Një nga dijetarët Islam që ka jetuar në Hindi, Sherefuddîn Ahmed bin Jahja Munîrî “rahime-hull-llahu alejh” në letrën tetmbdhet të librit të tij “Mektubât” na i njofton këto:Shumë nga njerëz janë duke u-nisur me dyshim dhe përfytyrime, janë duke u-mashtruar. Një pjesë e këtyre me mendime të prishura thonë se: “All-llahu teâlâ nuk ka nevojë për lutjet t'ona. Lutjet nuk kan as një dobi për At. Lutjet dhe kundërshtimet e njerzve janë një lloj përpara madhësis së Tij. Ata që luten, për kotë heqin zahmet dhe sëkëllti, thonë ata. Me mendue kështu ësht gabim. Kështu mendojnë nga shkaku se nuk e dijnë Islamijetin. Pra, kështu me mendue ësht gabim. Ata mendojnë se lutjet janë të dobishme për All-llahun teâlâ dhe se ato janë urdhruar që të bahen. Ky mendim ësht shumë i gabueshëm. Ata mendojnë gjera të pamundura si të mundura janë. Lutja e se i cilit ësht e dobishme për vehten e vet. Se kjo ësht e vertet All-llahu azimush-shân haptazi na urdhron në âjetin 18. të sures Fatr. Ai që kështu me gabim mendon i ngjan të sëmurit që s'ban perhiz. Këtij të sëmurit mjeku i rekomandon perhiz. Deri sa ky duke thanë se po mos të baj perhiz, mjeku nuk damtohet dhe kështu nuk ban perhiz. Fjala e tij se mjekut nuk i vjen dam, ësht e drejtë, por damtohet vet. Mjeku e ka këshilluar që të ban perhiz jo se përfiton vet, por që ai të shërohet. Në se e mban këshillën e mjekut, shërohet, përkundrazi vdes dhe natyrisht mjekut nga kjo nuk i vjen as një dam.
Një pjesë e njerzve me mendime të prishura nuk i sjellin në vend lutjet (ibadetet) as pak. Nuk ruhen nga haramët, do me thanë se nuk i përshtaten islamijetit. Ata kështu thonë: “All-llahu ësht qerim, ësht rahîm. Atij i dhimbsen robët e tij, Ai ësht falës i madh, nuk torturon. “Po, fjalët e para janë të drejta, por ato të fundit janë me gabim. Këtu dreqi i mashtron ata, i çon në rebelizëm. Ai që ësht me mend nuk i mashtrohet dreqit. All-llahu teâlâ si që ësht i përdhimbshëm, falës i madh, njëkohësisht edhe dënon reptësisht. Ësht shpirtdjegës. Shofim se në këtë botë i detyron shumë njerëz që të jetojnë në varfëri e mjerim. Pa u-rezervuar ban që shumë robë të Tij të jetojnë në tortura të mëdha. Me gjith se ësht dhuruës i madh dhe jep bolluqe, po mos hiqen angshtime (sëkëllti) në bujqësi, nuk jep as një kafshatë buke. Me gjith se Ai ban që çdo njeri të rrojë, nuk ban që të rrojë ai që s'han e s'pin. Të sëmurit që nuk përdor ilaç, nuk i jep shëndet. All-llahu teâlâ ka krijuar shkaqe për të jetuar, për mos me qen i sëmur, si dhe për të qen pronar i pasuris, si dhe për të gjitha të mira tjera të botës. Për ata që nuk i u-ngjiten shkaqeve, nuk ka mëshirë, ata i ka lan pa të mira botërore. Po kështu ndodh edhe me të mirat e âhiretit, nuk jep mundesi që të përfitohen ato. Pabesin (qafirllëkun) dhe injorancën i ka bër helm, vdekjeprurës për shpirtin. Edhe përtesa shpirtin e ban të sëmur. Po mos i gjindet ilaçi, shpirti sëmuret, vdes. I vetmi ilaç i fyerjes (qyfrit) dhe i injorancës ësht diturija dhe shkathësija. Deri sa ilaçi i përtesës ësht me fal namaz dhe me i sjell në vend lutjet të tjera ndaj All-llahut Madhështor. Në se dikush në botë pin helm dhe thotë se All-llahu ësht i mëshirshëm, më ruan, ai sëmuret dhe vdes. Në se dikujt i heq barku dhe e pin ilaçin e kundërt, ose një diabetik në se han gjera t'ambla dhe të brumta, sëmundja e tij i keqsohet. Me i përshtat epshit, d.m.th. me i sjellë në vend dëshirat e shpirtit, zemrën e bën të sëmur. Në se njeriu beson se ësht gjynah dhe e damshme me u-pershtat epshit, nuk e vret zemrën. Në se nuk beson se ësht e damshme, atëhere e vret zemrën. Sepse ai që nuk beson, bahet qafir. Deri sa mosbesimi ësht helmi i zemrës dhe i shpirtit.
Një pjesë tjetër e njerzve me mendime të prishura duke hequr uri i vrasin shpirtrat (heqin dorë nga kjo botë). Në këtë mënyre duan që t'i zhdukin nga rranja gjera që nuk janë në përputhje me islamijetin, p.sh. dëshirën për epshin, dëfrimin si dhe idhërimin. Ata mendojnë se islamijeti urdhëron zhdukjen e tyre. Duke hequr të këqijat dhe angshtimin e uris, shofin se këto dëshirat e tyre të këqija nuk zhduken. Mendojnë se islamijeti urdhëron gjera të pamundura. Ata thonë: “Ky urdhër i islamijetit nuk mund të zbatohet. Njeriu nuk mund të shpëtoj nga veset që gjinden në krijimtarin e tij. Me u mundue për shpëtimin nga këto ësht sikuer me u mundue që njeriun e zi t'a bajmë njeri të bardh. Kjo d.m.th. me u-mundue të bajmë diçkâ të pamundur, me harxhue jetën për kotë”. Këta mendojnë dhe veprojnë me gabim. Sidomos fjalët e tyre se islamijeti kështu ka urdhëruar janë plotë me injorancë dhe budallalluqe. Sepse islamijeti nuk urdhëron zhdukjen e epshit, dëfrimit, idhërimit dhe të atributeve të tjera të njerzve. Me folë si që flasin këta, do të thotë me shpif islamijetin. Po të kishte urdhëruar kështu islamijeti tek i zoti i fes Muhammed alejhisselâmi nuk do të ndodheshin këto atribute. Deri sa edhe vet Muhammed alejhisselâmi thoshte se: “Edhe unë jam njeri, edhe unë mund të zemrohem”. Me të vërtet, herë mbas herë ësht par që të zemrohet, por gjithmon zemrimi i tij ka qen për All-llahun azimush-shân. All-llahu teâlâ në Kur'âni qerim në âjetin 134. të sures Âl-i Imrân i lavdëron ata që i mundin idhërimet, edhe ata që nuk idhërohen nuk i lavdëron. Njeri me mendim të prishur që paraqet se: njeriu duhet që t'a zhduki epshin, ësht krejtësisht me gabim. Martesa e Resulull-llahut “sal-lall-llahu alejhi ve sellm me nëndë gra “radijall-llahu anhunne” (All-llahu ato i pëlqeftë) haptazi tregon se ky mendim i tyre esht me gabim. Po t'i iki esphi i njeriut, duke mar ilaçe, lypset që t'a rifitoje atë. Po kështu ësht edhe me idhërimin. Kryetari i familjes bashkëshorten dhe fëmijtë e veta i ruan nëpërmjet t'idhërimit. Islami me ndihmën e këtij atributi ban lutfë të shenjtë (xhihad) me armiqt. Në saje t'epshit njerëz, kryetarë të familjes e të fëmijve pas vdekjes me nder do të përmenden. Këto janë gjera që islamijeti i lavdëron, ato i pëlqen dhe i lartëson.
Islamijeti nuk urdhëron mosqenjen e epshit e të idhërimit. Vetëm se duhet që të dominohet mbi ato, duhet që të meren në dorë si mbas fes. Kjo kështu komentohet: “Kalorsi nuk do t'a vrasi kalin, as gjuetari nuk do t'a vrasi qenin. Këto (kalin dhe qenin) duke i edukuar do të perfitojnë nga ata. D.m.th. se epshi dhe idhërimi janë sikuer kali i kalorsit dhe qeni i gjuetarit. Pa qen këto dy, të mirat e âhiretit nuk mund të përfitohen. Por, që të përfitohen këto, duhet që të edukohen dhe si mbas fes të përdoren. Në se nuk edukohen, bahen kryengritës të fes, në se i tejkalojnë kufijt e fes, atëhere njeriun e çojnë në shkatërim. Me mbet pa hangër e pa pirë nuk ësht që t'i zhudukim këto dy atribute, por duhet që me edukimin e tyre të përshtaten fes. Kjo ësht e mundur që të sigurohet për çdo njenin.
Një pjesë tjetër e njerzve me mendim të prishur janë ata që e mashtrojnë vehten. Këta thonë se: “Çdo gjë ësht e destinuarë që nga e përjetshmja. Fëmija, para se të lind kuptohet se ësht “Sâ'îd”, e lumturë, ose “Shâki”, e palumturë, kryengritse. Kjo ma vonë nuk ndryshon. Prandaj me u-lutë (me ba ibadet) nuk sjell dobi”. Resulull-llahu “sall-lall-llahu alejhi ve sel-lem” kishte spjeguar se “Kaza” (që do të thotë e dëshiruarë që të jet nga All-llahu teâlâ, d.m.th. nga e përjetshmja deri në pafundëmëri krijimi i çdo gjeje ësht me dëshirën e All-llahut teâlâ që në përjetshmëri) dhe “Kader” (fati) nuk do të ndryshojnë dhe se çdo gjë ësht e destinuarë që në përjetshmëri. Sikuër ata me mendime të prishura që kishin thanë, edhe ata t'es'habi qiramit (shokët e Muhammed alejhisselâmit) kishin thanë: “Te mbështetemi në destinimin që në përjetshmëri, mos të lutemi, mos të bajmë ibadet”. Si përgjigje këtyre Resulull-llahu kështu foli: “Lutuni, bani ibadete. Per çdo njenin për të bër ate të destinuarë në përjetshmëri ësht kollaj”. D.m.th. se për njerzit që në përjetshmëri ësht than “Sâ'îd” (të lumturë) duhet që të bajnë punë që duhet t'i bajnë. Nga kjo kuptohet se: lutjet e atyre për të cilët në përjetshmëri ësht thane “Sâ'îd” si dhe kryengritjet e atyre për të cilët në përjetshmëri ësht thanë se janë “Shaqi” i ngjajnë asaj që në përjetshmëri ësht destinuarë të jenë në shëndet të mirë e të marin ilaçe dhe të sëmuren, dhe për ata që ësht e destinuarë mos të ujshqehen e të mos marin ilaçe. Për ata që në përjtshmëri ësht destinuarë që të vdesin nga urija e sëmundje, nuk bahet kismet që të ushqehen e të marin ilaçe. Për njeriun që ësht destinuarë në përjetshmëri që të pasurohet, i hapen rrugët e pasurimit. Për njeriun që i ësht destinuar të vdesi në lindje, i mbyllen rrugët e perëndimit. Flitet se Sulejman alejhisselamit i vjen Azrail alejhisselami dhe me vërejtje e shiqon njenin nga të pranishmit që ndodheshin aty. Ky njeri u-tremb nga shiqimi i ashpër të engjëllit dhe mbassi iku Azrail alejhisselami, i u drejtua Sulejman alejhisselamit me lutje që t'i japi urdhër erës për t'a çuar në një nga viset e perëndimit, deshti që të shpëtonte nga Azrail alejhisselami. Kuër përsëri erdhi Azrail alejhisselami, e pyeti Sulejman alejhisselami se pse ashtu ashpër e shiqoi at njeri. Azrail alejhisselami u-përgjegj: “Kisha mar urdhër që pas një ore në një nga gytetet në përendim t'a mar shpirtin e atij njeriu. Por, duke e par pranë teje, nga habitje e shiqova me vërejtje. Duke u-bind urdherit, shkova në përendim dhe duke e gjetur atje, i a mora shpirtin. Kjo ngjarje me hollsi ësht e pershkruar në vepren “Mesnevî” të Mevlânâ Xhelaluddinî Rûmî “rahime-hull-llahu teâlâ'[Xhalalluddîn-i Rûmî ka vdekur me 672 (p.Kr. 1339) në Konya (Turqi)]. Këtu u-pa destinimi në përjetshmëri, ky njeri u-tremb nga Azrail alejhisselami. Edhe Sulejman alejhisselami i u-bind atij. Në këtë mënyrë destinimi në përjetshmeri nëpërmjet të vargut të shkaqeve u-zbatua. Si kjo ësht edhe besimi i njeriut për të cilin ësht thanë që të jet i lumtur që në përjetshmëri duke hequr uri, i bahet kismet që t'i përmirsohen veset e këqija. Ne âjetin 125. të sures “En'âm” thuhet se për t'a çuar robin e vet në rrugë të drejtë, All-llahu teâlâ në zemër të tij e rranjos islâmijetin. Për njeriun shaqi (i palumtur) d.m.th. për të cilin ësht destinuar që të shkon në xhehennem vlersohet (se ai njeri nuk duhet që të lutet, mbassi me qen sa'id (i lumtur) ose me qen shaqi (ipalumtur) ësht destinuar në përjetshmëri). Duke menduar kështu, ai njeri nuk lutet dhe ky qëndrim i tij që nuk lutet, tregon se ai ësht shaqi që në përjetshmëri. Duke u-nisur nga kjo, ai nuk lutet. Si kjo ësht edhe me njeriun për të cilin në përjetshmëri ësht destinuar që të jet injorant. Edhe për at vlersohet (çdo gje në përjetshmëri ësht destinuar, njeriu për të cilin ësht destinuar të jet injorant në përjetshmëri edhe të mëson, nuk do të përfiton as gje). Në këte mënyrë ai nuk përpiqet dhe nuk mëson. Mbetet injorant. Në se një bujkut i ësht destinuar që duke e punuar tokën të mari prodhime të bollshme, atij i bahet kismet që t'a lavroje arën, e t'a mbjelli farën. Kështu ësht edhe me ata për të cilët ësht than sa'id në përjetshmëri, këta besojnë dhe luten. Po kështu ësht edhe me ata për të cilët ësht than shaqi në përjetshmëri, ata nuk besojnë, janë qafira dhe kryengritsa. Ai që ësht budalla këte nuk mund t'a kuptoje. Ai thotë se çfar lidhje kan besimi dhe të luturit me ate me qen sa'id në përjetshmëri, si dhe çfar lidhje kan qafirllëku dhe kundërshtimi me ate me qen shaqi në përjetshmëri? Njeriu me mendjen e tij të shkurtër don që të mari vesh këte lidhje. Mundohet që çdo gje t'a zgjidh me mendjen e vet. Por mendja e njeriut ësht e kufizuarë. Me u-mundue që t'i zgjidhi gjera që s'i mer mendja, ësht budallallek. Ata që mendojnë kështu, kuptohet se janë budalla. Isa alejhisselami kështu kishte urdhëruar: “Mua nuk m'a erdhi veshtirë që t'i shëroj qorët nga lindja, bile që t'i ringjall të vdekurit, se sa me i tregue fjalën e drejtë budallaut. All-llahu teâlâ me diturin dhe arsyetimet e Tija të pakufizuara disa robë të Tija i lartëson deri në shkallën e engjëllit. Bile edhe përmbi ata. Por edhe disa i ul deri në shkallën e qenit e të derrit.
Përkëthimi i letrës tetëmbëdhet këtu mori fund.
Në librin “Mektubat” të zotëris së lartë Sherefuddîn Ahmed bin Jahja Munîrî-t janë njëqindë letra. Kjo vepër e tij ësht shkruajtur me 741 pas Hixhrit (1339 p.Kr.) dhe më 1329 pas Hixhrit (1911 p.Kr.) ësht botuar në Hindi. Dorshkrimi gjindet në bibliotekën Sulejmanije në Stamboll. Në letren 76. kështu na ban të njohur:
“Se'âdet” (lumturi) d.m.th.me qen për xhennet (xhennetlluk), deri sa “Sheqavet” (fatkeqsi) d.m.th. me qen për xhehennem (xhehennemluk). Keto dy kuptime: “Se'âdet” dhe “Sheqavet” janë si dy thesarë të All-llahut teâlâ. Çelsi i thesarit të par ësht çdo gjë që e pëlqen All-llahu teâlâ si dhe lutje. Çelsi i dyt i thesarit ësht ma'sijjet, d.m.th. gjynahët, gabimet. All-llahu teâlâ i ka destinuar çdo njenit që në përjetshmëri të jet “Sa'îd” (i lumtur), ose “Shaqi” (pabesim, fatkeq, kryengritës). Këtyre u themi edhe të shkruarët e ballit-fati. Atij që i ësht than “Sa'îd” në përjetshmëri i jepet çelsi i lumturis në botë. Ky njeri i bindet All-llahut teâlâ. Edhe atij që i ësht than “Shaqi” në përjetshmëri në botë i jepet çelsi i qafirllëkut. Ky njeri gjithnji ban gjynahe. Në botë çdo njeri duke e par çelsin e vet që i ësht dhan, mund të kuptoje në se ësht “Sa'îd” ose “Shaqi”. Dijetarët e fes që mendojnë âhiretin, në këte mënyrë kuptojnë për çdo njenin në se ësht “Sa'îd” ose “Shaqi”. Deri sa njeriu i fes që ësht dhan pas botës, këte nuk mund t'a dije. Çdo gjë e lartë dhe çdo e mirë i bindet dhe i lutet All-llahut teâlâ. Dhe çdo e keqe dhe dëshpërim rrjedh nga gjynahet të bëra. Belarat dhe fatkesit që i vijnë çdo njeriu, i vijnë nga gjynahët e bëra. Rahati dhe qetsija vijnë nga rruga e bindjes. (Keshtu ësht zakoni i All-llahut teâlâ dhe kurrkush s'mund t'a ndëroje). Çdo gjë që i vjen shpirtit si të ambël, mos të mendohet se ësht lumturi. Gjithashtu idhërimi dhe e këqija që i vijnë shpirtit, mos të mendohet se janë fatkeqsi dhe kryengritje. Në Mesxhidi Aksa në Palestinë, një njeri që e ka kaluar jetën duke bër ziqër dhe duke u-lutur, për arsye se e len pas dore vetëm një sexhde (në faljen e namazit kuer e ulim ballin në tokë), ësht damtuar aq, sa që u-ba helak. Nga ana tjetër qeni i Es'hâbi Qehf-it[Ne kohën e imperatorit Romak idhujtarit Dokjanus shtatë të rij, që nuk e braktisën fen e Isa alejhisselâmit dhe që në Kur'ani qerim përmenden në shumë vende.], me gjith se ka qen tepër i fëlliqur, vetëm se disa hapa qe i ndoqi besimtarët, u-lartësua aq, sa që as një herë nuk ka ra. Kjo ngjarje e habit njeriun. Me shekuj dijetarët nuk mundën t'a zgjidhnin kët sekret. Mendja e njeriut nuk ësht në gjendje që t'a kuptoje kët arsyetim. Adem alejhisselamit i tha që të mos haje nga gruri, por dhe dëshiroi që të hante. I urdhëroi dreqit që t'i bie në sexhdet (t'i përulet) Adem alejhisselâmit, por dhe dëshiroi që mos t'i bie. Kërkomëni mua, urdhëroi. Por takimin nuk e dëshiroi. Udhëtarët e rrugës hyjnore për veç: “Nuk kuptuam fare”, nuk mundën të thonë as gjë tjetër. Ç'na takon neve që të themi? Ai nuk ka nevojë për besimin dhe lutjet e njerzve. Njerëz e të jenë qafira dhe të bajnë gjynahe, All-llahun teâlâ nuk e damton. Ai as pak nuk ka nevojë për krijesat e Veta. Diturin e krijoi për t'a pastruar egërsin (zulumin) dhe injorancën e krijoi që të jet arsye për të bër gjynahe. Nga diturija lindin besimi dhe gjera që All-llahu teâlâ i pëlqen, deri sa nga pabesija del gjynah. Gjeja, të cilën e pëlqen All-llahu teâlâ, qoftë edhe shumë e vogël, nuk duhet që të humbaset. Gjynahu qoftë edhe ma i vogël, mos të përvehtsohet. Dijetarët islam kan mësuar se tri gjera bahen shkak për tri gjera: Me ba gjera që i pëlqen All-llahu teâlâ bahen arsye për perfitimin e pëlqimit të Tij. Me ba gjynah bahet arsye për idhërimin e All-llahut teâlâ. Besimi bahet arsye për të qen me nder dhe me vlerë. Për këte arsye lypset që të ruhemi që të mos bajmë gjynah të vogël, sepse idhërimi i All-llahut teâlâ mundet që të jet për kët gjynah. Njeriu çdo muslimanin duhet që t'a dije se ësht ma i mir nga vehte, sepse ai muslimani mund të jet robi shumë i dashur i All-llahut teâlâ. Destinimi që për çdo njeri ësht bër në përjetshmëri kursesi nuk mundet që të ndryshohet. Njeriun, i cili gjithmon ka bër gjynahe dhe nuk ka bër gjera që i pëlqen All-llahu teâlâ, në dashtë Ai, e fal. Në âjetin 30 të sures “Bekara”, kuër melaiqet brohoritën: “O All-llah, pse në faqen e botës i krijon njerzit, të cilët do të nxjerin trazira”, kështu urdhëroi “Gjera që s'i dini ju, unë i di. Të pamerituarët i baj të merituarë, ata të mbetur lark, i afroj. Të poshtrët i baj të ndëruarë. Ju i shikoni punët e tyre, unë i shikoj zemrat e tyre. Ju besoni se jeni pa gjynahe, ata strehohen në dhimbësurin t'ime. Si që e pëlqej që ju jeni pa gjynahe, ashtu dua që t'i fali edhe gjynahët e tyre. Ate që e di unë, ju s'e dini. Ata mundem që t'i pajisi me bamirsin t'ime të amshueshme dhe t'i lëmoj për jetë me mirrësin t'ime”.
Sherefuddîn Ahmed bin Jahja Munîrî (rahmetull-llahi teâlâ alejh) vdiq në vitin 782 (p.Kr.1380). Jetoi në qytetin Bihar të Hindis, ku e ka edhe varrin. Munir esht emri i një fshati të Biharit. Biografija e tij gjer'e gjatë ësht shkruarë në librin “Ahbâr-ul-ahjâr” të Shah Abdulhak Dehlevî-t (rahmetull-llahi teâlâ alejh). Ky libër në gjuhën persishte më 1332 (p.Kr.1914) ësht shtypur në Hindi në qytetin Diyobend dhe pastaj në Pakistan në qytetin Lahor. Librat e tija “ Irshâd-us-sâlikîn”, “Ma'din-ul-me'ânî” dhe “Mektubat” janë shumë të çmuarë. Një nga dijetarët e mëdhej të Ehl synnetit Gulam-i Alî Abdullah Dehlevî[Abdullah Dehlevî vdiq më 1240 (p.Kr.1824) në Delhi.] “rahmetull-llahi teâlâ alejh” rekomandon leximin e veprës “Mektubat” të Ahmed bin Jahjâ Munîrî-t. Njofton se ndikon shumë në pastrimin e kënaqsive shpirtërore.