shumë të thjeshta. Bashkimet e truprave të thjeshta bahen me bashkimet e atomeve ndërmjet tyre. Të gjitha trupra, p.sh. malet, detrat, çdo lloj bimësh dhe kafshësh, që të gjitha këto gjithnjë formohen nga ato 105 elementa. Gur ndërtimi i çdo trupi, qoftë i gjall ose jo, gjithnjë janë këto 105 elementa. Të gjitha trupra formohen nga bashkimi i atomeve të njenit ose të disave nga keto 105 elementa ajri dheu, ujti, ngrohtsija, drita, elektriku dhe mikrobët bahen shkak për coptimin e truprave të kompozuara ose për bashkimin e truprave. As një ndryshim nuk ndodh pa shkak. Me rastin e këtyre ndryshimeve, elementët, d.m.th. gur ndërtimi i këtyre egzistencave ndrojnë vend nga trupi në trup, ose duke u-ndarë nga një trup, kalojnë në gjendje të lirë. Ne e shofim zhdukjen e truprave. Ne vetëm mendojmë se e shofim këte zhdukjen, por mashtrohemi. Sepse: Zhduket dhe krijohet që themi kjo pamje, nuk ësht gjë tjetër, por vetëm ndryshimi i landeve. Zhdukja e një trupi, p.sh. zhdukja e të vdekurit bahet në varr në formën e egzistencës së truprave të ri, p.sh. të ujtit, gazrave dhe të landeve të dheut. Landët e reja të formuara me rastin e një ndryshimi në se nuk do të ndikojnë në organët t'ona të shqisave, nuk mund të kuptojmë krijimin e tyre. Nga kjo arsye per landën e maparshme që pësoi ndryshimin, themi se u-zhduk. Shofim se forma e çdo njenit nga njiqindepes elementa ndryshon. Shofim gjithashtu se në çdo element ndodh ngjarje fizike dhe kimike. Një element po të bashkohet me përmbajtjen e një kompozimi, kalon në gjendje të “ijonit”. D.m.th. se elektroni jep ose merr atomët. Ne këte mënyrë veçorit të ndryshme fizike dhe kimike ndryshojnë. Atomët e çdo elementi janë të kompozuara nga pjesët ma të vogla bërthamore që quhen “elektron”. Bërthama ësht në mjedis t'atomit. Përveç hidrogjenit, bërthamat e të gjitha atomeve janë formuarë nga copra shumë t'imta, t'ashtuquajtura “proton” dhe “neutron”. Protonët janë të ngarkuara me elektricitet pozitif. Neutronët nuk ngarkohen me elektricitet. Elektronët janë copra t'imta negative dhe rrotullohen rreth bërthamës. Elektronët si që rrotullohen pa pushuarë në vijën e pikënisjes edhe i ndrojnë vijat e pikënisjes së tyre. Në bërthamat atomike bahen ndryshime dhe coptime. Këto kuptohen nga elementët të quajtura “radioaktif”. Në këtë coptimin e bërthamave shofim se një element shndrohet në një tjetër dhe kuptohet se landët duke u-zhdukur, shndrohen në energji. Ky ndryshim ësht shqyrtuar bile edhe nga Ajnshtajni[Fizikanti çifut Ajnttajni vdiq më 1375 (Kr. 1955)]. D.m.th. se si kuer që ndryshojnë truprat të kompoziuara, edhe elementët gjithnjë janë duke u-ndruar, shndërohen nga një gjendje në tjetër. E gjallë ose jo, çdo landë është duke u-ndryshuar, d.m.th. se e vjetra zhduket, ajo e reja po krijohet. Çdo i gjallë (çdo bimë, çdo kafshë) që sot egziston, ma përpara nuk egzistonte. Kishte gjallresa të tjera. Edhe pas një kohe as një i gjallë nga të sotshmit nuk do të mbetet, do të jenë të tjera gjallresa. Edhe të gjitha të qenët jo të gjalla janë po kështu. Qoftë gjallë ose jo, çdo egzistencë, p.sh. hekuri që ësht vetëm një element, ose guri, ashti, që janë kompozuar nga disa elementa, të gjitha landët, edhe ato ma t'imtat gjithnjë janë duke u-ndryshuar. D.m.th. ato të vjetra janë duke u-zhdukur dhe të tjerat jane duke u-krijuar. Në se veçorit e landës egzistuese dhe ato të landës së zhdukur kan ngjasime ndërmjet tyre, njeriu nuk ësht në gjendje që t'a kuptoje kët ndryshim dhe për landën mendon se ajo ësht gjithënji n'egzistim. Kjo i ngjan kësaj: në sinema në bantin e filmit që ësht duke ecur, çdo çast përpara objektivit shkojnë e vijnë vizatime të tjera. Spektatorët duke mos e kuptuar këte, mendojnë se në perde ësht duke lëvizur i njejti vizatim. Kuer letra duke u-djegur bahet hî, këtu themi se letra u-zhduk dhe u-krijua hiri. Kuer akulli shkrihet, themi se u-zhduk akulli, deri sa ujti u-krijua. Diturija moderne mbi landën ësht gjeresisht përshkruar në librin “Se'âdet-i-ebedijje”. Jeni te lutur që t'a lexoni. Ne krye të librit “Sherh-i-akâid” thuhet se: “Te gjitha egzistencat janë shenjë për egzistencën e All-llahut teâlâ, për arsye se dëshmojnë egzistencën e Tij, të gjitha krijesave u themi “Alem”. Alem do të thotë botë. Edhe për egzistencat e të njejtit lloj themi se janë se i cili nga një âlem. P.sh. âlem-bota njerzore, bota e engjëjve, bota e kafsheve, bota e landeve jo të gjalla. Ose për çdo trup themi se ësht një botë. Ne faqen 441 të librit të tij “Sherh-i-mevakit” Sejjid Sherif Alî Xhurxhânâ, i cili ka vdekur në vitin 816 (p.Kr.1413) thotë se “Âlem”-bota, d.m.th. çdo gjë ësht hâdis që do të thotë se janë krijesa dhe se duke mos qen, pastaj jane krijuar. Në lidhje me këte, katër gjera mund të parashtrohen: 1- Simbas Muslimanve, Çifutve, Krishterve dhe adhuruesve të zjarrit, edhe landët edhe vetijet e truprave jane hâdis (d.m.th. duke mos qen pastaj jane krijuarë). 2- Simbas Aristotelit dhe filozofve të mendimit të tij, edhe landët edhe vetijet e truprave janë “Kadîm”, d.m.th. se janë t'amshueshme, gjithnji janë. Shkenca moderne e kimis tregon se ky mendim ësht kategorikisht me gabim. Ata që kështu mendojnë dalin nga muslimanllëku, bahen qafira. Edhe Ibni Sina[İbni Sina Husein vdiq më 428 (Kr.1037).] edhe Fârâbî[Muhammed Fârâbî vdiq më 339 (Kr.950).] kështu ki shin thanë. 3- Simbas filozofve para Aristotelit landët janë “kadîm” (t'amshueshme), deri sa vetijet janë hâdis (pastaj krijuarë). Edhe sot shumë nga shkencëtarët kështu mendojnë. 4- Nga ana e askujt nuk ësht paraqitur se landët janë hâdis dhe se vetijet janë kadîm. Dijetari Kalinosi nuk ka parashtruar as një mendim mbi këto katër pikëpamje. Me disa metoda, muslimanët kan dëshmuar se landët dhe vetijet e tyre janë hâdis. Metoda e parë ësht se landët dhe të gjitha pjesët e tyre ma t'imta janë gjithnjë duke u-ndryshuar. Një gjë që ndryshohet nuk mund të jet kadîm (amshueshëm), por duhet që të jet hâdis (pastaj krijuarë). Sepse procesi i krijimit të çdo lande para asaj nuk mund të shkoje në pafundësi. Këto ndryshime duhet të ken një fillim, d.m.th. se nevojitet që landët të maparshme të jen krijuar nga mospasje, nga hiç gjë. Po mos ishin ndodhur landët të maparshme të krijuarë nga hiç gjë, d.m.th. se krijimi i landës së pastajshme nga ajo e maparshme po të shkonte në pafundësi, formimi i landeve njena nga tjetra nuk do të kishte një fillim dhe sot duhesh që mos të egzistonte as një landë. Egzistimi i landeve dhe formimi i tyre njena nga tjetra tregojnë se janë shumzuar nga landët të maparshme të krijuara nga hiç gjë. Përveç kësaj themi se për një gur që bie nga qielli “nuk mund të thuhet se ka ardhur nga e amshueshmja (nga pafundsija)”. Sepse pafundsi do të thotë nuk ka as fillim, as fund. Ardhja nga pafundsija do te thotë ardhja nga as gjë. Të mendohet për një gjë se ka ardhur nga pafundsija ësht injorancë e madhe dhe nuk përputhet as me mendjen, as me fen. Si kjo ësht edhe formimi i njerzve njeni nga tjetri, gjë që nuk mund te vije nga pafundsija. Duhet që të ken filluar të prodhohen nga një njeri krijuar nga hiç gjë. Duke mos qen njeriu i par i krijuar nga hiç gjë, në se thuhet se formimi i njerzve njeni nga tjetri vjen nga pafundsija, duhesh që të mos egzistonte as një njeri. Kështu ësht me çdo egzistencë. Në se për formimin e landeve dhe truprave njeni nga tjetri thuhet se: kështu ka ardhur, kështu ka me vazhdue, landët e maparshme të krijuara nga hiç gjë nuk egzistojne”, esht injorancë dhe ësht në kundërshtim me shkencën si dhe me mendjen. Me u-ndryshue nuk tregon me qen amshuëshem (pafundshem), nuk tregon me qen krijuar nga as gjë. D.m.th. se nuk tregon me qen “Vaxhib-ul-vuxhud”, por tregon me qen “Mumkin-ul-vuxhud. Përgjigje: Gjithmon shofim se krijuesi, i cili ësht i përjetshëm, i ndryshon landët dhe pjesët më t'imta. D.m.th. se duke i zhdukur ato, në vend të tyre krijon të tjera. Krijuesi i përjetshëm, simbas vullnetit të tij, kuer do dhe kuer dëshiron gjithmon i krijon landët njenën nga tjetra. Sikuer që i ka krijuar botrat, çdo landë dhe çdo pjesë të saj ma t'imtë me arsye dhe me vullnetin e tij, kuer dëshiron i krijon nga mosqenje. Po kështu në se dëshiron me vullnetin e fort të Tij pa ndërmjetsim dhe pa arsye çdo gjë krijon nga mosqenje. Ai që beson se botrat janë krijuarë pastaj (pas përjetshmeris) dhe në se beson në pavdekshmërin e tyre, d.m.th. se do të beson se përsëri ato botra nuk do të jen. Ësht e kjartë se egzistencat duke mos qen, pastaj janë krijuar, përsëri do të zhduken. Edhe tani e shofim zhdukjen e shumë egzistencavet. Për të qen musliman, lypset që të besohet se landët dhe truprat d.m.th. çdo qenje janë krijuar nga mosqenje, nga hiç gjë, dhe se përsëri do të zhduken, nuk do të jen. Shofim se truprat duke mos qen, pastaj jan krijuar dhe se përsëri nuk do të jen. D.m.th. shofim se nuk kan mbetur format dhe veçorit e tyre. Ma sipër njoftuam se truprat duke u-zhdukur, me gjith se landët e tyre mbeten, por edhe këto lande nuk janë të përjetshme dhe se shumë ma përpara janë krijuar nga All-llahu teâlâ dhe se All-llahu teâlâ të gjitha ato ditën e kijametit përsëri do t'i zhduki. Shkenca e sotshme nuk i kundërshton kësaj. Mos me i besue kësaj, do të thotë me e akuzue shkencën. Njëkohësisht do të thotë me qen armik i Islamit. Islamijeti nuk i refuzon diturit e shkencës. E refuzon tezën që të mos mësohen diturit fetare dhe që të mos kryhen lutjet (ibadetet). Edhe diturit shkencore nuk e mohojnë islamijetin, përkundrazi ate e vërtetojnë. Bota duke qen hâdis, d.m.th. se egziston një krijues qe e ka krijuar ate nga mosqenje. Sepse treguam edhe ma lartë se as nje ngjarje nuk mund të formohet nga vetvehtja. Sot nëpër fabrika prodhohen me mijra ilaçe, orendi shtëpije, landët industrijale dhe tregtare, veglat elektronike, mjete luftarake e tj. Shumica e këtyre prodhimeve përfitohen pas llogaritjeve e pas eksperiencave të gjata. Të paktën vetëm për njenin nga këto prodhime a thonë se u-krijua nga vetvehtja? Nuk thonë. Përkundrazi thonë se këto u-ban duke ditur dhe duke dëshiruar dhe thonë se duhet që t'egziston një ndërtues i të gjithave atyre. Nga ana tjetër për miliona landesh dhe ngjarjesh që janë konstatuarë tek të gjallet e të pagjallët dhe që në çdo shekull janë zbuluarë si ma të reja dhe ma delikate dhe që permbajtja e të cilave ka mbetur e pakuptuarë, thonë se janë krijuar rastësisht nga vetvehtja. Kjo hipokrizi çfar mund të jet tjetër, përveç një kokëfortësije ose një budallalluku. Shifet se egziston një i vetmi krijues që krijon çdo landë dhe lëvizje. Ky krijues ësht “Vaxhib-ul-vuxhud” (All-llahu teâlâ). D.m.th. se nuk ësht krijuar duke mos qen. Duhet që t'egziston gjithmon. Për të qen egzistues Ai nuk ka nevojë për as gjë. Po mos t'ishte e nevojshme që Ai t'egzistonte, atëhere do t'ishte “Mumkin-ul-vuxhud”. Do t'ishte si dhe botrat që jane “hâdis”, d.m.th. do t'ishte krijesë. Krijesa formohet nga ndryshimi i një krijese tjetër ose nga mosqenje. Edhe ate duhet që t'a ket krijuar një krijues. Kështu që krijuesa të pa fund janë të nevojshëm. Sikur që tham edhe ma lartë, në se mendojmë se ndryshimet tek krijesat nuk mund të jenë të pa fund, kuptohet se edhe krijuesit nuk do të munden të jen të pa fund, kuptohet se krijimi duhet që të filloje nga krijuesi i par. Sepse, në se themi se krijimi i krijuesve njeni tjetrin, shkon në pafundsi, nuk duhet që t'egziston as një krijues. Ja, pra krijuesi i par i maparshëm që ësht i pakrijuar, ësht krijuesi i vetem i krijesavet. Para dhe pas Tij tjetër krijues nuk ka. Krijuesi nuk krijohet. Ai gjithnjë ësht. Ai të mos jet një çast, çdo gjë zhduket. Vaxhib-ul-vuxhud (Perendija) nuk ka nevojë për as gjë dhe n'as një mënyrë. Krijuesi i tokave, të qiejve, t'atomeve, të të gjallve duhet që të ket një fuqi të pa fund, duhet të jet i ditur, se krijon çdo gjë me një harmoni, çdo gjë që dëshiron duhet që t'a realizoje, duhet që të jet një dhe tek Ai as një ndryshim nuk duhet që të bahet. Po mos të ket një fuqi të pa fund, në mos të jet i ditur, kështu me harmoni të gjallë nuk mund të krijoji mahlukët (krijesat). Ky krijues po të jet ma shumë se një (ma teper krijuesa), në krijimin e një gjeje në se nuk dakordohen, atëhere nuk mund të jenë krijues dhe se gjera të krijuara nga ata bahen të ngatëruara, bahen në dizarmoni. Për t'u-informuar me tepër mbi këte, lexoni shënimet e Alî Ûshi-t.[Alî Ushî vdiq më 575 p. H (1180 p. Kr.)], nga libri i itij “Emâlî Kasîde” arabisht dhe turqisht. Tek krijuesi nuk bahet as një ndryshim. Si që ësht tani, ashtu ka qen edhe para se t'a krijonte botën. Si që ka krijuar çdo gjë nga mosqenje, edhe sot gjithnji ësht duke krijuar. Sepse ndryshimi tregon me qen krijesë, tregon krijimin nga mosqenje. Ma lartë treguam se Ai gjithnjë ësht dhe se nuk do të jet zhdukur. Për këte arsye tek Ai nuk mund te ndodhet as një ndryshim. Krijesat, si që e kan patur nevojën e Tij në krijimin e tyre të par, ashtu edhe çdo çast e kan këte nevojë. Krijuesi i të gjitha të qenëve ësht Ai. Ndryshime vetëm Ai i ban. Ai me arsye ban të mundur që njerzit të jetojnë në qetsi e të jen të qytetruarë. Si kuer që arsyet i krijon Ai, njëkohësisht ban të mundur që ato t'influencojnë e të bajnë punë. Njerzit bahen mjet që arsyet të ndikojnë në landët. Kuer e merr urija, njeriu don që të haje diçka. Kuer sëmuret, e përdor arsyen që të marri ilaç. D.m.th. se njeriu bahet mjet që All-llahu madhështor t'i japi shëndet. Për t'a ndezur qirinë e shkrepim çakmakun. Për t'a përfituar hidrogjenin, mbi cinkun derdhim një sasi të një acidi, për të bër çimento, duke e përzier gurin e gëlqerës me argjilin, e ngrohim. Për të patur qumësht, duhet që t'a ushqejmë lopën. Per të patur energji elektrike, duhet që të ndërtojmë hidrocentralla. Për të ndërtuar çdo lloj fabrikash, pra duke i përdorur arsyet, njerzit jane duke u-bër mjet që të krijohen gjera të reja nga All-llahu teâlâ. Edhe vullneti i fort dhe fuqija e njeriut janë nga një arsye për krijimin e All-llahut teâlâ. All-llahu teâlâ kështu don që të krijon. Duket pra, se me thanë: “njeriu krijoi” nuk përputhet me mendjen dhe me fen, kjo ësht një fjalë boshe. Njerzit duhet që t'a duan kët krijues të vetëm, i cili i i ka krijuar ata, i cili ban të mundur që të rrojnë, i cili siguron të gjitha gjera të nevojshme për ata. Njerzit duhet që të jenë rob dhe skllav të Tij. D.m.th. se krijesat duhet që t'i luten Atij, duhet që t'a adhurojnë, t'i binden e t'a nderojnë. Kjo e vërtetë ësht treguar hollësisht në fillimin e librit, volumi tret të letrës shtatëmbëdhet. Kjo hyjni që ësht një dhe që ësht “Vaxhib-ul-vuxhud”, ky perëndi, vet e ka njoftuar se emrin e ka All-llah. Robët e tij nuk kan të drejtë që t'a ndryshojnë emrin, të cilin vet Ai na ka njoftuar. Kjo do t'ishte një punë e pa drejtë dhe do t'shte egërsi, do të baheshte diçka shumë e keqe.
|
GÜNÜN MENKIBESİ
|
Konya’da Tâceddîn adında evliyâyı ve hâllerini inkâr eden biri vardı.
|
GÜNÜN MEKTUBU
|
Bu mektûb, Bedî-uz-zemâna gönderilmişdir. Hızır “aleyhisselâm” ve İlyâs “aleyhisselâm” ile buluşmağı bildirmekdedir
|
|